Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 8:44. Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për ta zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
8:44. Kur u përballët (me armikun), Ai ua shfaqi ata në sytë tuaj sikur ishin pak, ndërsa juve ju bëri të dukeshit pak në sytë e atyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
8:44. WE ‘IDH JURIKUMUHUM ‘IDHIT-TEKAJTUM FI ‘A’JUNIKUM KALILEN WE JUKALLILUKUM FI ‘A’JUNIHIM LIJEKDIJEL-LAHU ‘EMRAN KANE MEF’ULÆN WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C 8:45. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar.
8:45. O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni.
8:45. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA LEKITUM FI’ETEN FATHBUTU WE EDHKURU ELLAHE KETHIREN LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 8:46. Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
8:46. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.
8:46. WE ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU WE LA TENAZA’U FETEFSHELU WE TEDH/HEBE RIHUKUM WE ESBIRU ‘INNALL-LLAHE ME’A ES-SABIRINE
C 8:47. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t'i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë me atë veprim të tyre.
8:47. Mos u bëni si ata (jobesimtarët e Mekës) që dolën nga shtëpitë e tyre me mendjemadhësi e për sy e faqe të botës, duke dashur t’i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Allahu e di mirë çfarë punojnë ata.
8:47. WE LA TEKUNU KALLEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM BETEREN WE RI’A’E EN-NASI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WEL-LAHU BIMA JA’MELUNE MUHITUN
C 8:48. Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër".
8:48. Djalli ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush në botë nuk do t’ju mundë sot dhe unë jam mbrojtësi juaj”. Mirëpo, kur u ndeshën dy ushtritë (me engjëjt përkrah besimtarëve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtarëve): “Unë nuk kam të bëj me ju; unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe i frikësohem Allahut, sepse Allahu ndëshkon ashpër”.
8:48. WE ‘IDH ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU ‘A’MALEHUM WE KALE LA GALIBE LEKUMUL-JEWME MINE EN-NASI WE ‘INNI XHARUN LEKUM FELEMMA TERA’ETIL-FI’ETANI NEKESE ‘ALA ‘AKIBEJHI WE KALE ‘INNI BERI’UN MINKUM ‘INNI ‘ERA MA LA TEREWNE ‘INNIJI ‘EHAFU ELLAHE WEL-LAHU SHEDIDUL-’IKABI
C 8:49. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: "Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s'kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ngadhënjyes i urtë.
8:49. Hipokritët dhe ata që kishin sëmundje (dyshim) në zemrat e veta, thoshin: “Këta i ka mashtruar feja e tyre!” Por ai që mbështetet tek Allahu, me të vërtetë, do ta gjejë Atë të Plotfuqishëm dhe të Urtë.
8:49. ‘IDH JEKULUL-MUNAFIKUNE WEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN GARRE HA’UULA’ DINUHUM WE MEN JETEWEKKEL ‘ALA ELLAHI FE’INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 8:50. Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegies!"
8:50. Eh,sikur të shihje se si engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e zjarrit!
8:50. WE LEW TERA ‘IDH JETEWEFFAL-LEDHINE KEFERUL-MELA’IKETU JEDRIBUNE WUXHUHEHUM WE ‘EDBAREHUM WE DHUKU ‘ADHABEL-HERIKI
C 8:51. Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij.
8:51. Kjo është për shkak të asaj që keni bërë me duart tuaja, sepse Allahu nuk është i padrejtë me robërit e Vet!”
8:51. DHALIKE BIMA KADDEMET ‘EJDIKUM WE ‘ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL’ABIDI
C 8:52. Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
8:52. Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
8:52. KEDE’BI ‘ALI FIR’AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEFERU BI’AJATI ELLAHI FE’EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM ‘INNALL-LLAHE KAWIJUN SHEDIDUL-’IKABI
C 8:53. Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
8:53. Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
8:53. DHALIKE BI’ENNEL-LAHE LEM JEKU MUGAJJIREN NI’METEN ‘EN’AMEHA ‘ALA KAWMIN HETTA JUGAJJIRU MA BI’ENFUSIHIM WE ‘ENNEL-LAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C 8:54. Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.
8:54. (Sjelljet e jobesimtarëve të Mekës) ngjajnë me sjelljet e ithtarëve të Faraonit dhe të të tjerëve që jetuan para tyre. Ata i përgënjeshtruan shpalljet e Zotit të tyre dhe kështu Ne i shkatërruam për shkak të gjynaheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i fundosëm. Të gjithë ata ishin keqbërës.
8:54. KEDE’BI ‘ALI FIR’AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHDHEBU BI’AJATI RABBIHIM FE’EHLEKNAHUM BIDHUNUBIHIM WE ‘EGREKNA ‘ALE FIR’AWNE WE KULLUN KANU DHALIMINE