U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:204.
Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
7:204.
Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.
7:204.
WE ‘IDHA KURI’EL-KUR’ANU FASTEMI’U LEHU WE ‘ENSITU LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C
7:205.
Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.
7:205.
Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë - jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!
7:205.
WE EDHKUR REBBEKE FI NEFSIKE TEDERRU’EN WE HIFETEN WE DUNEL-XHEHRI MINEL-KAWLI BIL-GUDUWI WEL-’ASALI WE LA TEKUN MINEL-GAFILINE
C
7:206.
S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.
7:206.
Në të vërtetë, ata që janë afër Zotit tënd, nuk refuzojnë ta adhurojnë Atë, por e lavdërojnë dhe përulen në sexhde para Tij.
7:206.
‘INNEL-LEDHINE ‘INDE RABBIKE LA JESTEKBIRUNE ‘AN ‘IBADETIHI WE JUSEBBIHUNEHU WE LEHU JESXHUDUNE
C
8:1.
Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
8:1.
Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaj: “Plaçka e luftës i përket Allahut dhe të Dërguarit”. Prandaj, frikësojuni Allahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.
8:1.
JES’ELUNEKE ‘ANIL-’ENFAL KULIL-’ENFALI LILLAHI WE ER-RESULI FE ETTEKU ELLAHE WE ‘ESLIHU DHATE BEJNIKUM WE ‘ETI’U ELLAHE WE RESULEHU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C
8:2.
E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.
8:2.
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,
8:2.
‘INNEMAL-MU’UMINUNEL-LEDHINE ‘IDHA DHUKIREL-LAHU WEXHILET KULUBUHUM WE ‘IDHA TULIJET ‘ALEJHIM ‘AJATUHU ZADET/HUM ‘IMANEN WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C
8:3.
Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.
8:3.
ata që falin namazin dhe japin prej asaj që Ne ua kemi dhënë.
8:3.
EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C
8:4.
Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
8:4.
Njëmend, ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në Xhenet).
8:4.
‘ULA’IKE HUMUL-MU’UMINUNE HEKKEN LEHUM DEREXHATUN ‘INDE RABBIHIM WE MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C
8:5.
(Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
8:5.
Zoti yt të nxori nga shtëpia jote (për të luftuar) për të Vërtetën edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve.
8:5.
KEMA ‘EHREXHEKE REBBUKE MIN BEJTIKE BIL-HEKKI WE ‘INNE FERIKEN MINEL-MU’UMININE LEKARIHUNE
C
8:6.
Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenëse shtyheshin në vdekje të sigurt.
8:6.
Ata polemizojnë me ty për të vërtetën (luftën), e cila u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.
8:6.
JUXHADILUNEKE FIL-HEKKI BA’DEMA TEBEJJENE KE’ENNEMA JUSAKUNE ‘ILAL-MEWTI WE HUM JENDHURUNE
C
8:7.
Përkujtoni kur All-llahu ua premtoi njërin prej dy grupeve se është i juaji, e ju dëshironit t'ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve.
8:7.
Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte i juaji, ndërsa Allahu dëshironte të përmbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrënjët mohuesve,
8:7.
WE ‘IDH JA’IDUKUMU ELLAHU ‘IHDAT-TA’IFETEJNI ‘ENNEHA LEKUM WE TEWEDDUNE ‘ENNE GAJRE DHATI ESH-SHEWKETI TEKUNU LEKUM WE JURIDU ELLAHU ‘EN JUHIKKAL-HEKKA BIKELIMATIHI WE JEKTE’A DABIREL-KAFIRINE
C
8:8.
Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
8:8.
për ta bërë të Vërtetën (Islamin) ngadhënjyese dhe për ta zhdukur të pavërtetën edhe pse keqbërësit e pafe e urrejnë këtë.
8:8.
LIJUHIKKAL-HEKKA WE JUBTILEL-BATILE WE LEW KERIHEL-MUXHRIMUNE