U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 84. Inshikak
Ajete: 25
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
84:1.
Kur të pëlcet qielli.
84:1.
Kur qielli të çahet,
84:1.
Kur qielli të çahet,
84:1.
'IDHA ES-SEMA'U ENSHEKKAT
C
84:2.
T'i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
84:2.
duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;
84:2.
Dhe kur ai dëgjon Zotin e tij dhe përmbush atë që i është urdhëruar,
84:2.
WE 'EDHINET LIREBBIHA WE HUKKAT
C
84:3.
Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
84:3.
kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)
84:3.
Dhe kur toka të zgjatet,
84:3.
WE 'IDHAL-'ERDU MUDDET
C
84:4.
E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
84:4.
dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,
84:4.
Dhe hedh atë që është në të dhe bëhet bosh,
84:4.
WE 'ELKAT MA FIHA WE TEHALLET
C
84:5.
Dhe t'i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi.
84:5.
duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,
84:5.
Dhe ajo dëgjon Zotin e saj dhe përmbush atë që i është urdhëruar.
84:5.
WE 'EDHINET LIREBBIHA WE HUKKAT
C
84:6.
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
84:6.
atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.
84:6.
O njeri, me të vërtetë, ti po përpiqesh drejt Zotit tënd me përpjekje, dhe ti do ta takosh Atë.
84:6.
JA 'EJJUHAL-'INSANU 'INNEKE KADIHUN 'ILA RABBIKE KEDHEN FEMULAKIHI
C
84:7.
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
84:7.
Ai, të cilit do t'i jepet libri i tij në dorën e djathtë,
84:7.
Atëherë, sa për atë që i është dhënë libri i tij në dorën e djathtë,
84:7.
FE'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU BIJEMINIHI
C
84:8.
Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
84:8.
do ta ketë të lehtë llogarinë
84:8.
Ai do të llogaritet lehtë,
84:8.
FESEWFE JUHASEBU HISABEN JESIRAN
C
84:9.
Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
84:9.
dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.
84:9.
Dhe do të kthehet te njerëzit e tij me gëzim.
84:9.
WE JENKALIBU 'ILA 'EHLIHI MESRUREN
C
84:10.
E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
84:10.
Kurse ai, të cilit do t'i jepet libri i tij pas shpinës,
84:10.
Por sa për atë që i është dhënë libri i tij pas shpinës së tij,
84:10.
WE 'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU WERA'E DHEHRIHI
C
84:11.
Ai do t'i ndjellë vetes shkatërrim,
84:11.
do të lutet për të vdekur
84:11.
Ai do të thërrasë për shkatërrim,
84:11.
FESEWFE JED'U THUBUREN
C
84:12.
Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
84:12.
dhe në zjarr do të digjet,
84:12.
Dhe do të hyjë në zjarrin që digjet.
C
84:13.
Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
84:13.
sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,
84:13.
Me të vërtetë, ai ishte mes popullit të tij i gëzuar,
84:13.
'INNEHU KANE FI 'EHLIHI MESRUREN
C
84:14.
Dhe ka menduar se nuk ka për t'u kthyer.
84:14.
duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).
84:14.
Dhe ai mendonte se nuk do të kthehej.
84:14.
'INNEHU DHENNE 'EN LEN JEHURE
C
84:15.
Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
84:15.
Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!
84:15.
Jo! Me të vërtetë, Zoti i tij e sheh atë.
84:15.
BELA 'INNE REBBEHU KANE BIHI BESIREN
C
84:16.
Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
84:16.
Betohem në kuqërrimin e muzgut,
84:16.
Betohem për muzgjet e kuqe,
84:16.
FELA 'UKSIMU BISH-SHEFEKI
C
84:17.
Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
84:17.
në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,
84:17.
Dhe për natën dhe atë që ajo mbulon,
84:17.
WEL-LEJLI WE MA WESEKA
C
84:18.
Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
84:18.
si dhe në hënën e plotë,
84:18.
Dhe për hënën kur ajo bëhet e plotë,
84:18.
WEL-KAMERI 'IDHA ETTESEKA
C
84:19.
Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
84:19.
se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!
84:19.
Se ju do të kaloni nga një gjendje në tjetrën.
84:19.
LETERKEBUNNE TEBEKEN 'AN TEBEKIN
C
84:20.
E, çka kanë ata që nuk besojnë?
84:20.
Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!
84:20.
Atëherë, çfarë është me ta që ata nuk besojnë,
84:20.
FEMA LEHUM LA JU'UMINUNE
C
84:21.
Dhe kur u lexohet atyre Kur'ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
84:21.
E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!
84:21.
Dhe kur lexohen atyre ajetet, ata nuk përkulen?
84:21.
WE 'IDHA KURI'E 'ALEJHIMUL-KUR'ANU LA JESXHUDUNE
C
84:22.
Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
84:22.
Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.
84:22.
Jo! Por ata që nuk besojnë e mohojnë.
84:22.
BELIL-LEDHINE KEFERU JUKEDHDHIBUNE
C
84:23.
E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
84:23.
Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,
84:23.
Dhe Allahu është më i Dituri për atë që ata fshehin.
84:23.
WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA JU'UNE
C
84:24.
Lajmëroi, pra me një dënim të dhëmbshëm.
84:24.
prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),
84:24.
Prandaj, përgëzoji ata me një ndëshkim të dhimbshëm.
84:24.
FEBESHSHIRHUM BI'ADHABIN 'ELIMIN
C
84:25.
Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!
84:25.
përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.
84:25.
Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të drejta. Për ta është një shpërblim i pandërprerë.
84:25.
'ILLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM 'EXHRUN GAJRU MEMNUNIN