U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 47. Muhamed
Ajete: 38
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
47:1.
Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre.
47:1.
Allahu do t'ua zhvlerësojë veprat atyre që mohojnë dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Tij.
47:1.
Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut – Ai do t'i humbë veprat e tyre.
47:1.
EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI 'EDELLE 'A'MALEHUM
C
47:2.
Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
47:2.
Ndërsa atyre që besojnë, kryejnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhamedit - dhe e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, - Ai do t'ua fshijë gjynahet dhe do t'ua përmirësojë gjendjen.
47:2.
Dhe ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe besuan në atë që iu shpall Muhamedit, dhe është e vërteta nga Zoti i tyre – Ai do t'i falë të këqijat e tyre dhe do ta përmirësojë gjendjen e tyre.
47:2.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'AMENU BIMA NUZZILE 'ALA MUHEMMEDIN WE HUWEL-HEKKU MIN RABBIHIM KEFFERE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE 'ESLEHE BALEHUM
C
47:3.
Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
47:3.
Kjo, sepse ata që mohojnë, ndjekin të pavërtetën, kurse besimtarët mbështeten në të Vërtetën e ardhur nga Zoti i tyre. Kështu ua sjell Allahu njerëzve shembujt e tyre.
47:3.
Kjo, sepse ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, ndërsa ata që besuan ndoqën të vërtetën nga Zoti i tyre. Kështu, Allahu sjell për njerëzit shembujt e tyre.
47:3.
DHALIKE BI'ENNEL-LEDHINE KEFERU ETTEBA'UL-BATILE WE 'ENNEL-LEDHINE 'AMENU ETTEBA'UL-HEKKA MIN RABBIHIM KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHU LILNNASI 'EMTHALEHUM
C
47:4.
Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
47:4.
Kur të përballeni në luftë me mohuesit, goditini në qafë, derisa t'i rraskapitni e t'i shkatërroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim, derisa të bëhet armëpushimi. Kështu bëni! Sikur të donte Allahu, do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t'ju sprovojë juve me njëri tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut.
47:4.
Prandaj, kur të takoni ata që nuk besojnë (në betejë), goditni qafat e tyre deri sa t'i keni dobësuar ata, pastaj lidhini fort. Pastaj ose lëshojini me mëshirë ose kërkoni shpërblim derisa lufta të vendosë barrën e saj. Kështu është urdhri. Dhe sikur të donte Allahu, Ai do t'i kishte shkatërruar ata, por Ai ju provon juve me njëri-tjetrin. Dhe ata që u vranë në rrugën e Allahut – Ai nuk do t'i humbë veprat e tyre.
47:4.
FE'IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU FEDERBE ER-RIKABI HETTA 'IDHA 'ETHHANTUMUHUM FESHUDDUL-WETHAKA FE'IMMA MENNEN BA'DU WE 'IMMA FIDA'EN HETTA TEDE'AL-HERBU 'EWZAREHA DHALIKE WE LEW JESHA'U ELLAHU LANTESERE MINHUM WE LEKIN LIJEBLUWE BA'DEKUM BIBA'DIN WEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI FELEN JUDILLE 'A'MALEHUM
C
47:5.
Ata do t'i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.
47:5.
Ai do t'i udhëzojë ata, do t'ua përmirësojë gjendjen
47:5.
Ai do t'i udhëzojë ata dhe do ta përmirësojë gjendjen e tyre.
47:5.
SEJEHDIHIM WE JUSLIHU BALEHUM
C
47:6.
Dhe do t'i shtie në xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
47:6.
dhe do t'i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.
47:6.
Dhe do t'i fusë ata në Xhenetin që Ai ua ka bërë të njohur atyre.
47:6.
WE JUDHILUHUMUL-XHENNETE 'ARREFEHA LEHUM
C
47:7.
O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.
47:7.
O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.
47:7.
O ju që besoni, nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju forcojë këmbët.
47:7.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TENSURU ELLAHE JENSURKUM WE JUTHEBBIT 'EKDAMEKUM
C
47:8.
E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
47:8.
Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t'ua humbë veprat atyre.
47:8.
Por ata që nuk besuan – për ta është shkatërrimi, dhe Ai do t'i humbë veprat e tyre.
47:8.
WEL-LEDHINE KEFERU FETA'SEN LEHUM WE 'EDELLE 'A'MALEHUM
C
47:9.
Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
47:9.
Kjo për shkak se ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre.
47:9.
Kjo, sepse ata urrenin atë që Allahu shpalli, prandaj Ai i bëri veprat e tyre të pavlefshme.
47:9.
DHALIKE BI'ENNEHUM KERIHU MA 'ENZELEL-LAHU FE'EHBETE 'A'MALEHUM
C
47:10.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
47:10.
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër Tokë, për të parë përfundimin e atyre që qenë përpara tyre!? Allahu i shfarosi ata plotësisht, e kështu do të përfundojnë edhe mohuesit e tjerë.
47:10.
A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Allahu i shkatërroi ata, dhe për jobesimtarët do të jetë e njëjta gjë.
47:10.
'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM DEMMEREL-LAHU 'ALEJHIM WE LILKAFIRINE 'EMTHALUHA
C
47:11.
Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
47:11.
Kjo për shkak se Allahu është Mbrojtës i atyre që besojnë, kurse për mohuesit nuk ka mbrojtës.
47:11.
Kjo, sepse Allahu është mbrojtësi i atyre që besuan, ndërsa ata që nuk besuan nuk kanë asnjë mbrojtës.
47:11.
DHALIKE BI'ENNEL-LAHE MEWLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'ENNEL-KAFIRINE LA MEWLA LEHUM
C
47:12.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t'i shtie në xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri.
47:12.
Pa dyshim, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t'i shpjerë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ndërsa ata që nuk besojnë dhe kënaqen e hanë ashtu siç gëlltisin bagëtia, do të kenë Zjarrin si vendbanim!
47:12.
Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besuan dhe bënë vepra të mira në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj. Por ata që nuk besuan kënaqen dhe hanë siç hanë bagëtitë, dhe zjarri do të jetë vendbanimi i tyre.
47:12.
'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WEL-LEDHINE KEFERU JETEMETTA'UNE WE JE'KULUNE KEMA TE'KULUL-'EN'AM WE EN-NARU METHWEN LEHUM
C
47:13.
Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më të fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.
47:13.
Eh, sa shumë qytete, të cilat kanë qenë më të fuqishme se qyteti yt, që të ka përzënë, Ne i kemi shkatërruar dhe nuk kanë pasur asnjë ndihmës!
47:13.
Dhe sa qytete ishin më të fuqishme se qyteti yt që të ka dëbuar – Ne i shkatërruam ata, dhe për ta nuk kishte asnjë ndihmës.
47:13.
WE KE'EJJIN MIN KARJETIN HIJE 'ESHEDDU KUWETEN MIN KARJETIKEL-LETI 'EHREXHETKE 'EHLEKNAHUM FELA NASIRE LEHUM
C
47:14.
A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
47:14.
Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të Zotit të tij me atë që i zbukurohen punët e veta të shëmtuara dhe lëshohet pas pasioneve të veta?
47:14.
A është ai që është mbi një provë të qartë nga Zoti i tij si ai për të cilin i janë zbukuruar të këqijat e tij dhe që ndjek dëshirat e tij?
47:14.
'EFEMEN KANE 'ALA BEJJINETIN MIN RABBIHI KEMEN ZUJJINE LEHU SU'U 'AMELIHI WE ETTEBA'U 'EHWA'EHUM
C
47:15.
Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?
47:15.
Ja përshkrimi i Xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit të tyre. A mund të krahasohet ky shembull me Xhehenemin, ku gjynahqarët do të qëndrojnë përherë në zjarr dhe do t'u jepet ujë i valuar, që ua copton zorrët?!
47:15.
Shembulli i Xhenetit që u është premtuar të devotshmëve: aty janë lumenj uji të paprishur, dhe lumenj qumështi, shija e të cilit nuk ndryshon, dhe lumenj vere që është e këndshme për ata që pinë, dhe lumenj mjalti të kulluar, dhe aty për ta është çdo lloj fruti dhe falje nga Zoti i tyre. A janë ata si ai që do të jetë përgjithmonë në zjarr dhe të cilët do të pinë ujë të valë që ua shqyen zorrët?
47:15.
METHELUL-XHENNETI ELLETI WU'IDEL-MUTTEKUNE FIHA 'ENHARUN MIN MA'IN GAJRI 'ASININ WE 'ENHARUN MIN LEBENIN LEM JETEGAJJER TA'MUHU WE 'ENHARUN MIN HAMRIN LEDHDHETIN LILSHSHARIBINE WE 'ENHARUN MIN 'ASELIN MUSEFFEN WE LEHUM FIHA MIN KULLI ETH-THEMERATI WE MEGFIRETUN MIN RABBIHIM KEMEN HUWE HALIDUN FI EN-NARI WE SUKU MA'EN HEMIMEN FEKATTE'A 'EM'A'EHUM
C
47:16.
Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije u thonë: "Çka tha ai (Muhammedi) më parë?" Ata janë zemrat e të cilëve i ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.
47:16.
Midis tyre ka që bëjnë sikur të dëgjojnë ty, por, posa largohen prej teje, i pyesin ata të cilëve u është dhënë dituria: “Ç'tha ai më parë?!” Këta janë ata, zemrat e të cilëve ua ka vulosur Allahu dhe të cilët lëshohen pas epsheve të veta.
47:16.
Dhe mes tyre janë disa që të dëgjojnë, por kur largohen prej teje, ata u thonë atyre që iu është dhënë dije: "Çfarë tha ai tani?" Këta janë ata të zemrave të të cilëve Allahu i ka vulosur, dhe ata ndjekin dëshirat e tyre.
47:16.
WE MINHUM MEN JESTEMI'U 'ILEJKE HETTA 'IDHA HAREXHU MIN 'INDIKE KALU LILLEDHINE 'UTUL-'ILME MADHA KALE 'ANIFEN 'ULA'IKEL-LEDHINE TEBE'ALLAHU 'ALA KULUBIHIM WE ETTEBA'U 'EHWA'EHUM
C
47:17.
Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur.
47:17.
Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.
47:17.
Dhe ata që janë udhëzuar – Ai i shton atyre udhëzim dhe u jep atyre frikë ndaj Tij.
47:17.
WEL-LEDHINE EHTEDEW ZADEHUM HUDEN WE 'ATAHUM TEKWHUM
C
47:18.
Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t'u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t'u vijë kijameti?
47:18.
A mos vallë mohuesit presin, që t'u vijë befasisht vetëm Ora (e Kiametit)? Ndërkohë, shenjat e saj kanë ardhur. Po për çfarë do t'u shërbejnë atyre këshillat, kur t'iu ketë ardhur Kiameti?!
47:18.
Ata po presin përveçse Orën, që ajo të vijë mbi ta papritmas? Por tashmë kanë ardhur shenjat e saj. Atëherë, çfarë do t'u vlejë atyre përkujtimi i tyre kur ajo të vijë?
47:18.
FEHEL JENDHURUNE 'ILLA ES-SA'ATE 'EN TE'TIJEHUM BEGTETEN FEKAD XHA'E 'ESHRATUHA FE'ENNA LEHUM 'IDHA XHA'ET/HUM DHIKRAHUM
C
47:19.
Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.
47:19.
Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu edi se si silleni ju dhe ku qëndroni.
47:19.
Prandaj, dije se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe kërko falje për mëkatin tënd dhe për besimtarët dhe besimtaret. Dhe Allahu e di lëvizjen tuaj dhe vendbanimin tuaj.
47:19.
FA'LEM 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLALLAHU WE ESTEGFIR LIDHENBIKE WE LILMU'UMININE WEL-MU'UMINATI WEL-LAHU JA'LEMU MUTEKALLEBEKUM WE METHWAKUM
C
47:20.
E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
47:20.
Besimtarët thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure!” Por, kur shpallet një sure e qartë dhe në të përmendet lufta, i sheh ata me zemra të sëmura, si të vështrojnë ty me shikim si të agonisë së vdekjes! Ndërkohë, më e përshtatshme do të ishte për ata
47:20.
Dhe ata që besuan thonë: "Pse nuk është shpallur një sure?" Por kur shpallet një sure e qartë dhe lufta përmendet aty, ti i sheh ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje duke të parë ty me shikim të një njeriu që është në prag të vdekjes. Prandaj, mjerë për ta!
47:20.
WE JEKULUL-LEDHINE 'AMENU LEWLA NUZZILET SURETUN FE'IDHA 'UNZILET SURETUN MUHKEMETUN WE DHUKIRE FIHAL-KITALU RE'EJTEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JENDHURUNE 'ILEJKE NEDHEREL-MEGSHIJI 'ALEJHI MINEL-MEWTI FE'EWLA LEHUM
C
47:21.
Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.
47:21.
bindja dhe fjala e mirë! Madje, kur çështja (e luftës) është vendosur, do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.
47:21.
Bindje dhe fjalë e drejtë (do të ishte më mirë për ta). Por kur çështja është vendosur, sikur ata të ishin të sinqertë me Allahun, do të ishte më mirë për ta.
47:21.
TA'ATUN WE KAWLUN MA'RUFUN FE'IDHA 'AZEMEL-'EMRU FELEW SEDEKU ELLAHE LEKANE HAJREN LEHUM
C
47:22.
A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
47:22.
Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkatërronit lidhjet farefisnore.
47:22.
Atëherë, a do të prishni besëlidhjen tuaj nëse ktheheni në tokë dhe do të shkaktoni korrupsion në tokë dhe do të prisni lidhjet e farefisnisë tuaj?
47:22.
FEHEL 'ASEJTUM 'IN TEWELLEJTUM 'EN TUFSIDU FIL-'ERDI WE TUKATTI'U 'ERHAMEKUM
C
47:23.
Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.
47:23.
Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin.
47:23.
Këta janë ata që Allahu i ka mallkuar, prandaj Ai i ka bërë ata të shurdhër dhe i ka verbuar sytë e tyre.
47:23.
'ULA'IKEL-LEDHINE LE'ANEHUMU ELLAHU FE'ESEMMEHUM WE 'A'MA 'EBSAREHUM
C
47:24.
A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!
47:24.
Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!
47:24.
A nuk reflektojnë ata mbi Kuranin, apo janë zemrat e tyre të mbyllura?
47:24.
'EFELA JETEDEBBERUNEL-KUR'ANE 'EM 'ALA KULUBIN 'EKFALUHA
C
47:25.
Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.
47:25.
Vërtet, ata që kthehen në mosbesim, pasi u është treguar rruga e drejtë, djalli i ka joshur dhe i ka ushqyer me shpresa të rreme.
47:25.
Me të vërtetë, ata që janë kthyer pas shpinës së tyre pasi udhëzimi u bë i qartë për ta – Shejtani i bindi ata dhe ua zgjati shpresat e kota.
47:25.
'INNEL-LEDHINE ERTEDDU 'ALA 'EDBARIHIM MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HUDA ESH-SHEJTANU SEWWELE LEHUM WE 'EMLA LEHUM
C
47:26.
Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
47:26.
Kjo për shkak se u thoshin atyre që nuk e donin atë, që e ka shpallur Allahu: “Ne do t'ju bindemi juve në disa gjëra” – por Allahu i di mirë fshehtësitë e tyre.
47:26.
Kjo, sepse ata thanë atyre që urrejnë atë që Allahu shpalli: "Ne do t'ju bindemi në disa çështje." Por Allahu e di të fshehtën e tyre.
47:26.
DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LILLEDHINE KERIHU MA NEZZELEL-LAHU SENUTI'UKUM FI BA'DIL-'EMRI WEL-LAHU JA'LEMU 'ISRAREHUM
C
47:27.
E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
47:27.
E çfarë do të bëjnë ata, kur engjëjt do t'ua marrin shpirtin, duke i rrahur në fytyrat dhe shpinat e tyre?!
47:27.
Prandaj, si do të jetë kur engjëjt do t'i marrin shpirtrat e tyre, duke i goditur fytyrat dhe shpinat e tyre?
47:27.
FEKEJFE 'IDHA TEWEFFET/HUMUL-MELA'IKETU JEDRIBUNE WUXHUHEHUM WE 'EDBAREHUM
C
47:28.
E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.
47:28.
Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e Allahut dhe urryen pëlqimin e Tij e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.
47:28.
Kjo, sepse ata ndoqën atë që e tërboi Allahun dhe urryen atë që Ai pëlqeu. Prandaj, Ai i bëri veprat e tyre të pavlefshme.
47:28.
DHALIKE BI'ENNEHUMU ETTEBA'U MA 'ESHATEL-LAHE WE KERIHU RIDWANEHU FE'EHBETE 'A'MALEHUM
C
47:29.
A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
47:29.
Vallë, a mendojnë ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, se Allahu nuk do t'ua nxirrte në shesh urrejtjen e tyre (ndaj Islamit)?
47:29.
A menduan ata në zemrat e të cilëve është sëmundje se Allahu nuk do t'i nxjerrë në dritë urrejtjet e tyre?
47:29.
'EM HESIBEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN 'EN LEN JUHRIXHEL-LAHU 'EDGANEHUM
C
47:30.
E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.
47:30.
Sikur të donim, Ne do të t'i tregonim ty ata dhe ti, me siguri, do t'i njihje sipas shenjave të tyre. Por, ti do t'i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre. Allahu i di veprat tuaja.
47:30.
Dhe sikur të donim, Ne do të të tregonim ty ata, dhe ti do t'i njihje ata nga shenjat e tyre. Por me të vërtetë, ti do t'i njohësh ata nga mënyra e të folurit të tyre. Dhe Allahu e di veprat tuaja.
47:30.
WE LEW NESHA'U LE'EREJNAKEHUM FELE'AREFTEHUM BISIMAHUM WE LETA'RIFENNEHUM FI LEHNIL-KAWLI WEL-LAHU JA'LEMU 'A'MALEKUM
C
47:31.
Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmë veprat tuaja.
47:31.
Ne do t'ju vëmë në provë ju, derisa t'i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.
47:31.
Dhe me të vërtetë, Ne do t'ju provojmë derisa të dimë ata mes jush që luftojnë dhe ata që janë të durueshëm, dhe Ne do t'i testojmë pretendimet tuaja.
47:31.
WE LENEBLUWENNEKUM HETTA NA'LEMEL-MUXHAHIDINE MINKUM WE ES-SABIRINE WE NEBLUWE 'EHBAREKUM
C
47:32.
Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t'i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t'ua zhduk veprat e tyre.
47:32.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë, i pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe kundërshtojnë të Dërguarin, pasi u është shpjeguar qartë rruga e drejtë, nuk do t'i sjellin Allahut kurrfarë dëmi; Ai do t'i zhvlerësojë veprat e tyre.
47:32.
Me të vërtetë, ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut dhe ishin kundërshtarë të të Dërguarit pas udhëzimit të qartë që u bë i dukshëm për ta – ata nuk mund të bëjnë asgjë për Allahun. Dhe Ai do t'i bëjë veprat e tyre të pavlefshme.
47:32.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI WE SHAKKU ER-RESULE MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HUDA LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN WE SEJUHBITU 'A'MALEHUM
C
47:33.
O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
47:33.
O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!
47:33.
O ju që besoni, bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i bënit të pavlefshme veprat tuaja.
47:33.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE WE LA TUBTILU 'A'MALEKUM
C
47:34.
Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t'ju falë atyre.
47:34.
Pa dyshim, ata që nuk besojnë, (i) pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe vdesin si jobesimtarë, Allahu kurrsesi nuk do t'i falë.
47:34.
Me të vërtetë, ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut dhe pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë – Allahu nuk do t'i falë ata.
47:34.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI THUMME MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JEGFIREL-LAHU LEHUM
C
47:35.
Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja.
47:35.
Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushim, ndërkohë që jeni më të fuqishmit dhe Allahu është me ju. Ai nuk do t'jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.
47:35.
Prandaj, mos u dobësoni dhe mos kërkoni paqe ndërsa ju jeni më të lartët. Dhe Allahu është me ju, dhe Ai nuk do t'ju privojë nga shpërblimet tuaja për veprat tuaja.
47:35.
FELA TEHINU WE TED'U 'ILA ES-SELMI WE 'ENTUMUL-'A'LEWNE WEL-LAHU ME'AKUM WE LEN JETIREKUM 'A'MALEKUM
C
47:36.
Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).
47:36.
Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, veçse lojë dhe zbavitje. Nëse (i) besoni (Allahut) dhe (i) ruheni (Atij), Ai do t'ju shpërblejë dhe nuk do të kërkojë prej jush pasurinë tuaj.
47:36.
Jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse lojë dhe argëtim. Por nëse besoni dhe ruheni nga mëkatet, Ai do t'ju japë shpërblimet tuaja dhe nuk do të kërkojë asgjë nga pasuritë tuaja.
47:36.
'INNEMAL-HEJETU ED-DUNJA LA'IBUN WE LEHWUN WE 'IN TU'UMINU WE TETTEKU JU'UTIKUM 'UXHUREKUM WE LA JES'ELKUM 'EMWALEKUM
C
47:37.
Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t'ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.
47:37.
Sikur ta kërkonte prej jush tërë pasurinë me këmbëngulje, ju do të bëheshit koprracë dhe, Ai do të nxirrte në shesh urrejtjen tuaj.
47:37.
Sikur Ai të kërkonte prej jush pasuritë tuaja dhe t'ju shtynte, ju do të ishit dorështrënguar, dhe Ai do t'i nxirrte në pah urrejtjet tuaja.
47:37.
'IN JES'ELKUMUHA FEJUHFIKUM TEBHALU WE JUHRIXH 'EDGANEKUM
C
47:38.
Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s'ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.
47:38.
Ja, juve ju bëhet thirrje të shpenzoni në rrugën e Allahut, por disa prej jush janë koprracë. Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes, sepse Allahu është i Pasur (s'ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër. E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.
47:38.
Ja, ju jeni ata që ftoheni për të shpenzuar në rrugën e Allahut. Por mes jush janë disa që janë koprracë. Dhe kushdo që është koprrac është vetëm koprrac kundër vetvetes. Dhe Allahu është i Pasur, ndërsa ju jeni të varfër. Dhe nëse ju shmangeni, Ai do të zëvendësojë ju me një popull tjetër; pastaj ata nuk do të jenë si ju.
47:38.
HA'ENTUM HA'UULA' TUD'AWNE LITUNFIKU FI SEBILI ELLAHI FEMINKUM MEN JEBHALU WE MEN JEBHAL FE'INNEMA JEBHALU 'AN NEFSIHI WEL-LAHUL-GANIJU WE 'ENTUMUL-FUKARA'U WE 'IN TETEWELLEW JESTEBDIL KAWMEN GAJREKUM THUMME LA JEKUNU 'EMTHALEKUM