Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 47:26. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
47:26. Kjo për shkak se u thoshin atyre që nuk e donin atë, që e ka shpallur Allahu: “Ne do t'ju bindemi juve në disa gjëra” – por Allahu i di mirë fshehtësitë e tyre.
47:26. Kjo, sepse ata thanë atyre që urrejnë atë që Allahu shpalli: "Ne do t'ju bindemi në disa çështje." Por Allahu e di të fshehtën e tyre.
47:26. DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LILLEDHINE KERIHU MA NEZZELEL-LAHU SENUTI'UKUM FI BA'DIL-'EMRI WEL-LAHU JA'LEMU 'ISRAREHUM
C 47:27. E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
47:27. E çfarë do të bëjnë ata, kur engjëjt do t'ua marrin shpirtin, duke i rrahur në fytyrat dhe shpinat e tyre?!
47:27. Prandaj, si do të jetë kur engjëjt do t'i marrin shpirtrat e tyre, duke i goditur fytyrat dhe shpinat e tyre?
47:27. FEKEJFE 'IDHA TEWEFFET/HUMUL-MELA'IKETU JEDRIBUNE WUXHUHEHUM WE 'EDBAREHUM
C 47:28. E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.
47:28. Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e Allahut dhe urryen pëlqimin e Tij e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.
47:28. Kjo, sepse ata ndoqën atë që e tërboi Allahun dhe urryen atë që Ai pëlqeu. Prandaj, Ai i bëri veprat e tyre të pavlefshme.
47:28. DHALIKE BI'ENNEHUMU ETTEBA'U MA 'ESHATEL-LAHE WE KERIHU RIDWANEHU FE'EHBETE 'A'MALEHUM
C 47:29. A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
47:29. Vallë, a mendojnë ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, se Allahu nuk do t'ua nxirrte në shesh urrejtjen e tyre (ndaj Islamit)?
47:29. A menduan ata në zemrat e të cilëve është sëmundje se Allahu nuk do t'i nxjerrë në dritë urrejtjet e tyre?
47:29. 'EM HESIBEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN 'EN LEN JUHRIXHEL-LAHU 'EDGANEHUM
C 47:30. E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.
47:30. Sikur të donim, Ne do të t'i tregonim ty ata dhe ti, me siguri, do t'i njihje sipas shenjave të tyre. Por, ti do t'i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre. Allahu i di veprat tuaja.
47:30. Dhe sikur të donim, Ne do të të tregonim ty ata, dhe ti do t'i njihje ata nga shenjat e tyre. Por me të vërtetë, ti do t'i njohësh ata nga mënyra e të folurit të tyre. Dhe Allahu e di veprat tuaja.
47:30. WE LEW NESHA'U LE'EREJNAKEHUM FELE'AREFTEHUM BISIMAHUM WE LETA'RIFENNEHUM FI LEHNIL-KAWLI WEL-LAHU JA'LEMU 'A'MALEKUM
C 47:31. Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmë veprat tuaja.
47:31. Ne do t'ju vëmë në provë ju, derisa t'i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.
47:31. Dhe me të vërtetë, Ne do t'ju provojmë derisa të dimë ata mes jush që luftojnë dhe ata që janë të durueshëm, dhe Ne do t'i testojmë pretendimet tuaja.
47:31. WE LENEBLUWENNEKUM HETTA NA'LEMEL-MUXHAHIDINE MINKUM WE ES-SABIRINE WE NEBLUWE 'EHBAREKUM
C 47:32. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t'i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t'ua zhduk veprat e tyre.
47:32. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë, i pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe kundërshtojnë të Dërguarin, pasi u është shpjeguar qartë rruga e drejtë, nuk do t'i sjellin Allahut kurrfarë dëmi; Ai do t'i zhvlerësojë veprat e tyre.
47:32. Me të vërtetë, ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut dhe ishin kundërshtarë të të Dërguarit pas udhëzimit të qartë që u bë i dukshëm për ta – ata nuk mund të bëjnë asgjë për Allahun. Dhe Ai do t'i bëjë veprat e tyre të pavlefshme.
47:32. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI WE SHAKKU ER-RESULE MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HUDA LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN WE SEJUHBITU 'A'MALEHUM
C 47:33. O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!
47:33. O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!
47:33. O ju që besoni, bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i bënit të pavlefshme veprat tuaja.
47:33. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE WE LA TUBTILU 'A'MALEKUM
C 47:34. Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t'ju falë atyre.
47:34. Pa dyshim, ata që nuk besojnë, (i) pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe vdesin si jobesimtarë, Allahu kurrsesi nuk do t'i falë.
47:34. Me të vërtetë, ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut dhe pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë – Allahu nuk do t'i falë ata.
47:34. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI THUMME MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JEGFIREL-LAHU LEHUM
C 47:35. Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja.
47:35. Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushim, ndërkohë që jeni më të fuqishmit dhe Allahu është me ju. Ai nuk do t'jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.
47:35. Prandaj, mos u dobësoni dhe mos kërkoni paqe ndërsa ju jeni më të lartët. Dhe Allahu është me ju, dhe Ai nuk do t'ju privojë nga shpërblimet tuaja për veprat tuaja.
47:35. FELA TEHINU WE TED'U 'ILA ES-SELMI WE 'ENTUMUL-'A'LEWNE WEL-LAHU ME'AKUM WE LEN JETIREKUM 'A'MALEKUM
C 47:36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).
47:36. Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, veçse lojë dhe zbavitje. Nëse (i) besoni (Allahut) dhe (i) ruheni (Atij), Ai do t'ju shpërblejë dhe nuk do të kërkojë prej jush pasurinë tuaj.
47:36. Jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse lojë dhe argëtim. Por nëse besoni dhe ruheni nga mëkatet, Ai do t'ju japë shpërblimet tuaja dhe nuk do të kërkojë asgjë nga pasuritë tuaja.
47:36. 'INNEMAL-HEJETU ED-DUNJA LA'IBUN WE LEHWUN WE 'IN TU'UMINU WE TETTEKU JU'UTIKUM 'UXHUREKUM WE LA JES'ELKUM 'EMWALEKUM