Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 46:32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"
46:32. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen thirrësit të Allahut, nuk do të mund t'i ikin Atij në Tokë; për ata s'ka mbrojtës tjetër, përveç Tij. Ata janë në humbje të madhe.
46:32. Dhe kushdo që nuk përgjigjet thirrësit të Allahut nuk mund të bëhet i paarritshëm në tokë, dhe përveç Tij ai nuk ka as mbrojtës. Ata janë në një humbje të qartë."
46:32. WE MEN LA JUXHIB DA'IJEL-LAHI FELEJSE BIMU'XHIZIN FIL-'ERDI WE LEJSE LEHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'U 'ULA'IKE FI DELALIN MUBININ
C 46:33. A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t'i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
46:33. A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t'i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.
46:33. A nuk e shohin ata se Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, është në gjendje t'i japë jetë të vdekurve? Po, me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
46:33. 'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE LEM JA'JE BIHALKIHINNE BIKADIRIN 'ALA 'EN JUHJIJEL-MEWTA BELA 'INNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 46:34. E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po, pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!"
46:34. Ditën, kur ata që kanë mohuar do të përballen me zjarrin (do t'u thuhet): “Vallë, a nuk është kjo e vërtetë?” Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” Ai do t'u thotë: “Atëherë, shijoni dënimin për mohimin që keni bërë!”
46:34. Dhe në Ditën kur ata që nuk besuan do të ekspozohen ndaj zjarrit (do t'u thuhet): "A nuk është kjo e vërteta?" Ata do të thonë: "Po, për Zotin tonë." Ai do të thotë: "Prandaj, shijoni ndëshkimin për shkak të asaj që keni mohuar."
46:34. WE JEWME JU'REDUL-LEDHINE KEFERU 'ALA EN-NARI 'ELEJSE HADHA BIL-HEKKI KALU BELA WE RABBINA KALE FEDHUKUL-'ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 46:35. Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?
46:35. Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata! Ditën, kur të përjetojnë atë që u është premtuar, atyre do t'u duket se kanë qëndruar (në Tokë) vetëm një çast të ditës. Kjo është shpallje e qartë. E kush do të shkatërrohet tjetër, përveç popullit të pabindur!?
46:35. Prandaj, bëhu i durueshëm ashtu siç ishin të durueshëm të dërguarit e vendosur dhe mos nxito për ta. Në Ditën kur ata do të shohin atë që u është premtuar, do t'u duket sikur kanë qëndruar vetëm për një orë të ditës. Ky është një mesazh. Pra, a do të shkatërrohet tjetër përveç popullit të pabesueshëm?
46:35. FASBIR KEMA SEBERE 'ULUL-'AZMI MINE ER-RUSULI WE LA TESTA'XHIL LEHUM KE'ENNEHUM JEWME JEREWNE MA JU'ADUNE LEM JELBETHU 'ILLA SA'ATEN MIN NEHARIN BELAGUN FEHEL JUHLEKU 'ILLAL-KAWMUL-FASIKUNE
C 47:1. Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre.
47:1. Allahu do t'ua zhvlerësojë veprat atyre që mohojnë dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Tij.
47:1. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut – Ai do t'i humbë veprat e tyre.
47:1. EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI 'EDELLE 'A'MALEHUM
C 47:2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
47:2. Ndërsa atyre që besojnë, kryejnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhamedit - dhe e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, - Ai do t'ua fshijë gjynahet dhe do t'ua përmirësojë gjendjen.
47:2. Dhe ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe besuan në atë që iu shpall Muhamedit, dhe është e vërteta nga Zoti i tyre – Ai do t'i falë të këqijat e tyre dhe do ta përmirësojë gjendjen e tyre.
47:2. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'AMENU BIMA NUZZILE 'ALA MUHEMMEDIN WE HUWEL-HEKKU MIN RABBIHIM KEFFERE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE 'ESLEHE BALEHUM
C 47:3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
47:3. Kjo, sepse ata që mohojnë, ndjekin të pavërtetën, kurse besimtarët mbështeten në të Vërtetën e ardhur nga Zoti i tyre. Kështu ua sjell Allahu njerëzve shembujt e tyre.
47:3. Kjo, sepse ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, ndërsa ata që besuan ndoqën të vërtetën nga Zoti i tyre. Kështu, Allahu sjell për njerëzit shembujt e tyre.
47:3. DHALIKE BI'ENNEL-LEDHINE KEFERU ETTEBA'UL-BATILE WE 'ENNEL-LEDHINE 'AMENU ETTEBA'UL-HEKKA MIN RABBIHIM KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHU LILNNASI 'EMTHALEHUM
C 47:4. Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
47:4. Kur të përballeni në luftë me mohuesit, goditini në qafë, derisa t'i rraskapitni e t'i shkatërroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim, derisa të bëhet armëpushimi. Kështu bëni! Sikur të donte Allahu, do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t'ju sprovojë juve me njëri tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut.
47:4. Prandaj, kur të takoni ata që nuk besojnë (në betejë), goditni qafat e tyre deri sa t'i keni dobësuar ata, pastaj lidhini fort. Pastaj ose lëshojini me mëshirë ose kërkoni shpërblim derisa lufta të vendosë barrën e saj. Kështu është urdhri. Dhe sikur të donte Allahu, Ai do t'i kishte shkatërruar ata, por Ai ju provon juve me njëri-tjetrin. Dhe ata që u vranë në rrugën e Allahut – Ai nuk do t'i humbë veprat e tyre.
47:4. FE'IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU FEDERBE ER-RIKABI HETTA 'IDHA 'ETHHANTUMUHUM FESHUDDUL-WETHAKA FE'IMMA MENNEN BA'DU WE 'IMMA FIDA'EN HETTA TEDE'AL-HERBU 'EWZAREHA DHALIKE WE LEW JESHA'U ELLAHU LANTESERE MINHUM WE LEKIN LIJEBLUWE BA'DEKUM BIBA'DIN WEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI FELEN JUDILLE 'A'MALEHUM
C 47:5. Ata do t'i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.
47:5. Ai do t'i udhëzojë ata, do t'ua përmirësojë gjendjen
47:5. Ai do t'i udhëzojë ata dhe do ta përmirësojë gjendjen e tyre.
47:5. SEJEHDIHIM WE JUSLIHU BALEHUM
C 47:6. Dhe do t'i shtie në xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
47:6. dhe do t'i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.
47:6. Dhe do t'i fusë ata në Xhenetin që Ai ua ka bërë të njohur atyre.
47:6. WE JUDHILUHUMUL-XHENNETE 'ARREFEHA LEHUM
C 47:7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.
47:7. O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.
47:7. O ju që besoni, nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju forcojë këmbët.
47:7. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TENSURU ELLAHE JENSURKUM WE JUTHEBBIT 'EKDAMEKUM