Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 47:2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
47:2. Ndërsa atyre që besojnë, kryejnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhamedit - dhe e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, - Ai do t'ua fshijë gjynahet dhe do t'ua përmirësojë gjendjen.
47:2. Dhe ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe besuan në atë që iu shpall Muhamedit, dhe është e vërteta nga Zoti i tyre – Ai do t'i falë të këqijat e tyre dhe do ta përmirësojë gjendjen e tyre.
47:2. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'AMENU BIMA NUZZILE 'ALA MUHEMMEDIN WE HUWEL-HEKKU MIN RABBIHIM KEFFERE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE 'ESLEHE BALEHUM
C 47:3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
47:3. Kjo, sepse ata që mohojnë, ndjekin të pavërtetën, kurse besimtarët mbështeten në të Vërtetën e ardhur nga Zoti i tyre. Kështu ua sjell Allahu njerëzve shembujt e tyre.
47:3. Kjo, sepse ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, ndërsa ata që besuan ndoqën të vërtetën nga Zoti i tyre. Kështu, Allahu sjell për njerëzit shembujt e tyre.
47:3. DHALIKE BI'ENNEL-LEDHINE KEFERU ETTEBA'UL-BATILE WE 'ENNEL-LEDHINE 'AMENU ETTEBA'UL-HEKKA MIN RABBIHIM KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHU LILNNASI 'EMTHALEHUM
C 47:4. Pra, kur t'i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
47:4. Kur të përballeni në luftë me mohuesit, goditini në qafë, derisa t'i rraskapitni e t'i shkatërroni ata dhe pastaj lidhini fort. Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim, derisa të bëhet armëpushimi. Kështu bëni! Sikur të donte Allahu, do t'i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t'ju sprovojë juve me njëri tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut.
47:4. Prandaj, kur të takoni ata që nuk besojnë (në betejë), goditni qafat e tyre deri sa t'i keni dobësuar ata, pastaj lidhini fort. Pastaj ose lëshojini me mëshirë ose kërkoni shpërblim derisa lufta të vendosë barrën e saj. Kështu është urdhri. Dhe sikur të donte Allahu, Ai do t'i kishte shkatërruar ata, por Ai ju provon juve me njëri-tjetrin. Dhe ata që u vranë në rrugën e Allahut – Ai nuk do t'i humbë veprat e tyre.
47:4. FE'IDHA LEKITUMUL-LEDHINE KEFERU FEDERBE ER-RIKABI HETTA 'IDHA 'ETHHANTUMUHUM FESHUDDUL-WETHAKA FE'IMMA MENNEN BA'DU WE 'IMMA FIDA'EN HETTA TEDE'AL-HERBU 'EWZAREHA DHALIKE WE LEW JESHA'U ELLAHU LANTESERE MINHUM WE LEKIN LIJEBLUWE BA'DEKUM BIBA'DIN WEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI FELEN JUDILLE 'A'MALEHUM
C 47:5. Ata do t'i udhëzojë dhe do të përmirësojë gjendjen e tyre.
47:5. Ai do t'i udhëzojë ata, do t'ua përmirësojë gjendjen
47:5. Ai do t'i udhëzojë ata dhe do ta përmirësojë gjendjen e tyre.
47:5. SEJEHDIHIM WE JUSLIHU BALEHUM
C 47:6. Dhe do t'i shtie në xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
47:6. dhe do t'i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë.
47:6. Dhe do t'i fusë ata në Xhenetin që Ai ua ka bërë të njohur atyre.
47:6. WE JUDHILUHUMUL-XHENNETE 'ARREFEHA LEHUM
C 47:7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.
47:7. O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.
47:7. O ju që besoni, nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju forcojë këmbët.
47:7. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TENSURU ELLAHE JENSURKUM WE JUTHEBBIT 'EKDAMEKUM
C 47:8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.
47:8. Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t'ua humbë veprat atyre.
47:8. Por ata që nuk besuan – për ta është shkatërrimi, dhe Ai do t'i humbë veprat e tyre.
47:8. WEL-LEDHINE KEFERU FETA'SEN LEHUM WE 'EDELLE 'A'MALEHUM
C 47:9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
47:9. Kjo për shkak se ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre.
47:9. Kjo, sepse ata urrenin atë që Allahu shpalli, prandaj Ai i bëri veprat e tyre të pavlefshme.
47:9. DHALIKE BI'ENNEHUM KERIHU MA 'ENZELEL-LAHU FE'EHBETE 'A'MALEHUM
C 47:10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.
47:10. Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër Tokë, për të parë përfundimin e atyre që qenë përpara tyre!? Allahu i shfarosi ata plotësisht, e kështu do të përfundojnë edhe mohuesit e tjerë.
47:10. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Allahu i shkatërroi ata, dhe për jobesimtarët do të jetë e njëjta gjë.
47:10. 'EFELEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM DEMMEREL-LAHU 'ALEJHIM WE LILKAFIRINE 'EMTHALUHA
C 47:11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.
47:11. Kjo për shkak se Allahu është Mbrojtës i atyre që besojnë, kurse për mohuesit nuk ka mbrojtës.
47:11. Kjo, sepse Allahu është mbrojtësi i atyre që besuan, ndërsa ata që nuk besuan nuk kanë asnjë mbrojtës.
47:11. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE MEWLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'ENNEL-KAFIRINE LA MEWLA LEHUM
C 47:12. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t'i shtie në xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri.
47:12. Pa dyshim, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t'i shpjerë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ndërsa ata që nuk besojnë dhe kënaqen e hanë ashtu siç gëlltisin bagëtia, do të kenë Zjarrin si vendbanim!
47:12. Me të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besuan dhe bënë vepra të mira në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj. Por ata që nuk besuan kënaqen dhe hanë siç hanë bagëtitë, dhe zjarri do të jetë vendbanimi i tyre.
47:12. 'INNALL-LLAHE JUDHILUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WEL-LEDHINE KEFERU JETEMETTA'UNE WE JE'KULUNE KEMA TE'KULUL-'EN'AM WE EN-NARU METHWEN LEHUM