Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 47:19. Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu e di për lëvizjet tuaja (për veprat) dhe për vendin tuaj.
47:19. Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu edi se si silleni ju dhe ku qëndroni.
47:19. Prandaj, dije se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe kërko falje për mëkatin tënd dhe për besimtarët dhe besimtaret. Dhe Allahu e di lëvizjen tuaj dhe vendbanimin tuaj.
47:19. FA'LEM 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLALLAHU WE ESTEGFIR LIDHENBIKE WE LILMU'UMININE WEL-MU'UMINATI WEL-LAHU JA'LEMU MUTEKALLEBEKUM WE METHWAKUM
C 47:20. E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!
47:20. Besimtarët thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure!” Por, kur shpallet një sure e qartë dhe në të përmendet lufta, i sheh ata me zemra të sëmura, si të vështrojnë ty me shikim si të agonisë së vdekjes! Ndërkohë, më e përshtatshme do të ishte për ata
47:20. Dhe ata që besuan thonë: "Pse nuk është shpallur një sure?" Por kur shpallet një sure e qartë dhe lufta përmendet aty, ti i sheh ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje duke të parë ty me shikim të një njeriu që është në prag të vdekjes. Prandaj, mjerë për ta!
47:20. WE JEKULUL-LEDHINE 'AMENU LEWLA NUZZILET SURETUN FE'IDHA 'UNZILET SURETUN MUHKEMETUN WE DHUKIRE FIHAL-KITALU RE'EJTEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN JENDHURUNE 'ILEJKE NEDHEREL-MEGSHIJI 'ALEJHI MINEL-MEWTI FE'EWLA LEHUM
C 47:21. Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.
47:21. bindja dhe fjala e mirë! Madje, kur çështja (e luftës) është vendosur, do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.
47:21. Bindje dhe fjalë e drejtë (do të ishte më mirë për ta). Por kur çështja është vendosur, sikur ata të ishin të sinqertë me Allahun, do të ishte më mirë për ta.
47:21. TA'ATUN WE KAWLUN MA'RUFUN FE'IDHA 'AZEMEL-'EMRU FELEW SEDEKU ELLAHE LEKANE HAJREN LEHUM
C 47:22. A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
47:22. Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkatërronit lidhjet farefisnore.
47:22. Atëherë, a do të prishni besëlidhjen tuaj nëse ktheheni në tokë dhe do të shkaktoni korrupsion në tokë dhe do të prisni lidhjet e farefisnisë tuaj?
47:22. FEHEL 'ASEJTUM 'IN TEWELLEJTUM 'EN TUFSIDU FIL-'ERDI WE TUKATTI'U 'ERHAMEKUM
C 47:23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.
47:23. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin.
47:23. Këta janë ata që Allahu i ka mallkuar, prandaj Ai i ka bërë ata të shurdhër dhe i ka verbuar sytë e tyre.
47:23. 'ULA'IKEL-LEDHINE LE'ANEHUMU ELLAHU FE'ESEMMEHUM WE 'A'MA 'EBSAREHUM
C 47:24. A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!
47:24. Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!
47:24. A nuk reflektojnë ata mbi Kuranin, apo janë zemrat e tyre të mbyllura?
47:24. 'EFELA JETEDEBBERUNEL-KUR'ANE 'EM 'ALA KULUBIN 'EKFALUHA
C 47:25. Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.
47:25. Vërtet, ata që kthehen në mosbesim, pasi u është treguar rruga e drejtë, djalli i ka joshur dhe i ka ushqyer me shpresa të rreme.
47:25. Me të vërtetë, ata që janë kthyer pas shpinës së tyre pasi udhëzimi u bë i qartë për ta – Shejtani i bindi ata dhe ua zgjati shpresat e kota.
47:25. 'INNEL-LEDHINE ERTEDDU 'ALA 'EDBARIHIM MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HUDA ESH-SHEJTANU SEWWELE LEHUM WE 'EMLA LEHUM
C 47:26. Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u thanë: "Ne do t'ju dëgjojmë juve për disa çështje!" Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
47:26. Kjo për shkak se u thoshin atyre që nuk e donin atë, që e ka shpallur Allahu: “Ne do t'ju bindemi juve në disa gjëra” – por Allahu i di mirë fshehtësitë e tyre.
47:26. Kjo, sepse ata thanë atyre që urrejnë atë që Allahu shpalli: "Ne do t'ju bindemi në disa çështje." Por Allahu e di të fshehtën e tyre.
47:26. DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LILLEDHINE KERIHU MA NEZZELEL-LAHU SENUTI'UKUM FI BA'DIL-'EMRI WEL-LAHU JA'LEMU 'ISRAREHUM
C 47:27. E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?
47:27. E çfarë do të bëjnë ata, kur engjëjt do t'ua marrin shpirtin, duke i rrahur në fytyrat dhe shpinat e tyre?!
47:27. Prandaj, si do të jetë kur engjëjt do t'i marrin shpirtrat e tyre, duke i goditur fytyrat dhe shpinat e tyre?
47:27. FEKEJFE 'IDHA TEWEFFET/HUMUL-MELA'IKETU JEDRIBUNE WUXHUHEHUM WE 'EDBAREHUM
C 47:28. E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.
47:28. Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e Allahut dhe urryen pëlqimin e Tij e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.
47:28. Kjo, sepse ata ndoqën atë që e tërboi Allahun dhe urryen atë që Ai pëlqeu. Prandaj, Ai i bëri veprat e tyre të pavlefshme.
47:28. DHALIKE BI'ENNEHUMU ETTEBA'U MA 'ESHATEL-LAHE WE KERIHU RIDWANEHU FE'EHBETE 'A'MALEHUM
C 47:29. A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
47:29. Vallë, a mendojnë ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, se Allahu nuk do t'ua nxirrte në shesh urrejtjen e tyre (ndaj Islamit)?
47:29. A menduan ata në zemrat e të cilëve është sëmundje se Allahu nuk do t'i nxjerrë në dritë urrejtjet e tyre?
47:29. 'EM HESIBEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN 'EN LEN JUHRIXHEL-LAHU 'EDGANEHUM