U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 67. Mulk
Ajete: 30
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
67:1.
I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
67:1.
Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!
67:1.
I Bekuar është Ai në Dorën e të Cilit është sundimi, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
67:1.
TEBAREKEL-LEDHI BIJEDIHIL-MULKU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
67:2.
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
67:2.
Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t'ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.
67:2.
Ai është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën që të mund t'ju sprovojë se kush prej jush është më i miri në vepra. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, Falësi.
67:2.
EL-LEDHI HALEKAL-MEWTE WEL-HEJETE LIJEBLUWEKUM 'EJJUKUM 'EHSENU 'AMELAN WE HUWEL-'AZIZUL-GAFURU
C
67:3.
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
67:3.
Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?
67:3.
Ai krijoi shtatë qiej në shtresa. Ti nuk shikon në krijimin e të Gjithëmëshirshmit ndonjë mangësi. Ktheje shikimin tënd. A sheh ndonjë çarje?
67:3.
EL-LEDHI HALEKA SEB'A SEMAWATIN TIBAKEN MA TERA FI HALKI ER-REHMANI MIN TEFAWUTIN FARXHI'IL-BESERE HEL TERA MIN FUTURIN
C
67:4.
Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
67:4.
Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.
67:4.
Pastaj ktheje shikimin përsëri dhe përsëri. Shikimi yt do të kthehet te ti i përulur ndërsa është i lodhur.
67:4.
THUMME ERXHI'IL-BESERE KERRETEJNI JENKALIB 'ILEJKEL-BESERU HASI'EN WE HUWE HESIRUN
C
67:5.
Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
67:5.
Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
67:5.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me llamba, dhe Ne i kemi bërë ato gjuajtje për shejtanët, dhe Ne kemi përgatitur për ta ndëshkimin e flakës.
67:5.
WE LEKAD ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIMESABIHE WE XHE'ALNAHA RUXHUMEN LILSHSHEJATINI WE 'A'TEDNA LEHUM 'ADHABE ES-SA'IRI
C
67:6.
Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
67:6.
Kurse për ata, që e mohojnë Zotin e tyre, dënimi është Xhehenemi; eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
67:6.
Dhe për ata që mohuan Zotin e tyre është ndëshkimi i Xhehenemit. Dhe sa fund i keq është ai!
67:6.
WE LILLEDHINE KEFERU BIREBBIHIM 'ADHABU XHEHENNEME WE BI'SEL-MESIRU
C
67:7.
Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
67:7.
Kur të hidhen aty, do të dëgjojnë ulërimën e tij, ndërkohë që ai vlon
67:7.
Kur ata hidhen në të, ata do të dëgjojnë një zhurmë të frikshme ndërsa ai vlon.
67:7.
'IDHA 'ULKU FIHA SEMI'U LEHA SHEHIKEN WE HIJE TEFURU
C
67:8.
Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?"
67:8.
gati për të shpërthyer me furi. Sa herë që aty të hidhet ndonjë grup, rojtarët e tij do t'i pyesin ata: “A nuk ju erdhi ndonjë paralajmërues?!”
67:8.
Ai është gati të shpërthejë nga zemërimi. Sa herë që një grup hidhet në të, rojtarët e tij i pyesin ata: "A nuk erdhi te ju një paralajmërues?"
67:8.
TEKADU TEMEJJEZU MINEL-GAJDHI KULLEMA 'ULKIJE FIHA FEWXHUN SE'ELEHUM HAZENETUHA 'ELEM JE'TIKUM NEDHIRUN
C
67:9.
Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!"
67:9.
“Po - do të përgjigjen ata - na kanë ardhur vërtet paralajmërues, por ne i quajtëm ata gënjeshtarë dhe thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë; ju jeni në një humbje të madhe”!
67:9.
Ata do të thonë: "Po, një paralajmërues erdhi te ne, por ne e mohuam dhe thamë: 'Allahu nuk ka zbritur asgjë. Ju nuk jeni tjetër veçse në një humbje të madhe.'"
67:9.
KALU BELA KAD XHA'ENA NEDHIRUN FEKEDHDHEBNA WE KULNA MA NEZZELEL-LAHU MIN SHEJ'IN 'IN 'ENTUM 'ILLA FI DELALIN KEBIRIN
C
67:10.
Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit".
67:10.
Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit Flakërues!”
67:10.
Dhe ata do të thonë: "Sikur të kishim dëgjuar ose të kishim menduar, nuk do të ishim ndër banorët e zjarrit."
67:10.
WE KALU LEW KUNNA NESMA'U 'EW NA'KILU MA KUNNA FI 'ESHABI ES-SA'IRI
C
67:11.
Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
67:11.
Kështu, ata do ta pranojnë gjynahun e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e Zjarrit Flakërues!
67:11.
Kështu ata e pranojnë mëkatin e tyre. Atëherë, larg qoftë (mëshira) për banorët e zjarrit.
67:11.
FA'TEREFU BIDHENBIHIM FESUHKEN LI'SHABI ES-SA'IRI
C
67:12.
Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
67:12.
Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh!
67:12.
Me të vërtetë, ata që kanë frikë nga Zoti i tyre pa e parë – për ta është falje dhe një shpërblim i madh.
67:12.
'INNEL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN KEBIRUN
C
67:13.
E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s'ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja.
67:13.
Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç'ka në zemrat tuaja.
67:13.
Dhe fshiheni fjalën tuaj ose shpaloseni atë – me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
67:13.
WE 'ESIRRU KAWLEKUM 'EW EXHHERU BIHI 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
67:14.
A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.
67:14.
E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!
67:14.
A nuk e di Ai Ai që krijoi? Dhe Ai është i Butë, i Gjithëinformuari.
67:14.
'ELA JA'LEMU MEN HALEKA WE HUWEL-LETIFUL-HABIRU
C
67:15.
Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
67:15.
Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.
67:15.
Ai është Ai që e bëri tokën të nënshtruar për ju, kështu që ecni nëpër skajet e saj dhe hani nga furnizimi i Tij. Dhe te Ai është ringjallja.
67:15.
HUWEL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE DHELULEN FAMSHU FI MENAKIBIHA WE KULU MIN RIZKIHI WE 'ILEJHI EN-NUSHURU
C
67:16.
A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet.
67:16.
A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t'ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?
67:16.
A ndiheni të sigurt se Ai që është mbi qiell nuk do ta bëjë tokën të gëlltisë juve ndërsa ajo dridhet?
67:16.
'E'EMINTUM MEN FI ES-SEMA'I 'EN JEHSIFE BIKUMUL-'ERDE FE'IDHA HIJE TEMURU
C
67:17.
A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!
67:17.
A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do t'ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do ta dini sa i frikshëm është paralajmërimi Im!
67:17.
Ose a ndiheni të sigurt se Ai që është mbi qiell nuk do të dërgojë mbi ju një erë me gurë? Pastaj ju do ta dini se si është paralajmërimi Im.
67:17.
'EM 'EMINTUM MEN FI ES-SEMA'I 'EN JURSILE 'ALEJKUM HASIBEN FESETA'LEMUNE KEJFE NEDHIRI
C
67:18.
Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im !?
67:18.
Edhe ata që ishin para jush i quajtën gënjeshtarë të dërguarit e tyre. Eh, sa i ashpër ka qenë ndëshkimi Im!
67:18.
Dhe me të vërtetë, ata që ishin para tyre mohuan. Atëherë, sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im.
67:18.
WE LEKAD KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEKEJFE KANE NEKIRI
C
67:19.
A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.
67:19.
A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.
67:19.
A nuk e shohin ata shpendët mbi ta, duke shtrirë krahët e tyre dhe duke i mbledhur? Askush nuk i mban ato përveç të Gjithëmëshirshmit. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëvëzhguesi për çdo gjë.
67:19.
'EWELEM JEREW 'ILAT-TEJRI FEWKAHUM SAFFATIN WE JEKBIDNE MA JUMSIKUHUNNE 'ILLA ER-REHMANU 'INNEHU BIKULLI SHEJ'IN BESIRUN
C
67:20.
Kush është ajo ushtri juaja që do t'ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.
67:20.
Kush është ai, që mund t'ju ndihmojë si një ushtri e tërë, përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit janë pre e mashtrimit (të shejtanit).
67:20.
Kush është ai që mund t'ju ndihmojë si një ushtri përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit nuk janë tjetër veçse në një mashtrim.
67:20.
'EMMEN HADHAL-LEDHI HUWE XHUNDUN LEKUM JENSURUKUM MIN DUNI ER-REHMANI 'INIL-KAFIRUNE 'ILLA FI GURURIN
C
67:21.
Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
67:21.
Kush janë ata, që do t'ju japin mjete jetese, në qoftë se Ai jua ndalon ato? Por ata janë zhytur në kryeneçësi e mendjemadhësi.
67:21.
Kush është ai që mund t'ju japë furnizim nëse Ai e ndalon atë? Por ata këmbëngulin në kryelartësinë dhe largimin.
67:21.
'EMMEN HADHAL-LEDHI JERZUKUKUM 'IN 'EMSEKE RIZKAHU BEL LEXHXHU FI 'UTUWIN WE NUFURIN
C
67:22.
A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
67:22.
A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?
67:22.
A është ai që ecën përkulur mbi fytyrën e tij më i udhëzuar, apo ai që ecën drejt mbi një rrugë të drejtë?
67:22.
'EFEMEN JEMSHI MUKIBBEN 'ALA WEXHHIHI 'EHDA 'EMMEN JEMSHI SEWIJAN 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
67:23.
Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni"
67:23.
Thuaju: “Është Ai që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatë ju pak e falënderoni!”
67:23.
Thuaj: "Ai është Ai që ju krijoi dhe ju dha dëgjimin dhe të pamurit dhe zemrat. Pak jeni ju që falënderoni."
67:23.
KUL HUWEL-LEDHI 'ENSHE'EKUM WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE KALILEN MA TESHKURUNE
C
67:24.
Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!"
67:24.
Thuaju: “Është Ai që ju ka shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni”.
67:24.
Thuaj: "Ai është Ai që ju shumoi në tokë dhe tek Ai do të mblidheni."
67:24.
KUL HUWEL-LEDHI DHERE'EKUM FIL-'ERDI WE 'ILEJHI TUHSHERUNE
C
67:25.
E ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?"
67:25.
Ata thonë: “Atëherë, kur (do të vijë) ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
67:25.
Dhe ata thonë: "Kur është kjo premtim, nëse jeni të sinqertë?"
67:25.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
67:26.
Thuaj: "Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije!"
67:26.
Thuaju: “Dijenija (për këtë) i përket vetëm Allahut, kurse unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”.
67:26.
Thuaj: "Me të vërtetë, dijenia është vetëm te Allahu. Dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
67:26.
KUL 'INNEMAL-'ILMU 'INDEL-LAHI WE 'INNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C
67:27.
Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!"
67:27.
Kur të shohin dënimin për së afërmi, fytyrat e atyre që mohuan do të zymtohen dhe, atëherë, do t'u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni kërkuar të shpejtohej!”
67:27.
Por kur ata e shohin atë të afërt, fytyrat e atyre që nuk besuan do të errësohen, dhe do t'u thuhet: "Kjo është ajo që kërkuat."
67:27.
FELEMMA RE'EWHU ZULFETEN SI'ET WUXHUHUL-LEDHINE KEFERU WE KILE HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TEDDA'UNE
C
67:28.
Thuaj: "Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t'i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?"
67:28.
Thuaj: “Mendoni: në qoftë se Allahu më shkatërron mua dhe ndjekësit e mi apo na mëshiron, kush është ai që do t'i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?!”
67:28.
Thuaj: "A e keni menduar nëse Allahu do të më shkatërrojë mua dhe ata që janë me mua ose do të na mëshirojë? Kush do t'i mbrojë mohuesit nga një ndëshkim i dhimbshëm?"
67:28.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'EHLEKENIJEL-LAHU WE MEN MA'I 'EW REHIMENA FEMEN JUXHIRUL-KAFIRINE MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C
67:29.
Thuaj: "Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!"
67:29.
Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi; ne Atë besojmë dhe tek Ai mbështetemi e ju, sigurisht, do ta merrni vesh se kush do të jetë në humbje të plotë”.
67:29.
Thuaj: "Ai është i Gjithëmëshirshmi. Ne kemi besuar në Të dhe tek Ai ne mbështetemi. Prandaj, së shpejti do të dini se kush është në një humbje të qartë."
67:29.
KUL HUWE ER-REHMANU 'AMENNA BIHI WE 'ALEJHI TEWEKKELNA FESETA'LEMUNE MEN HUWE FI DELALIN MUBININ
C
67:30.
Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?"
67:30.
Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja ju shteren, kush (përveç Allahut) do t'ju sjellë ujë rrjedhës?!”
67:30.
Thuaj: "A e keni menduar nëse uji juaj do të zhdukej në tokë, atëherë kush do t'ju sillte ujë që rrjedh?"
67:30.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'ESBEHE MA'UUKUM GAWREN FEMEN JE'TIKUM BIMA'IN MA'ININ