Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 67:1. I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
67:1. Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!
67:1. I Bekuar është Ai në Dorën e të Cilit është sundimi, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
67:1. TEBAREKEL-LEDHI BIJEDIHIL-MULKU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 67:2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
67:2. Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t'ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.
67:2. Ai është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën që të mund t'ju sprovojë se kush prej jush është më i miri në vepra. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, Falësi.
67:2. EL-LEDHI HALEKAL-MEWTE WEL-HEJETE LIJEBLUWEKUM 'EJJUKUM 'EHSENU 'AMELAN WE HUWEL-'AZIZUL-GAFURU
C 67:3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
67:3. Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?
67:3. Ai krijoi shtatë qiej në shtresa. Ti nuk shikon në krijimin e të Gjithëmëshirshmit ndonjë mangësi. Ktheje shikimin tënd. A sheh ndonjë çarje?
67:3. EL-LEDHI HALEKA SEB'A SEMAWATIN TIBAKEN MA TERA FI HALKI ER-REHMANI MIN TEFAWUTIN FARXHI'IL-BESERE HEL TERA MIN FUTURIN
C 67:4. Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
67:4. Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.
67:4. Pastaj ktheje shikimin përsëri dhe përsëri. Shikimi yt do të kthehet te ti i përulur ndërsa është i lodhur.
67:4. THUMME ERXHI'IL-BESERE KERRETEJNI JENKALIB 'ILEJKEL-BESERU HASI'EN WE HUWE HESIRUN
C 67:5. Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
67:5. Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
67:5. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me llamba, dhe Ne i kemi bërë ato gjuajtje për shejtanët, dhe Ne kemi përgatitur për ta ndëshkimin e flakës.
67:5. WE LEKAD ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIMESABIHE WE XHE'ALNAHA RUXHUMEN LILSHSHEJATINI WE 'A'TEDNA LEHUM 'ADHABE ES-SA'IRI
C 67:6. Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
67:6. Kurse për ata, që e mohojnë Zotin e tyre, dënimi është Xhehenemi; eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
67:6. Dhe për ata që mohuan Zotin e tyre është ndëshkimi i Xhehenemit. Dhe sa fund i keq është ai!
67:6. WE LILLEDHINE KEFERU BIREBBIHIM 'ADHABU XHEHENNEME WE BI'SEL-MESIRU
C 67:7. Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
67:7. Kur të hidhen aty, do të dëgjojnë ulërimën e tij, ndërkohë që ai vlon
67:7. Kur ata hidhen në të, ata do të dëgjojnë një zhurmë të frikshme ndërsa ai vlon.
67:7. 'IDHA 'ULKU FIHA SEMI'U LEHA SHEHIKEN WE HIJE TEFURU
C 67:8. Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?"
67:8. gati për të shpërthyer me furi. Sa herë që aty të hidhet ndonjë grup, rojtarët e tij do t'i pyesin ata: “A nuk ju erdhi ndonjë paralajmërues?!”
67:8. Ai është gati të shpërthejë nga zemërimi. Sa herë që një grup hidhet në të, rojtarët e tij i pyesin ata: "A nuk erdhi te ju një paralajmërues?"
67:8. TEKADU TEMEJJEZU MINEL-GAJDHI KULLEMA 'ULKIJE FIHA FEWXHUN SE'ELEHUM HAZENETUHA 'ELEM JE'TIKUM NEDHIRUN
C 67:9. Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!"
67:9. “Po - do të përgjigjen ata - na kanë ardhur vërtet paralajmërues, por ne i quajtëm ata gënjeshtarë dhe thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë; ju jeni në një humbje të madhe”!
67:9. Ata do të thonë: "Po, një paralajmërues erdhi te ne, por ne e mohuam dhe thamë: 'Allahu nuk ka zbritur asgjë. Ju nuk jeni tjetër veçse në një humbje të madhe.'"
67:9. KALU BELA KAD XHA'ENA NEDHIRUN FEKEDHDHEBNA WE KULNA MA NEZZELEL-LAHU MIN SHEJ'IN 'IN 'ENTUM 'ILLA FI DELALIN KEBIRIN
C 67:10. Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit".
67:10. Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit Flakërues!”
67:10. Dhe ata do të thonë: "Sikur të kishim dëgjuar ose të kishim menduar, nuk do të ishim ndër banorët e zjarrit."
67:10. WE KALU LEW KUNNA NESMA'U 'EW NA'KILU MA KUNNA FI 'ESHABI ES-SA'IRI
C 67:11. Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
67:11. Kështu, ata do ta pranojnë gjynahun e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e Zjarrit Flakërues!
67:11. Kështu ata e pranojnë mëkatin e tyre. Atëherë, larg qoftë (mëshira) për banorët e zjarrit.
67:11. FA'TEREFU BIDHENBIHIM FESUHKEN LI'SHABI ES-SA'IRI