Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 67:5. Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
67:5. Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
67:5. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me llamba, dhe Ne i kemi bërë ato gjuajtje për shejtanët, dhe Ne kemi përgatitur për ta ndëshkimin e flakës.
67:5. WE LEKAD ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIMESABIHE WE XHE'ALNAHA RUXHUMEN LILSHSHEJATINI WE 'A'TEDNA LEHUM 'ADHABE ES-SA'IRI
C 67:6. Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
67:6. Kurse për ata, që e mohojnë Zotin e tyre, dënimi është Xhehenemi; eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
67:6. Dhe për ata që mohuan Zotin e tyre është ndëshkimi i Xhehenemit. Dhe sa fund i keq është ai!
67:6. WE LILLEDHINE KEFERU BIREBBIHIM 'ADHABU XHEHENNEME WE BI'SEL-MESIRU
C 67:7. Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
67:7. Kur të hidhen aty, do të dëgjojnë ulërimën e tij, ndërkohë që ai vlon
67:7. Kur ata hidhen në të, ata do të dëgjojnë një zhurmë të frikshme ndërsa ai vlon.
67:7. 'IDHA 'ULKU FIHA SEMI'U LEHA SHEHIKEN WE HIJE TEFURU
C 67:8. Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?"
67:8. gati për të shpërthyer me furi. Sa herë që aty të hidhet ndonjë grup, rojtarët e tij do t'i pyesin ata: “A nuk ju erdhi ndonjë paralajmërues?!”
67:8. Ai është gati të shpërthejë nga zemërimi. Sa herë që një grup hidhet në të, rojtarët e tij i pyesin ata: "A nuk erdhi te ju një paralajmërues?"
67:8. TEKADU TEMEJJEZU MINEL-GAJDHI KULLEMA 'ULKIJE FIHA FEWXHUN SE'ELEHUM HAZENETUHA 'ELEM JE'TIKUM NEDHIRUN
C 67:9. Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!"
67:9. “Po - do të përgjigjen ata - na kanë ardhur vërtet paralajmërues, por ne i quajtëm ata gënjeshtarë dhe thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë; ju jeni në një humbje të madhe”!
67:9. Ata do të thonë: "Po, një paralajmërues erdhi te ne, por ne e mohuam dhe thamë: 'Allahu nuk ka zbritur asgjë. Ju nuk jeni tjetër veçse në një humbje të madhe.'"
67:9. KALU BELA KAD XHA'ENA NEDHIRUN FEKEDHDHEBNA WE KULNA MA NEZZELEL-LAHU MIN SHEJ'IN 'IN 'ENTUM 'ILLA FI DELALIN KEBIRIN
C 67:10. Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit".
67:10. Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit Flakërues!”
67:10. Dhe ata do të thonë: "Sikur të kishim dëgjuar ose të kishim menduar, nuk do të ishim ndër banorët e zjarrit."
67:10. WE KALU LEW KUNNA NESMA'U 'EW NA'KILU MA KUNNA FI 'ESHABI ES-SA'IRI
C 67:11. Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
67:11. Kështu, ata do ta pranojnë gjynahun e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e Zjarrit Flakërues!
67:11. Kështu ata e pranojnë mëkatin e tyre. Atëherë, larg qoftë (mëshira) për banorët e zjarrit.
67:11. FA'TEREFU BIDHENBIHIM FESUHKEN LI'SHABI ES-SA'IRI
C 67:12. Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
67:12. Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh!
67:12. Me të vërtetë, ata që kanë frikë nga Zoti i tyre pa e parë – për ta është falje dhe një shpërblim i madh.
67:12. 'INNEL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN KEBIRUN
C 67:13. E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s'ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja.
67:13. Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç'ka në zemrat tuaja.
67:13. Dhe fshiheni fjalën tuaj ose shpaloseni atë – me të vërtetë, Ai është i Dijshëm për atë që është në zemrat.
67:13. WE 'ESIRRU KAWLEKUM 'EW EXHHERU BIHI 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 67:14. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.
67:14. E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!
67:14. A nuk e di Ai Ai që krijoi? Dhe Ai është i Butë, i Gjithëinformuari.
67:14. 'ELA JA'LEMU MEN HALEKA WE HUWEL-LETIFUL-HABIRU
C 67:15. Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
67:15. Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.
67:15. Ai është Ai që e bëri tokën të nënshtruar për ju, kështu që ecni nëpër skajet e saj dhe hani nga furnizimi i Tij. Dhe te Ai është ringjallja.
67:15. HUWEL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE DHELULEN FAMSHU FI MENAKIBIHA WE KULU MIN RIZKIHI WE 'ILEJHI EN-NUSHURU