Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 66:8. O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".
66:8. O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t'jua shlyejë gabimet e t'ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.
66:8. O ju që besoni, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë. Ndoshta Zoti juaj do t'ju mbulojë të këqijat tuaja dhe do t'ju fusë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që kanë besuar me të. Drita e tyre do të ecë përpara tyre dhe në të djathtën e tyre. Ata do të thonë: "Zoti ynë, përsos dritën tonë për ne dhe na fal. Me të vërtetë, Ti je mbi çdo gjë i Fuqishëm."
66:8. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU TUBU 'ILA ELLAHI TEWBETEN NESUHEN 'ASA REBBUKUM 'EN JUKEFFIRE 'ANKUM SEJJI'ATIKUM WE JUDHILEKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU JEWME LA JUHZI ELLAHU EN-NEBIJE WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU NURUHUM JES'A BEJNE 'EJDIHIM WE BI'EJMANIHIM JEKULUNE REBBENA 'ETMIM LENA NURENA WE EGFIR LENA 'INNEKE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 66:9. O ti Pejgamber, luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
66:9. O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
66:9. O Profet, lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe qëndro i ashpër ndaj tyre. Strehimi i tyre është Xhehenemi. Dhe sa fund i keq është ai!
66:9. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH 'ALEJHIM WE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C 66:10. Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!"
66:10. Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t'i mbrojnë aspak nga Allahu (Ditën e Gjykimit) e atyre të dyjave do t'u thuhet: “Hyni në zjarr, me ata që po hyjnë!”
66:10. Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besuan gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin nën dy nga robërit Tanë të drejtë, por ato i tradhtuan ata, kështu që ata nuk mund të bënin asgjë për to kundër Allahut, dhe atyre u është thënë: "Hyni në zjarr me ata që hyjnë."
66:10. DEREBEL-LAHU METHELEN LILLEDHINE KEFERU EIMRE'ETE NUHIN WE EIMRE'ETE LUTIN KANETA TEHTE 'ABDEJNI MIN 'IBADINA SALIHEJNI FEHANETAHUMA FELEM JUGNIJA 'ANHUMA MINEL-LAHI SHEJ'AN WE KILE EDHULA EN-NARE ME'A ED-DAHILINE
C 66:11. E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!"
66:11. Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!”
66:11. Dhe Allahu ka dhënë si shembull për ata që besuan gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, ndërto për mua pranë Teje një shtëpi në Xhenet dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli i padrejtë."
66:11. WE DEREBEL-LAHU METHELEN LILLEDHINE 'AMENU EIMRE'ETE FIR'AWNE 'IDH KALET RABBI EBNI LI 'INDEKE BEJTAN FIL-XHENNETI WE NEXHXHINI MIN FIR'AWNE WE 'AMELIHI WE NEXHXHINI MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 66:12. Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt, e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
66:12. Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj; Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë (shpirtin e Isait a.s.). Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij e ishte nga të devotshmit!
66:12. Dhe Merjemen, bijën e Imranit, e cila e ruajti pastërtinë e saj, kështu që Ne frymëzuam në të nga shpirti Ynë, dhe ajo i besoi fjalëve të Zotit të saj dhe Librave të Tij, dhe ajo ishte nga të bindurat.
66:12. WE MERJEME EBNETE 'IMRANEL-LETI 'EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHI MIN RUHINA WE SEDDEKAT BIKELIMATI RABBIHA WE KUTUBIHI WE KANET MINEL-KANITINE
C 67:1. I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
67:1. Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!
67:1. I Bekuar është Ai në Dorën e të Cilit është sundimi, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
67:1. TEBAREKEL-LEDHI BIJEDIHIL-MULKU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 67:2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
67:2. Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t'ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.
67:2. Ai është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën që të mund t'ju sprovojë se kush prej jush është më i miri në vepra. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, Falësi.
67:2. EL-LEDHI HALEKAL-MEWTE WEL-HEJETE LIJEBLUWEKUM 'EJJUKUM 'EHSENU 'AMELAN WE HUWEL-'AZIZUL-GAFURU
C 67:3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
67:3. Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?
67:3. Ai krijoi shtatë qiej në shtresa. Ti nuk shikon në krijimin e të Gjithëmëshirshmit ndonjë mangësi. Ktheje shikimin tënd. A sheh ndonjë çarje?
67:3. EL-LEDHI HALEKA SEB'A SEMAWATIN TIBAKEN MA TERA FI HALKI ER-REHMANI MIN TEFAWUTIN FARXHI'IL-BESERE HEL TERA MIN FUTURIN
C 67:4. Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
67:4. Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.
67:4. Pastaj ktheje shikimin përsëri dhe përsëri. Shikimi yt do të kthehet te ti i përulur ndërsa është i lodhur.
67:4. THUMME ERXHI'IL-BESERE KERRETEJNI JENKALIB 'ILEJKEL-BESERU HASI'EN WE HUWE HESIRUN
C 67:5. Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
67:5. Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
67:5. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me llamba, dhe Ne i kemi bërë ato gjuajtje për shejtanët, dhe Ne kemi përgatitur për ta ndëshkimin e flakës.
67:5. WE LEKAD ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIMESABIHE WE XHE'ALNAHA RUXHUMEN LILSHSHEJATINI WE 'A'TEDNA LEHUM 'ADHABE ES-SA'IRI
C 67:6. Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
67:6. Kurse për ata, që e mohojnë Zotin e tyre, dënimi është Xhehenemi; eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
67:6. Dhe për ata që mohuan Zotin e tyre është ndëshkimi i Xhehenemit. Dhe sa fund i keq është ai!
67:6. WE LILLEDHINE KEFERU BIREBBIHIM 'ADHABU XHEHENNEME WE BI'SEL-MESIRU