U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
66:3.
(Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush ta tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!"
66:3.
Kur i Dërguari i tregoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e hapi këtë fjalë. Allahu ia zbuloi këtë të Dërguarit, i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo. Kur i Dërguari ia tregoi asaj të fshehtën, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Mirinformuari”.
66:3.
Dhe kur Profeti ia zbuloi një sekret njërës prej grave të tij, dhe ajo e tregoi atë, dhe Allahu e tregoi atë atij, ai ia bëri të njohur një pjesë të tij dhe e mbajti një pjesë tjetër. Pastaj, kur ai e informoi atë për këtë, ajo tha: "Kush të ka informuar për këtë?" Ai tha: "Më ka informuar i Gjithëdijshmi, i Njohuri."
66:3.
WE 'IDH 'ESERRE EN-NEBIJU 'ILA BA'DI 'EZWAXHIHI HEDITHEN FELEMMA NEBBE'ET BIHI WE 'EDHHEREHU ELLAHU 'ALEJHI 'ARREFE BA'DEHU WE 'A'REDE 'AN BA'DIN FELEMMA NEBBE'EHA BIHI KALET MEN 'ENBE'EKE HADHA KALE NEBBE'ENIJEL-'ALIMUL-HABIRU
C
66:4.
Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
66:4.
Nëse ju të dyja ktheheni të penduara tek Allahu, sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar, Allahu do t'ju falë. Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij, (dijeni se) Allahu është Mbrojtësi i tij, Xhebraili dhe besimtarët e mirë. Veç kësaj, edhe engjëjt e mbështesin atë.
66:4.
Nëse të dyja pendoheni te Allahu – sepse zemrat tuaja kanë devijuar. Por nëse i bashkoheni njëra-tjetrës kundër tij – atëherë me të vërtetë, Allahu është Mbrojtësi i tij, dhe Xhibrili dhe të drejtët besimtarë, dhe pas kësaj engjëjt janë ndihmësit e tij.
66:4.
'IN TETUBA 'ILA ELLAHI FEKAD SEGAT KULUBUKUMA WE 'IN TEDHAHERA 'ALEJHI FE'INNALL-LLAHE HUWE MEWLAHU WE XHIBRILU WE SALIHUL-MU'UMININE WEL-MELA'IKETU BA'DE DHALIKE DHEHIRUN
C
66:5.
Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
66:5.
Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: myslimane, besimtare, të bindura, të kthyera tek Allahu me pendim, adhuruese (të Allahut), agjëruese, të martuara më parë ose të virgjëra.
66:5.
Nëse ai ju divorcon, Zoti i tij mund t'i japë atij në këmbim gra më të mira se ju, muslimane, besimtare, të bindura, penduese, adhuruese, agjëruese, të martuara më parë dhe të virgjëra.
66:5.
'ASA REBBUHU 'IN TELLEKAKUNNE 'EN JUBDILEHU 'EZWAXHEN HAJRAN MINKUNNE MUSLIMATIN MU'UMINATIN KANITATIN TA'IBATIN 'ABIDATIN SA'IHATIN THEJJIBATIN WE 'EBKARÆN
C
66:6.
O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
66:6.
O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.
66:6.
O ju që besoni, ruani veten dhe familjet tuaja nga një zjarr karburanti i të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilët janë engjëj të ashpër dhe të fortë, që nuk i kundërshtojnë Allahut në atë që Ai i urdhëron ata dhe që kryejnë atë që urdhërohen.
66:6.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KU 'ENFUSEKUM WE 'EHLIKUM NAREN WEKUDUHA EN-NASU WEL-HIXHARETU 'ALEJHA MELA'IKETUN GILADHUN SHIDADUN LA JA'SUNEL-LAHE MA 'EMEREHUM WE JEF'ALUNE MA JU'UMERUNE
C
66:7.
O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.
66:7.
O ju, që nuk keni besuar! Mos u shfajësoni sot (në Ditën e Gjykimit), sepse, me të vërtetë, dënoheni vetëm për veprat që keni bërë.
66:7.
O ju që nuk besoni, mos kërkoni sot ndonjë falje. Me të vërtetë, ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni bërë.
66:7.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE KEFERU LA TA'TEDHIRUL-JEWME 'INNEMA TUXHZEWNE MA KUNTUM TA'MELUNE
C
66:8.
O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".
66:8.
O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t'jua shlyejë gabimet e t'ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.
66:8.
O ju që besoni, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë. Ndoshta Zoti juaj do t'ju mbulojë të këqijat tuaja dhe do t'ju fusë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që kanë besuar me të. Drita e tyre do të ecë përpara tyre dhe në të djathtën e tyre. Ata do të thonë: "Zoti ynë, përsos dritën tonë për ne dhe na fal. Me të vërtetë, Ti je mbi çdo gjë i Fuqishëm."
66:8.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU TUBU 'ILA ELLAHI TEWBETEN NESUHEN 'ASA REBBUKUM 'EN JUKEFFIRE 'ANKUM SEJJI'ATIKUM WE JUDHILEKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU JEWME LA JUHZI ELLAHU EN-NEBIJE WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU NURUHUM JES'A BEJNE 'EJDIHIM WE BI'EJMANIHIM JEKULUNE REBBENA 'ETMIM LENA NURENA WE EGFIR LENA 'INNEKE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
66:9.
O ti Pejgamber, luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
66:9.
O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
66:9.
O Profet, lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe qëndro i ashpër ndaj tyre. Strehimi i tyre është Xhehenemi. Dhe sa fund i keq është ai!
66:9.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH 'ALEJHIM WE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C
66:10.
Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!"
66:10.
Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t'i mbrojnë aspak nga Allahu (Ditën e Gjykimit) e atyre të dyjave do t'u thuhet: “Hyni në zjarr, me ata që po hyjnë!”
66:10.
Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besuan gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin nën dy nga robërit Tanë të drejtë, por ato i tradhtuan ata, kështu që ata nuk mund të bënin asgjë për to kundër Allahut, dhe atyre u është thënë: "Hyni në zjarr me ata që hyjnë."
66:10.
DEREBEL-LAHU METHELEN LILLEDHINE KEFERU EIMRE'ETE NUHIN WE EIMRE'ETE LUTIN KANETA TEHTE 'ABDEJNI MIN 'IBADINA SALIHEJNI FEHANETAHUMA FELEM JUGNIJA 'ANHUMA MINEL-LAHI SHEJ'AN WE KILE EDHULA EN-NARE ME'A ED-DAHILINE
C
66:11.
E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!"
66:11.
Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!”
66:11.
Dhe Allahu ka dhënë si shembull për ata që besuan gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, ndërto për mua pranë Teje një shtëpi në Xhenet dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli i padrejtë."
66:11.
WE DEREBEL-LAHU METHELEN LILLEDHINE 'AMENU EIMRE'ETE FIR'AWNE 'IDH KALET RABBI EBNI LI 'INDEKE BEJTAN FIL-XHENNETI WE NEXHXHINI MIN FIR'AWNE WE 'AMELIHI WE NEXHXHINI MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C
66:12.
Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt, e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
66:12.
Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj; Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë (shpirtin e Isait a.s.). Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij e ishte nga të devotshmit!
66:12.
Dhe Merjemen, bijën e Imranit, e cila e ruajti pastërtinë e saj, kështu që Ne frymëzuam në të nga shpirti Ynë, dhe ajo i besoi fjalëve të Zotit të saj dhe Librave të Tij, dhe ajo ishte nga të bindurat.
66:12.
WE MERJEME EBNETE 'IMRANEL-LETI 'EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHI MIN RUHINA WE SEDDEKAT BIKELIMATI RABBIHA WE KUTUBIHI WE KANET MINEL-KANITINE
C
67:1.
I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
67:1.
Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!
67:1.
I Bekuar është Ai në Dorën e të Cilit është sundimi, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
67:1.
TEBAREKEL-LEDHI BIJEDIHIL-MULKU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN