Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 65:12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
65:12. Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.
65:12. Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhri i Tij zbret mes tyre që ju të mund të dini se Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm dhe se Allahu i ka rrethuar të gjitha gjërat me dijen e Tij.
65:12. ELLAHUL-LEDHI HALEKA SEB'A SEMAWATIN WE MINEL-'ERDI MITHLEHUNNE JETENEZZELUL-'EMRU BEJNEHUNNE LITA'LEMU 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN WE 'ENNEL-LAHE KAD 'EHATE BIKULLI SHEJ'IN 'ILMEN
C 66:1. O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tua? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
66:1. O Profet! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu, duke kërkuar t'u bësh qejfin grave të tua?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
66:1. O Profet, pse ndalon atë që Allahu ta ka lejuar ty, duke kërkuar kënaqësinë e grave të tua? Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
66:1. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU LIME TUHERRIMU MA 'EHELLEL-LAHU LEKE TEBTEGI MERDETE 'EZWAXHIKE WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 66:2. All-llahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithëdijshmi, i urti.
66:2. Allahu ka përcaktuar një mënyrë për t'u liruar nga betimet tuaja. Allahu është Mbrojtësi juaj; Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.
66:2. Allahu tashmë e ka bërë të ligjshme për ju të zgjidhni betimet tuaja. Dhe Allahu është Mbrojtësi juaj. Dhe Ai është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
66:2. KAD FEREDEL-LAHU LEKUM TEHILLETE 'EJMANIKUM WEL-LAHU MEWLAKUM WE HUWEL-'ALIMUL-HEKIMU
C 66:3. (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush ta tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!"
66:3. Kur i Dërguari i tregoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e hapi këtë fjalë. Allahu ia zbuloi këtë të Dërguarit, i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo. Kur i Dërguari ia tregoi asaj të fshehtën, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Mirinformuari”.
66:3. Dhe kur Profeti ia zbuloi një sekret njërës prej grave të tij, dhe ajo e tregoi atë, dhe Allahu e tregoi atë atij, ai ia bëri të njohur një pjesë të tij dhe e mbajti një pjesë tjetër. Pastaj, kur ai e informoi atë për këtë, ajo tha: "Kush të ka informuar për këtë?" Ai tha: "Më ka informuar i Gjithëdijshmi, i Njohuri."
66:3. WE 'IDH 'ESERRE EN-NEBIJU 'ILA BA'DI 'EZWAXHIHI HEDITHEN FELEMMA NEBBE'ET BIHI WE 'EDHHEREHU ELLAHU 'ALEJHI 'ARREFE BA'DEHU WE 'A'REDE 'AN BA'DIN FELEMMA NEBBE'EHA BIHI KALET MEN 'ENBE'EKE HADHA KALE NEBBE'ENIJEL-'ALIMUL-HABIRU
C 66:4. Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
66:4. Nëse ju të dyja ktheheni të penduara tek Allahu, sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar, Allahu do t'ju falë. Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij, (dijeni se) Allahu është Mbrojtësi i tij, Xhebraili dhe besimtarët e mirë. Veç kësaj, edhe engjëjt e mbështesin atë.
66:4. Nëse të dyja pendoheni te Allahu – sepse zemrat tuaja kanë devijuar. Por nëse i bashkoheni njëra-tjetrës kundër tij – atëherë me të vërtetë, Allahu është Mbrojtësi i tij, dhe Xhibrili dhe të drejtët besimtarë, dhe pas kësaj engjëjt janë ndihmësit e tij.
66:4. 'IN TETUBA 'ILA ELLAHI FEKAD SEGAT KULUBUKUMA WE 'IN TEDHAHERA 'ALEJHI FE'INNALL-LLAHE HUWE MEWLAHU WE XHIBRILU WE SALIHUL-MU'UMININE WEL-MELA'IKETU BA'DE DHALIKE DHEHIRUN
C 66:5. Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
66:5. Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: myslimane, besimtare, të bindura, të kthyera tek Allahu me pendim, adhuruese (të Allahut), agjëruese, të martuara më parë ose të virgjëra.
66:5. Nëse ai ju divorcon, Zoti i tij mund t'i japë atij në këmbim gra më të mira se ju, muslimane, besimtare, të bindura, penduese, adhuruese, agjëruese, të martuara më parë dhe të virgjëra.
66:5. 'ASA REBBUHU 'IN TELLEKAKUNNE 'EN JUBDILEHU 'EZWAXHEN HAJRAN MINKUNNE MUSLIMATIN MU'UMINATIN KANITATIN TA'IBATIN 'ABIDATIN SA'IHATIN THEJJIBATIN WE 'EBKARÆN
C 66:6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
66:6. O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.
66:6. O ju që besoni, ruani veten dhe familjet tuaja nga një zjarr karburanti i të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilët janë engjëj të ashpër dhe të fortë, që nuk i kundërshtojnë Allahut në atë që Ai i urdhëron ata dhe që kryejnë atë që urdhërohen.
66:6. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KU 'ENFUSEKUM WE 'EHLIKUM NAREN WEKUDUHA EN-NASU WEL-HIXHARETU 'ALEJHA MELA'IKETUN GILADHUN SHIDADUN LA JA'SUNEL-LAHE MA 'EMEREHUM WE JEF'ALUNE MA JU'UMERUNE
C 66:7. O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.
66:7. O ju, që nuk keni besuar! Mos u shfajësoni sot (në Ditën e Gjykimit), sepse, me të vërtetë, dënoheni vetëm për veprat që keni bërë.
66:7. O ju që nuk besoni, mos kërkoni sot ndonjë falje. Me të vërtetë, ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni bërë.
66:7. JA 'EJJUHAL-LEDHINE KEFERU LA TA'TEDHIRUL-JEWME 'INNEMA TUXHZEWNE MA KUNTUM TA'MELUNE
C 66:8. O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".
66:8. O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t'jua shlyejë gabimet e t'ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.
66:8. O ju që besoni, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë. Ndoshta Zoti juaj do t'ju mbulojë të këqijat tuaja dhe do t'ju fusë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që kanë besuar me të. Drita e tyre do të ecë përpara tyre dhe në të djathtën e tyre. Ata do të thonë: "Zoti ynë, përsos dritën tonë për ne dhe na fal. Me të vërtetë, Ti je mbi çdo gjë i Fuqishëm."
66:8. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU TUBU 'ILA ELLAHI TEWBETEN NESUHEN 'ASA REBBUKUM 'EN JUKEFFIRE 'ANKUM SEJJI'ATIKUM WE JUDHILEKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU JEWME LA JUHZI ELLAHU EN-NEBIJE WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU NURUHUM JES'A BEJNE 'EJDIHIM WE BI'EJMANIHIM JEKULUNE REBBENA 'ETMIM LENA NURENA WE EGFIR LENA 'INNEKE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 66:9. O ti Pejgamber, luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
66:9. O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
66:9. O Profet, lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe qëndro i ashpër ndaj tyre. Strehimi i tyre është Xhehenemi. Dhe sa fund i keq është ai!
66:9. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH 'ALEJHIM WE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C 66:10. Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!"
66:10. Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t'i mbrojnë aspak nga Allahu (Ditën e Gjykimit) e atyre të dyjave do t'u thuhet: “Hyni në zjarr, me ata që po hyjnë!”
66:10. Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besuan gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin nën dy nga robërit Tanë të drejtë, por ato i tradhtuan ata, kështu që ata nuk mund të bënin asgjë për to kundër Allahut, dhe atyre u është thënë: "Hyni në zjarr me ata që hyjnë."
66:10. DEREBEL-LAHU METHELEN LILLEDHINE KEFERU EIMRE'ETE NUHIN WE EIMRE'ETE LUTIN KANETA TEHTE 'ABDEJNI MIN 'IBADINA SALIHEJNI FEHANETAHUMA FELEM JUGNIJA 'ANHUMA MINEL-LAHI SHEJ'AN WE KILE EDHULA EN-NARE ME'A ED-DAHILINE