Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 65:7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
65:7. Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.
65:7. Le të shpenzojë ai që ka pasuri sipas mundësisë së tij. Dhe ai që është në vështirësi – le të shpenzojë nga ajo që Allahu i ka dhënë. Allahu nuk e obligon një shpirt përtej asaj që Ai i ka dhënë. Allahu pas një vështirësie sjell lehtësim.
65:7. LIJUNFIK DHU SE'ATIN MIN SE'ATIHI WE MEN KUDIRE 'ALEJHI RIZKUHU FELJUNFIK MIMMA 'ATAHU ELLAHU LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSEN 'ILLA MA 'ATAHA SEJEXH'ALU ELLAHU BA'DE 'USRIN JUSRAN
C 65:8. Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.
65:8. Sa shumë qytete u treguan kokëforta para urdhrave të Zotit të vet dhe të dërguarve të Tij! Ne u kërkuam llogari të rreptë dhe i ndëshkuam me dënim të ashpër.
65:8. Dhe sa shumë qytete i janë rebeluar urdhëresës së Zotit të tyre dhe të dërguarve të Tij, kështu që Ne i kemi marrë ato në llogari të rreptë dhe i kemi ndëshkuar ato me një ndëshkim të tmerrshëm.
65:8. WE KE'EJJIN MIN KARJETIN 'ATET 'AN 'EMRI RABBIHA WE RUSULIHI FEHASEBNAHA HISABEN SHEDIDAN WE 'ADHDHEBNAHA 'ADHABÆN NUKRÆN
C 65:9. Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi.
65:9. Ata i provuan pasojat e veprave të veta dhe fundi i tyre qe shkatërrim.
65:9. Kështu që ato e shijuan ndëshkimin e çështjes së tyre, dhe përfundimi i çështjes së tyre ishte humbje.
65:9. FEDHAKAT WEBALE 'EMRIHA WE KANE 'AKIBETU 'EMRIHA HUSREN
C 65:10. All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur'anin).
65:10. Allahu ka përgatitur për ata dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur, që keni besuar! Allahu ju ka dërguar udhërrëfyesin:
65:10. Allahu ka përgatitur për ta një ndëshkim të ashpër. Prandaj, kini frikë Allahun, o ju që keni mend dhe që keni besuar. Allahu ka zbritur për ju një Përkujtim.
65:10. 'E'ADDEL-LAHU LEHUM 'ADHABEN SHEDIDAN FE ETTEKU ELLAHE JA 'ULIL-'ELBABIL-LEDHINE 'AMENU KAD 'ENZELEL-LAHU 'ILEJKUM DHIKRÆN
C 65:11. Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t'i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë gjithmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë...
65:11. një të Dërguar, i cili ju lexon shpalljet e Allahut me shpjegime të qarta, për t'i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nga errësira në dritë. Atë që beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do ta shpjerë në kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përgjithmonë. Pa dyshim, Allahu ka përgatitur për atë risk të mrekullueshëm.
65:11. Një i Dërguar që ju reciton ajetet e Allahut të qarta, që Ai t'i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira nga errësirat në dritë. Dhe kushdo që beson në Allahun dhe bën vepra të mira – Ai do ta fusë atë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë. Me të vërtetë, Allahu i ka dhënë atij një furnizim të mirë.
65:11. RESULEN JETLU 'ALEJKUM 'AJATI ELLAHI MUBEJJINATIN LIJUHRIXHEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE MEN JU'UMIN BILLAHI WE JA'MEL SALIHAN JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDÆN KAD 'EHSENEL-LAHU LEHU RIZKÆN
C 65:12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
65:12. Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.
65:12. Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhri i Tij zbret mes tyre që ju të mund të dini se Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm dhe se Allahu i ka rrethuar të gjitha gjërat me dijen e Tij.
65:12. ELLAHUL-LEDHI HALEKA SEB'A SEMAWATIN WE MINEL-'ERDI MITHLEHUNNE JETENEZZELUL-'EMRU BEJNEHUNNE LITA'LEMU 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN WE 'ENNEL-LAHE KAD 'EHATE BIKULLI SHEJ'IN 'ILMEN
C 66:1. O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tua? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
66:1. O Profet! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu, duke kërkuar t'u bësh qejfin grave të tua?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
66:1. O Profet, pse ndalon atë që Allahu ta ka lejuar ty, duke kërkuar kënaqësinë e grave të tua? Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
66:1. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU LIME TUHERRIMU MA 'EHELLEL-LAHU LEKE TEBTEGI MERDETE 'EZWAXHIKE WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 66:2. All-llahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithëdijshmi, i urti.
66:2. Allahu ka përcaktuar një mënyrë për t'u liruar nga betimet tuaja. Allahu është Mbrojtësi juaj; Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.
66:2. Allahu tashmë e ka bërë të ligjshme për ju të zgjidhni betimet tuaja. Dhe Allahu është Mbrojtësi juaj. Dhe Ai është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
66:2. KAD FEREDEL-LAHU LEKUM TEHILLETE 'EJMANIKUM WEL-LAHU MEWLAKUM WE HUWEL-'ALIMUL-HEKIMU
C 66:3. (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush ta tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!"
66:3. Kur i Dërguari i tregoi një sekret njërës prej grave të tij, ajo e hapi këtë fjalë. Allahu ia zbuloi këtë të Dërguarit, i cili një pjesë të këtij zbulimi ia tha (gruas që ia përhapi sekretin), kurse pjesën tjetër jo. Kur i Dërguari ia tregoi asaj të fshehtën, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty?” Ai i tha: “Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Mirinformuari”.
66:3. Dhe kur Profeti ia zbuloi një sekret njërës prej grave të tij, dhe ajo e tregoi atë, dhe Allahu e tregoi atë atij, ai ia bëri të njohur një pjesë të tij dhe e mbajti një pjesë tjetër. Pastaj, kur ai e informoi atë për këtë, ajo tha: "Kush të ka informuar për këtë?" Ai tha: "Më ka informuar i Gjithëdijshmi, i Njohuri."
66:3. WE 'IDH 'ESERRE EN-NEBIJU 'ILA BA'DI 'EZWAXHIHI HEDITHEN FELEMMA NEBBE'ET BIHI WE 'EDHHEREHU ELLAHU 'ALEJHI 'ARREFE BA'DEHU WE 'A'REDE 'AN BA'DIN FELEMMA NEBBE'EHA BIHI KALET MEN 'ENBE'EKE HADHA KALE NEBBE'ENIJEL-'ALIMUL-HABIRU
C 66:4. Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
66:4. Nëse ju të dyja ktheheni të penduara tek Allahu, sepse vërtet që zemrat tuaja patën devijuar, Allahu do t'ju falë. Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij, (dijeni se) Allahu është Mbrojtësi i tij, Xhebraili dhe besimtarët e mirë. Veç kësaj, edhe engjëjt e mbështesin atë.
66:4. Nëse të dyja pendoheni te Allahu – sepse zemrat tuaja kanë devijuar. Por nëse i bashkoheni njëra-tjetrës kundër tij – atëherë me të vërtetë, Allahu është Mbrojtësi i tij, dhe Xhibrili dhe të drejtët besimtarë, dhe pas kësaj engjëjt janë ndihmësit e tij.
66:4. 'IN TETUBA 'ILA ELLAHI FEKAD SEGAT KULUBUKUMA WE 'IN TEDHAHERA 'ALEJHI FE'INNALL-LLAHE HUWE MEWLAHU WE XHIBRILU WE SALIHUL-MU'UMININE WEL-MELA'IKETU BA'DE DHALIKE DHEHIRUN
C 66:5. Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
66:5. Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: myslimane, besimtare, të bindura, të kthyera tek Allahu me pendim, adhuruese (të Allahut), agjëruese, të martuara më parë ose të virgjëra.
66:5. Nëse ai ju divorcon, Zoti i tij mund t'i japë atij në këmbim gra më të mira se ju, muslimane, besimtare, të bindura, penduese, adhuruese, agjëruese, të martuara më parë dhe të virgjëra.
66:5. 'ASA REBBUHU 'IN TELLEKAKUNNE 'EN JUBDILEHU 'EZWAXHEN HAJRAN MINKUNNE MUSLIMATIN MU'UMINATIN KANITATIN TA'IBATIN 'ABIDATIN SA'IHATIN THEJJIBATIN WE 'EBKARÆN