Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 65. Talak
Ajete: 12

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 65:1. O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi.
65:1. O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi. Këto janë urdhërimet e Allahut; kushdo që i kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes. Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.
65:1. O Profet, kur divorconi gratë, divorcojini ato në kohën e tyre të përcaktuar dhe llogaritni kohën me saktësi. Dhe kini frikë Allahun, Zotin tuaj. Mos i nxirrni ato nga shtëpitë e tyre dhe as mos lejoni që ato të largohen, përveçse nëse kanë kryer një imoralitet të qartë. Dhe këto janë kufijtë e Allahut. Dhe kushdo që i tejkalon kufijtë e Allahut, ai i ka bërë vetes padrejtësi. Ti nuk e di; ndoshta Allahu sjell pas kësaj një çështje të re.
65:1. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU 'IDHA TELLEKTUMU EN-NISA' FETELLIKUHUNNE LI'IDDETIHINNE WE 'EHSUL-'IDDETE WE ETTEKU ELLAHE REBBEKUM LA TUHRIXHUHUNNE MIN BUJUTIHINNE WE LA JEHRUXHNE 'ILLA 'EN JE'TINE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN WE TILKE HUDUDU ELLAHI WE MEN JETE'ADDE HUDUDEL-LAHI FEKAD DHELEME NEFSEHU LA TEDRI LE'ALLEL-LAHE JUHDITHU BA'DE DHALIKE 'EMREN
C 65:2. E kur t'i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
65:2. Dhe, kur të mbushet afati i caktuar, i mbani ato si ka hije ose ndahuni me to në mënyrë të pëlqyeshme. Merrni dy dëshmitarë të ndershëm prej jush dhe jepni dëshminë tuaj para Allahut! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)
65:2. Pastaj, kur ato arrijnë kohën e tyre të përcaktuar, ose mbajini ato me mirësi ose ndahuni prej tyre me mirësi. Dhe merrni dëshmitarë dy njerëz të drejtë nga mesi juaj dhe kryeni dëshminë për Allahun. Kjo është për atë që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe kushdo që ka frikë Allahun – Ai do t'i bëjë një rrugëdalje.
65:2. FE'IDHA BELEGNE 'EXHELEHUNNE FE'EMSIKUHUNNE BIMA'RUFIN 'EW FARIKUHUNNE BIMA'RUFIN WE 'ESH/HIDU DHEWEJ 'ADLIN MINKUM WE 'EKIMU ESH-SHEHADETE LILLAHI DHALIKUM JU'ADHU BIHI MEN KANE JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE MEN JETTEKI ELLAHE JEXH'AL LEHU MEHREXHEN
C 65:3. dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
65:3. dhe do t'i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.
65:3. Dhe Ai do ta furnizojë atë nga ku ai nuk e pret. Dhe kushdo që mbështetet te Allahu – Ai është i mjaftueshëm për të. Me të vërtetë, Allahu e përmbush çështjen e Tij. Me të vërtetë, Allahu ka vendosur për çdo gjë një masë.
65:3. WE JERZUKHU MIN HEJTHU LA JEHTESIBU WE MEN JETEWEKKEL 'ALA ELLAHI FEHUWE HESBUHU 'INNALL-LLAHE BALIGU 'EMRIHI KAD XHE'ALEL-LAHU LIKULLI SHEJ'IN KADREN
C 65:4. E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
65:4. Nëse dyshoni për ato gra tuajat, të cilave u janë ndërprerë zakonet, mësoni se koha e tyre e pritjes është tre muaj. Njësoj është edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende zakonet. Kurse, për gratë shtatzëna, afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'ia lehtësojë çështjen.
65:4. Dhe për ato nga gratë tuaja që kanë kaluar kohën e menstruacioneve, nëse dyshoni – atëherë koha e pritjes së tyre është tre muaj. Dhe për ato që nuk kanë menstruacione (për shkak të moshës), dhe për ato që janë shtatzëna, koha e tyre është deri sa të lindin. Dhe kushdo që ka frikë Allahun – Ai do ta bëjë çështjen e tij të lehtë.
65:4. WEL-LA'I JE'ISNE MINEL-MEHIDI MIN NISA'IKUM 'INI ERTEBTUM FA'IDDETUHUNNE THELATHETU 'ESH/HURIN WEL-LA'I LEM JEHIDNE WE 'ULATUL-'EHMALI 'EXHELUHUNNE 'EN JEDA'NE HEMLEHUNNE WE MEN JETTEKI ELLAHE JEXH'AL LEHU MIN 'EMRIHI JUSREN
C 65:5. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
65:5. Ja, këto janë urdhërimet që Allahu i ka zbritur për ju. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'ia shlyejë veprat e këqija dhe do t'ia rrisë shpërblimin.
65:5. Kjo është urdhëresa e Allahut që Ai e ka shpallur për ju. Dhe kushdo që ka frikë Allahun – Ai do t'i mbulojë të këqijat e tij dhe do t'i japë një shpërblim të madh.
65:5. DHALIKE 'EMRU ELLAHI 'ENZELEHU 'ILEJKUM WE MEN JETTEKI ELLAHE JUKEFFIR 'ANHU SEJJI'ATIHI WE JU'DHIM LEHU 'EXHREN
C 65:6. Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t'i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepuani atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojë për të gjidhënëse tjetër.
65:6. Gratë e ndara në periudhën e pritjes, le të banojnë aty ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja dhe mos u bini në qafë për t'i detyruar (të largohen). Nëse janë shtatzëna, shpenzoni për ato deri sa të lindin. Nëse fëmija ushqehet me gjirin e nënës, paguajuni atyre shpërblimin dhe merruni vesh me të mirë. Por, nëse keni vështirësi të merreni vesh, atëherë le ta ushqejë me gji një (mëndeshë) tjetër.
65:6. Vendosini ato (gratë e divorcuara) aty ku banoni ju sipas mundësisë tuaj dhe mos i dëmtoni ato për t'i ngushtuar. Dhe nëse ato janë shtatzëna, atëherë shpenzoni për to derisa të lindin. Pastaj, nëse ato ushqejnë për ju fëmijët tuaj, atëherë jepuni atyre shpërblimin e tyre dhe konsultohuni me njëri-tjetrin me mirësjellje. Por nëse keni vështirësi mes jush, atëherë një tjetër grua mund t'i ushqejë fëmijët.
65:6. 'ESKINUHUNNE MIN HEJTHU SEKENTUM MIN WUXHDIKUM WE LA TUDARRUHUNNE LITUDEJJIKU 'ALEJHINNE WE 'IN KUNNE 'ULATI HEMLIN FE'ENFIKU 'ALEJHINNE HETTA JEDA'NE HEMLEHUNNE FE'IN 'ERDA'NE LEKUM FE'ATUHUNNE 'UXHUREHUNNE WE 'TEMIRU BEJNEKUM BIMA'RUFIN WE 'IN TA'ASERTUM FESETURDI'U LEHU 'UHRA
C 65:7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
65:7. Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.
65:7. Le të shpenzojë ai që ka pasuri sipas mundësisë së tij. Dhe ai që është në vështirësi – le të shpenzojë nga ajo që Allahu i ka dhënë. Allahu nuk e obligon një shpirt përtej asaj që Ai i ka dhënë. Allahu pas një vështirësie sjell lehtësim.
65:7. LIJUNFIK DHU SE'ATIN MIN SE'ATIHI WE MEN KUDIRE 'ALEJHI RIZKUHU FELJUNFIK MIMMA 'ATAHU ELLAHU LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSEN 'ILLA MA 'ATAHA SEJEXH'ALU ELLAHU BA'DE 'USRIN JUSRAN
C 65:8. Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.
65:8. Sa shumë qytete u treguan kokëforta para urdhrave të Zotit të vet dhe të dërguarve të Tij! Ne u kërkuam llogari të rreptë dhe i ndëshkuam me dënim të ashpër.
65:8. Dhe sa shumë qytete i janë rebeluar urdhëresës së Zotit të tyre dhe të dërguarve të Tij, kështu që Ne i kemi marrë ato në llogari të rreptë dhe i kemi ndëshkuar ato me një ndëshkim të tmerrshëm.
65:8. WE KE'EJJIN MIN KARJETIN 'ATET 'AN 'EMRI RABBIHA WE RUSULIHI FEHASEBNAHA HISABEN SHEDIDAN WE 'ADHDHEBNAHA 'ADHABÆN NUKRÆN
C 65:9. Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi.
65:9. Ata i provuan pasojat e veprave të veta dhe fundi i tyre qe shkatërrim.
65:9. Kështu që ato e shijuan ndëshkimin e çështjes së tyre, dhe përfundimi i çështjes së tyre ishte humbje.
65:9. FEDHAKAT WEBALE 'EMRIHA WE KANE 'AKIBETU 'EMRIHA HUSREN
C 65:10. All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur'anin).
65:10. Allahu ka përgatitur për ata dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur, që keni besuar! Allahu ju ka dërguar udhërrëfyesin:
65:10. Allahu ka përgatitur për ta një ndëshkim të ashpër. Prandaj, kini frikë Allahun, o ju që keni mend dhe që keni besuar. Allahu ka zbritur për ju një Përkujtim.
65:10. 'E'ADDEL-LAHU LEHUM 'ADHABEN SHEDIDAN FE ETTEKU ELLAHE JA 'ULIL-'ELBABIL-LEDHINE 'AMENU KAD 'ENZELEL-LAHU 'ILEJKUM DHIKRÆN
C 65:11. Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t'i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë gjithmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë...
65:11. një të Dërguar, i cili ju lexon shpalljet e Allahut me shpjegime të qarta, për t'i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nga errësira në dritë. Atë që beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do ta shpjerë në kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përgjithmonë. Pa dyshim, Allahu ka përgatitur për atë risk të mrekullueshëm.
65:11. Një i Dërguar që ju reciton ajetet e Allahut të qarta, që Ai t'i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira nga errësirat në dritë. Dhe kushdo që beson në Allahun dhe bën vepra të mira – Ai do ta fusë atë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë. Me të vërtetë, Allahu i ka dhënë atij një furnizim të mirë.
65:11. RESULEN JETLU 'ALEJKUM 'AJATI ELLAHI MUBEJJINATIN LIJUHRIXHEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE MEN JU'UMIN BILLAHI WE JA'MEL SALIHAN JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDÆN KAD 'EHSENEL-LAHU LEHU RIZKÆN
C 65:12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
65:12. Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.
65:12. Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhri i Tij zbret mes tyre që ju të mund të dini se Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm dhe se Allahu i ka rrethuar të gjitha gjërat me dijen e Tij.
65:12. ELLAHUL-LEDHI HALEKA SEB'A SEMAWATIN WE MINEL-'ERDI MITHLEHUNNE JETENEZZELUL-'EMRU BEJNEHUNNE LITA'LEMU 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN WE 'ENNEL-LAHE KAD 'EHATE BIKULLI SHEJ'IN 'ILMEN