U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
66:9.
O ti Pejgamber, luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
66:9.
O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
66:9.
O Profet, lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe qëndro i ashpër ndaj tyre. Strehimi i tyre është Xhehenemi. Dhe sa fund i keq është ai!
66:9.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH 'ALEJHIM WE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C
66:10.
Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!"
66:10.
Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t'i mbrojnë aspak nga Allahu (Ditën e Gjykimit) e atyre të dyjave do t'u thuhet: “Hyni në zjarr, me ata që po hyjnë!”
66:10.
Allahu ka dhënë si shembull për ata që nuk besuan gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin nën dy nga robërit Tanë të drejtë, por ato i tradhtuan ata, kështu që ata nuk mund të bënin asgjë për to kundër Allahut, dhe atyre u është thënë: "Hyni në zjarr me ata që hyjnë."
66:10.
DEREBEL-LAHU METHELEN LILLEDHINE KEFERU EIMRE'ETE NUHIN WE EIMRE'ETE LUTIN KANETA TEHTE 'ABDEJNI MIN 'IBADINA SALIHEJNI FEHANETAHUMA FELEM JUGNIJA 'ANHUMA MINEL-LAHI SHEJ'AN WE KILE EDHULA EN-NARE ME'A ED-DAHILINE
C
66:11.
E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!"
66:11.
Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!”
66:11.
Dhe Allahu ka dhënë si shembull për ata që besuan gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, ndërto për mua pranë Teje një shtëpi në Xhenet dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli i padrejtë."
66:11.
WE DEREBEL-LAHU METHELEN LILLEDHINE 'AMENU EIMRE'ETE FIR'AWNE 'IDH KALET RABBI EBNI LI 'INDEKE BEJTAN FIL-XHENNETI WE NEXHXHINI MIN FIR'AWNE WE 'AMELIHI WE NEXHXHINI MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C
66:12.
Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt, e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
66:12.
Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila ruajti virgjërinë e saj; Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë (shpirtin e Isait a.s.). Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij e ishte nga të devotshmit!
66:12.
Dhe Merjemen, bijën e Imranit, e cila e ruajti pastërtinë e saj, kështu që Ne frymëzuam në të nga shpirti Ynë, dhe ajo i besoi fjalëve të Zotit të saj dhe Librave të Tij, dhe ajo ishte nga të bindurat.
66:12.
WE MERJEME EBNETE 'IMRANEL-LETI 'EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHI MIN RUHINA WE SEDDEKAT BIKELIMATI RABBIHA WE KUTUBIHI WE KANET MINEL-KANITINE
C
67:1.
I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
67:1.
Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë!
67:1.
I Bekuar është Ai në Dorën e të Cilit është sundimi, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
67:1.
TEBAREKEL-LEDHI BIJEDIHIL-MULKU WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
67:2.
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
67:2.
Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t'ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.
67:2.
Ai është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën që të mund t'ju sprovojë se kush prej jush është më i miri në vepra. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, Falësi.
67:2.
EL-LEDHI HALEKAL-MEWTE WEL-HEJETE LIJEBLUWEKUM 'EJJUKUM 'EHSENU 'AMELAN WE HUWEL-'AZIZUL-GAFURU
C
67:3.
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
67:3.
Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?
67:3.
Ai krijoi shtatë qiej në shtresa. Ti nuk shikon në krijimin e të Gjithëmëshirshmit ndonjë mangësi. Ktheje shikimin tënd. A sheh ndonjë çarje?
67:3.
EL-LEDHI HALEKA SEB'A SEMAWATIN TIBAKEN MA TERA FI HALKI ER-REHMANI MIN TEFAWUTIN FARXHI'IL-BESERE HEL TERA MIN FUTURIN
C
67:4.
Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
67:4.
Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.
67:4.
Pastaj ktheje shikimin përsëri dhe përsëri. Shikimi yt do të kthehet te ti i përulur ndërsa është i lodhur.
67:4.
THUMME ERXHI'IL-BESERE KERRETEJNI JENKALIB 'ILEJKEL-BESERU HASI'EN WE HUWE HESIRUN
C
67:5.
Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
67:5.
Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe i kemi bërë ato si predha për të larguar djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
67:5.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me llamba, dhe Ne i kemi bërë ato gjuajtje për shejtanët, dhe Ne kemi përgatitur për ta ndëshkimin e flakës.
67:5.
WE LEKAD ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIMESABIHE WE XHE'ALNAHA RUXHUMEN LILSHSHEJATINI WE 'A'TEDNA LEHUM 'ADHABE ES-SA'IRI
C
67:6.
Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
67:6.
Kurse për ata, që e mohojnë Zotin e tyre, dënimi është Xhehenemi; eh, sa i shëmtuar është ai vendbanim!
67:6.
Dhe për ata që mohuan Zotin e tyre është ndëshkimi i Xhehenemit. Dhe sa fund i keq është ai!
67:6.
WE LILLEDHINE KEFERU BIREBBIHIM 'ADHABU XHEHENNEME WE BI'SEL-MESIRU
C
67:7.
Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
67:7.
Kur të hidhen aty, do të dëgjojnë ulërimën e tij, ndërkohë që ai vlon
67:7.
Kur ata hidhen në të, ata do të dëgjojnë një zhurmë të frikshme ndërsa ai vlon.
67:7.
'IDHA 'ULKU FIHA SEMI'U LEHA SHEHIKEN WE HIJE TEFURU