Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 67:15. Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
67:15. Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.
67:15. Ai është Ai që e bëri tokën të nënshtruar për ju, kështu që ecni nëpër skajet e saj dhe hani nga furnizimi i Tij. Dhe te Ai është ringjallja.
67:15. HUWEL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE DHELULEN FAMSHU FI MENAKIBIHA WE KULU MIN RIZKIHI WE 'ILEJHI EN-NUSHURU
C 67:16. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet.
67:16. A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t'ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?
67:16. A ndiheni të sigurt se Ai që është mbi qiell nuk do ta bëjë tokën të gëlltisë juve ndërsa ajo dridhet?
67:16. 'E'EMINTUM MEN FI ES-SEMA'I 'EN JEHSIFE BIKUMUL-'ERDE FE'IDHA HIJE TEMURU
C 67:17. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!
67:17. A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do t'ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do ta dini sa i frikshëm është paralajmërimi Im!
67:17. Ose a ndiheni të sigurt se Ai që është mbi qiell nuk do të dërgojë mbi ju një erë me gurë? Pastaj ju do ta dini se si është paralajmërimi Im.
67:17. 'EM 'EMINTUM MEN FI ES-SEMA'I 'EN JURSILE 'ALEJKUM HASIBEN FESETA'LEMUNE KEJFE NEDHIRI
C 67:18. Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im !?
67:18. Edhe ata që ishin para jush i quajtën gënjeshtarë të dërguarit e tyre. Eh, sa i ashpër ka qenë ndëshkimi Im!
67:18. Dhe me të vërtetë, ata që ishin para tyre mohuan. Atëherë, sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im.
67:18. WE LEKAD KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEKEJFE KANE NEKIRI
C 67:19. A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.
67:19. A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.
67:19. A nuk e shohin ata shpendët mbi ta, duke shtrirë krahët e tyre dhe duke i mbledhur? Askush nuk i mban ato përveç të Gjithëmëshirshmit. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëvëzhguesi për çdo gjë.
67:19. 'EWELEM JEREW 'ILAT-TEJRI FEWKAHUM SAFFATIN WE JEKBIDNE MA JUMSIKUHUNNE 'ILLA ER-REHMANU 'INNEHU BIKULLI SHEJ'IN BESIRUN
C 67:20. Kush është ajo ushtri juaja që do t'ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.
67:20. Kush është ai, që mund t'ju ndihmojë si një ushtri e tërë, përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit janë pre e mashtrimit (të shejtanit).
67:20. Kush është ai që mund t'ju ndihmojë si një ushtri përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit nuk janë tjetër veçse në një mashtrim.
67:20. 'EMMEN HADHAL-LEDHI HUWE XHUNDUN LEKUM JENSURUKUM MIN DUNI ER-REHMANI 'INIL-KAFIRUNE 'ILLA FI GURURIN
C 67:21. Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
67:21. Kush janë ata, që do t'ju japin mjete jetese, në qoftë se Ai jua ndalon ato? Por ata janë zhytur në kryeneçësi e mendjemadhësi.
67:21. Kush është ai që mund t'ju japë furnizim nëse Ai e ndalon atë? Por ata këmbëngulin në kryelartësinë dhe largimin.
67:21. 'EMMEN HADHAL-LEDHI JERZUKUKUM 'IN 'EMSEKE RIZKAHU BEL LEXHXHU FI 'UTUWIN WE NUFURIN
C 67:22. A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
67:22. A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?
67:22. A është ai që ecën përkulur mbi fytyrën e tij më i udhëzuar, apo ai që ecën drejt mbi një rrugë të drejtë?
67:22. 'EFEMEN JEMSHI MUKIBBEN 'ALA WEXHHIHI 'EHDA 'EMMEN JEMSHI SEWIJAN 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 67:23. Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni"
67:23. Thuaju: “Është Ai që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatë ju pak e falënderoni!”
67:23. Thuaj: "Ai është Ai që ju krijoi dhe ju dha dëgjimin dhe të pamurit dhe zemrat. Pak jeni ju që falënderoni."
67:23. KUL HUWEL-LEDHI 'ENSHE'EKUM WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE KALILEN MA TESHKURUNE
C 67:24. Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!"
67:24. Thuaju: “Është Ai që ju ka shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni”.
67:24. Thuaj: "Ai është Ai që ju shumoi në tokë dhe tek Ai do të mblidheni."
67:24. KUL HUWEL-LEDHI DHERE'EKUM FIL-'ERDI WE 'ILEJHI TUHSHERUNE
C 67:25. E ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?"
67:25. Ata thonë: “Atëherë, kur (do të vijë) ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
67:25. Dhe ata thonë: "Kur është kjo premtim, nëse jeni të sinqertë?"
67:25. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE