U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
67:18.
Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im !?
67:18.
Edhe ata që ishin para jush i quajtën gënjeshtarë të dërguarit e tyre. Eh, sa i ashpër ka qenë ndëshkimi Im!
67:18.
Dhe me të vërtetë, ata që ishin para tyre mohuan. Atëherë, sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im.
67:18.
WE LEKAD KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEKEJFE KANE NEKIRI
C
67:19.
A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.
67:19.
A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.
67:19.
A nuk e shohin ata shpendët mbi ta, duke shtrirë krahët e tyre dhe duke i mbledhur? Askush nuk i mban ato përveç të Gjithëmëshirshmit. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëvëzhguesi për çdo gjë.
67:19.
'EWELEM JEREW 'ILAT-TEJRI FEWKAHUM SAFFATIN WE JEKBIDNE MA JUMSIKUHUNNE 'ILLA ER-REHMANU 'INNEHU BIKULLI SHEJ'IN BESIRUN
C
67:20.
Kush është ajo ushtri juaja që do t'ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.
67:20.
Kush është ai, që mund t'ju ndihmojë si një ushtri e tërë, përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit janë pre e mashtrimit (të shejtanit).
67:20.
Kush është ai që mund t'ju ndihmojë si një ushtri përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit nuk janë tjetër veçse në një mashtrim.
67:20.
'EMMEN HADHAL-LEDHI HUWE XHUNDUN LEKUM JENSURUKUM MIN DUNI ER-REHMANI 'INIL-KAFIRUNE 'ILLA FI GURURIN
C
67:21.
Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
67:21.
Kush janë ata, që do t'ju japin mjete jetese, në qoftë se Ai jua ndalon ato? Por ata janë zhytur në kryeneçësi e mendjemadhësi.
67:21.
Kush është ai që mund t'ju japë furnizim nëse Ai e ndalon atë? Por ata këmbëngulin në kryelartësinë dhe largimin.
67:21.
'EMMEN HADHAL-LEDHI JERZUKUKUM 'IN 'EMSEKE RIZKAHU BEL LEXHXHU FI 'UTUWIN WE NUFURIN
C
67:22.
A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
67:22.
A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e drejtë?
67:22.
A është ai që ecën përkulur mbi fytyrën e tij më i udhëzuar, apo ai që ecën drejt mbi një rrugë të drejtë?
67:22.
'EFEMEN JEMSHI MUKIBBEN 'ALA WEXHHIHI 'EHDA 'EMMEN JEMSHI SEWIJAN 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
67:23.
Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni"
67:23.
Thuaju: “Është Ai që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatë ju pak e falënderoni!”
67:23.
Thuaj: "Ai është Ai që ju krijoi dhe ju dha dëgjimin dhe të pamurit dhe zemrat. Pak jeni ju që falënderoni."
67:23.
KUL HUWEL-LEDHI 'ENSHE'EKUM WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE KALILEN MA TESHKURUNE
C
67:24.
Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!"
67:24.
Thuaju: “Është Ai që ju ka shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni”.
67:24.
Thuaj: "Ai është Ai që ju shumoi në tokë dhe tek Ai do të mblidheni."
67:24.
KUL HUWEL-LEDHI DHERE'EKUM FIL-'ERDI WE 'ILEJHI TUHSHERUNE
C
67:25.
E ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?"
67:25.
Ata thonë: “Atëherë, kur (do të vijë) ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
67:25.
Dhe ata thonë: "Kur është kjo premtim, nëse jeni të sinqertë?"
67:25.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
67:26.
Thuaj: "Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije!"
67:26.
Thuaju: “Dijenija (për këtë) i përket vetëm Allahut, kurse unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”.
67:26.
Thuaj: "Me të vërtetë, dijenia është vetëm te Allahu. Dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
67:26.
KUL 'INNEMAL-'ILMU 'INDEL-LAHI WE 'INNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C
67:27.
Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!"
67:27.
Kur të shohin dënimin për së afërmi, fytyrat e atyre që mohuan do të zymtohen dhe, atëherë, do t'u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni kërkuar të shpejtohej!”
67:27.
Por kur ata e shohin atë të afërt, fytyrat e atyre që nuk besuan do të errësohen, dhe do t'u thuhet: "Kjo është ajo që kërkuat."
67:27.
FELEMMA RE'EWHU ZULFETEN SI'ET WUXHUHUL-LEDHINE KEFERU WE KILE HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TEDDA'UNE
C
67:28.
Thuaj: "Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t'i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?"
67:28.
Thuaj: “Mendoni: në qoftë se Allahu më shkatërron mua dhe ndjekësit e mi apo na mëshiron, kush është ai që do t'i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?!”
67:28.
Thuaj: "A e keni menduar nëse Allahu do të më shkatërrojë mua dhe ata që janë me mua ose do të na mëshirojë? Kush do t'i mbrojë mohuesit nga një ndëshkim i dhimbshëm?"
67:28.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'EHLEKENIJEL-LAHU WE MEN MA'I 'EW REHIMENA FEMEN JUXHIRUL-KAFIRINE MIN 'ADHABIN 'ELIMIN