Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 67:24. Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!"
67:24. Thuaju: “Është Ai që ju ka shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni”.
67:24. Thuaj: "Ai është Ai që ju shumoi në tokë dhe tek Ai do të mblidheni."
67:24. KUL HUWEL-LEDHI DHERE'EKUM FIL-'ERDI WE 'ILEJHI TUHSHERUNE
C 67:25. E ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?"
67:25. Ata thonë: “Atëherë, kur (do të vijë) ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
67:25. Dhe ata thonë: "Kur është kjo premtim, nëse jeni të sinqertë?"
67:25. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 67:26. Thuaj: "Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije!"
67:26. Thuaju: “Dijenija (për këtë) i përket vetëm Allahut, kurse unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”.
67:26. Thuaj: "Me të vërtetë, dijenia është vetëm te Allahu. Dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
67:26. KUL 'INNEMAL-'ILMU 'INDEL-LAHI WE 'INNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C 67:27. Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!"
67:27. Kur të shohin dënimin për së afërmi, fytyrat e atyre që mohuan do të zymtohen dhe, atëherë, do t'u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni kërkuar të shpejtohej!”
67:27. Por kur ata e shohin atë të afërt, fytyrat e atyre që nuk besuan do të errësohen, dhe do t'u thuhet: "Kjo është ajo që kërkuat."
67:27. FELEMMA RE'EWHU ZULFETEN SI'ET WUXHUHUL-LEDHINE KEFERU WE KILE HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TEDDA'UNE
C 67:28. Thuaj: "Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t'i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?"
67:28. Thuaj: “Mendoni: në qoftë se Allahu më shkatërron mua dhe ndjekësit e mi apo na mëshiron, kush është ai që do t'i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?!”
67:28. Thuaj: "A e keni menduar nëse Allahu do të më shkatërrojë mua dhe ata që janë me mua ose do të na mëshirojë? Kush do t'i mbrojë mohuesit nga një ndëshkim i dhimbshëm?"
67:28. KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'EHLEKENIJEL-LAHU WE MEN MA'I 'EW REHIMENA FEMEN JUXHIRUL-KAFIRINE MIN 'ADHABIN 'ELIMIN
C 67:29. Thuaj: "Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!"
67:29. Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi; ne Atë besojmë dhe tek Ai mbështetemi e ju, sigurisht, do ta merrni vesh se kush do të jetë në humbje të plotë”.
67:29. Thuaj: "Ai është i Gjithëmëshirshmi. Ne kemi besuar në Të dhe tek Ai ne mbështetemi. Prandaj, së shpejti do të dini se kush është në një humbje të qartë."
67:29. KUL HUWE ER-REHMANU 'AMENNA BIHI WE 'ALEJHI TEWEKKELNA FESETA'LEMUNE MEN HUWE FI DELALIN MUBININ
C 67:30. Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?"
67:30. Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja ju shteren, kush (përveç Allahut) do t'ju sjellë ujë rrjedhës?!”
67:30. Thuaj: "A e keni menduar nëse uji juaj do të zhdukej në tokë, atëherë kush do t'ju sillte ujë që rrjedh?"
67:30. KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'ESBEHE MA'UUKUM GAWREN FEMEN JE'TIKUM BIMA'IN MA'ININ
C 68:1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
68:1. Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë
68:1. Nun. Pasha kalemin dhe atë që ata shkruajnë.
68:1. NUN WEL-KALEMI WE MA JESTURUNE
C 68:2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
68:2. se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë.
68:2. Nuk je ti, me anë të mirësisë së Zotit tënd, një i çmendur.
68:2. MA 'ENTE BINI'METI RABBIKE BIMEXHNUNIN
C 68:3. Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
68:3. Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer
68:3. Dhe me të vërtetë, për ty ka një shpërblim të pandërprerë.
68:3. WE 'INNE LEKE LE'EXHREN GAJRE MEMNUNIN
C 68:4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!
68:4. se ti je me virtyte madhore.
68:4. Dhe me të vërtetë, ti je me një karakter të madh.
68:4. WE 'INNEKE LE'ALA HULUKIN 'ADHIMIN