Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 88. Gashije
Ajete: 26

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 88:1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
88:1. A ke dëgjuar për Ngjarjen Gjithëpërfshirëse (Kiametin)?
88:1. A të ka ardhur lajmi i Mbulesës?
88:1. HEL 'ETAKE HEDITHUL-GASHIJETI
C 88:2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,
88:2. Atë Ditë do të poshtërohen fytyra njerëzish,
88:2. Disa fytyra atë ditë do të jenë të poshtëruara,
88:2. WUXHUHUN JEWME'IDHIN HASHI'ATUN
C 88:3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
88:3. që kanë punuar e janë rraskapitur (duke bërë të këqija në këtë botë).
88:3. Duke punuar me mund dhe të lodhura,
88:3. 'AMILETUN NASIBETUN
C 88:4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
88:4. Ata do të digjen në zjarr të nxehtë
88:4. Do të hyjnë në një zjarr të ndezur.
88:4. TESLA NAREN HAMIJETEN
C 88:5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
88:5. e do të pinë nga burime të valuara.
88:5. Atyre do t'u jepet për të pirë nga një burim shumë i nxehtë.
88:5. TUSKA MIN 'AJNIN 'ANIJETIN
C 88:6. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
88:6. Për ata nuk do të ketë tjetër ushqim, përveç ferrave helmuese,
88:6. Ata nuk do të kenë ushqim përveç nga një bar me gjemba,
88:6. LEJSE LEHUM TA'AMUN 'ILLA MIN DERI'IN
C 88:7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
88:7. të cilat as nuk do t'i mbajnë, as nuk do t'ua shuajn urinë.
88:7. Që nuk do t'i ushqejë dhe as nuk do t'i kënaqë urinë.
88:7. LA JUSMINU WE LA JUGNI MIN XHU'IN
C 88:8. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,
88:8. Atë Ditë, fytyrat e disave do të jenë të gëzuara,
88:8. Dhe disa fytyra atë ditë do të jenë të kënaqura,
88:8. WUXHUHUN JEWME'IDHIN NA'IMETUN
C 88:9. Të kënaqura për veprimet e veta,
88:9. të kënaqura për punët e bëra.
88:9. Të kënaqura me përpjekjen e tyre,
88:9. LISA'JIHA RADIJETUN
C 88:10. Në xhennet të shkallës së lartë,
88:10. Ata do të jenë në kopshtin e lartë,
88:10. Në një kopsht të lartë,
88:10. FI XHENNETIN 'ALIJETIN
C 88:11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,
88:11. në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
88:11. Nuk do të dëgjojnë aty ndonjë fjalë të kotë.
88:11. LA TESMA'U FIHA LAGIJETEN
C 88:12. Aty ka kroje që rrjedhin,
88:12. Atje ka një burim rrjedhës uji
88:12. Aty ka një burim që rrjedh,
88:12. FIHA 'AJNUN XHARIJETUN
C 88:13. Aty kanë shtretër të lartë
88:13. dhe divane të ngritura,
88:13. Aty ka divane të ngritura,
88:13. FIHA SURURUN MERFU'ATUN
C 88:14. Dhe gastare të vëna pranë,
88:14. ka kupa të vëna (për t'u mbajtur në dorë)
88:14. Dhe kupa të vendosura,
88:14. WE 'EKWABUN MEWDU'ATUN
C 88:15. Edhe jastëkë të renduar për mbështetje,
88:15. dhe jastëkë të renditur,
88:15. Dhe jastëkë të radhitur,
88:15. WE NEMARIKU MESFUFETUN
C 88:16. Edhe qilima të shtruar.
88:16. si dhe shumë qilima të shtruar.
88:16. Dhe qilima të shtruar.
88:16. WE ZERABIJU MEBTHUTHETUN
C 88:17. A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?
88:17. Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!
88:17. A nuk shohin ata te devetë, si janë krijuar?
88:17. 'EFELA JENDHURUNE 'ILAL-'IBILI KEJFE HULIKAT
C 88:18. Edhe qiellin se si është ngritur lart!
88:18. Po qiellin, se si është ngritur?!
88:18. Dhe te qielli, si është ngritur?
88:18. WE 'ILA ES-SEMA'I KEJFE RUFI'AT
C 88:19. Edhe kodrat se si janë vënduar!
88:19. Po malet, se si janë vënë të patundur?!
88:19. Dhe te malet, si janë vendosur?
88:19. WE 'ILAL-XHIBALI KEJFE NUSIBET
C 88:20. Edhe tokën se si është shtruar!
88:20. Po Tokën, se si është shtrirë?!
88:20. Dhe te toka, si është shtruar?
88:20. WE 'ILAL-'ERDI KEJFE SUTIHET
C 88:21. E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,
88:21. Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues
88:21. Prandaj, përkujto, sepse ti je vetëm një përkujtesë.
88:21. FEDHEKKIR 'INNEMA 'ENTE MUDHEKKIRUN
C 88:22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
88:22. dhe nuk je ngarkuar t'i detyrosh ata me forcë!
88:22. Ti nuk je mbi ta një mbikëqyrës.
88:22. LESTE 'ALEJHIM BIMUSEJTIRIN
C 88:23. Përveç atij që zbrapset e nuk beson,
88:23. Sa për ata që shmangen dhe nuk besojnë,
88:23. Por kushdo që kthehet dhe mohon,
88:23. 'ILLA MEN TEWELLA WE KEFERE
C 88:24. All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.
88:24. Allahu do t'i ndëshkojë me dënimin më të madh.
88:24. Allahu do ta ndëshkojë atë me ndëshkimin më të madh.
88:24. FEJU'ADHDHIBUHU ELLAHUL-'ADHABEL-'EKBERE
C 88:25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.
88:25. Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne
88:25. Me të vërtetë, tek Ne është kthimi i tyre.
88:25. 'INNE 'ILEJNA 'IABEHUM
C 88:26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.
88:26. dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh!
88:26. Pastaj, me të vërtetë, mbi Ne është llogaria e tyre.
88:26. THUMME 'INNE 'ALEJNA HISABEHUM