Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 88:20. Edhe tokën se si është shtruar!
88:20. Po Tokën, se si është shtrirë?!
88:20. Dhe te toka, si është shtruar?
88:20. WE 'ILAL-'ERDI KEJFE SUTIHET
C 88:21. E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,
88:21. Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues
88:21. Prandaj, përkujto, sepse ti je vetëm një përkujtesë.
88:21. FEDHEKKIR 'INNEMA 'ENTE MUDHEKKIRUN
C 88:22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
88:22. dhe nuk je ngarkuar t'i detyrosh ata me forcë!
88:22. Ti nuk je mbi ta një mbikëqyrës.
88:22. LESTE 'ALEJHIM BIMUSEJTIRIN
C 88:23. Përveç atij që zbrapset e nuk beson,
88:23. Sa për ata që shmangen dhe nuk besojnë,
88:23. Por kushdo që kthehet dhe mohon,
88:23. 'ILLA MEN TEWELLA WE KEFERE
C 88:24. All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.
88:24. Allahu do t'i ndëshkojë me dënimin më të madh.
88:24. Allahu do ta ndëshkojë atë me ndëshkimin më të madh.
88:24. FEJU'ADHDHIBUHU ELLAHUL-'ADHABEL-'EKBERE
C 88:25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.
88:25. Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne
88:25. Me të vërtetë, tek Ne është kthimi i tyre.
88:25. 'INNE 'ILEJNA 'IABEHUM
C 88:26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.
88:26. dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh!
88:26. Pastaj, me të vërtetë, mbi Ne është llogaria e tyre.
88:26. THUMME 'INNE 'ALEJNA HISABEHUM
C 89:1. Pasha agimin!
89:1. Betohem për muzgun e agimit
89:1. Betohem për agimin,
89:1. WEL-FEXHRI
C 89:2. Pasha dhjetë netët!
89:2. dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!
89:2. Dhe për dhjetë netët,
89:2. WE LEJALIN 'ASHRIN
C 89:3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
89:3. Betohem për çiftin dhe tekun
89:3. Dhe për çiftin dhe tekun,
89:3. WE ESH-SHEF'I WEL-WETRI
C 89:4. Pasha natën që shkon!
89:4. dhe për natën kur largohet!
89:4. Dhe për natën kur ajo kalon.
89:4. WEL-LEJLI 'IDHA JESRI