Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 88:4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
88:4. Ata do të digjen në zjarr të nxehtë
88:4. Do të hyjnë në një zjarr të ndezur.
88:4. TESLA NAREN HAMIJETEN
C 88:5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
88:5. e do të pinë nga burime të valuara.
88:5. Atyre do t'u jepet për të pirë nga një burim shumë i nxehtë.
88:5. TUSKA MIN 'AJNIN 'ANIJETIN
C 88:6. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
88:6. Për ata nuk do të ketë tjetër ushqim, përveç ferrave helmuese,
88:6. Ata nuk do të kenë ushqim përveç nga një bar me gjemba,
88:6. LEJSE LEHUM TA'AMUN 'ILLA MIN DERI'IN
C 88:7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
88:7. të cilat as nuk do t'i mbajnë, as nuk do t'ua shuajn urinë.
88:7. Që nuk do t'i ushqejë dhe as nuk do t'i kënaqë urinë.
88:7. LA JUSMINU WE LA JUGNI MIN XHU'IN
C 88:8. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,
88:8. Atë Ditë, fytyrat e disave do të jenë të gëzuara,
88:8. Dhe disa fytyra atë ditë do të jenë të kënaqura,
88:8. WUXHUHUN JEWME'IDHIN NA'IMETUN
C 88:9. Të kënaqura për veprimet e veta,
88:9. të kënaqura për punët e bëra.
88:9. Të kënaqura me përpjekjen e tyre,
88:9. LISA'JIHA RADIJETUN
C 88:10. Në xhennet të shkallës së lartë,
88:10. Ata do të jenë në kopshtin e lartë,
88:10. Në një kopsht të lartë,
88:10. FI XHENNETIN 'ALIJETIN
C 88:11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,
88:11. në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
88:11. Nuk do të dëgjojnë aty ndonjë fjalë të kotë.
88:11. LA TESMA'U FIHA LAGIJETEN
C 88:12. Aty ka kroje që rrjedhin,
88:12. Atje ka një burim rrjedhës uji
88:12. Aty ka një burim që rrjedh,
88:12. FIHA 'AJNUN XHARIJETUN
C 88:13. Aty kanë shtretër të lartë
88:13. dhe divane të ngritura,
88:13. Aty ka divane të ngritura,
88:13. FIHA SURURUN MERFU'ATUN
C 88:14. Dhe gastare të vëna pranë,
88:14. ka kupa të vëna (për t'u mbajtur në dorë)
88:14. Dhe kupa të vendosura,
88:14. WE 'EKWABUN MEWDU'ATUN