Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 72. Xhin
Ajete: 28

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 72:1. Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
72:1. Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa prej xhindeve kanë dëgjuar (Kuranin) dhe kanë thënë: 'Me të vërtetë, kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm,
72:1. Thuaj: "Më është shpallur se një grup xhindësh dëgjuan dhe thanë: 'Me të vërtetë, ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm.
72:1. KUL 'UHIJE 'ILEJJE 'ENNEHU ESTEME'A NEFERUN MINEL-XHINNI FEKALU 'INNA SEMI'NA KUR'ANEN 'AXHEBAN
C 72:2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë".
72:2. i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t'i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim)!
72:2. Ai udhëzon drejt të vërtetës, prandaj ne kemi besuar në të. Dhe ne nuk do t'i shoqërojmë askënd Zotit tonë.
72:2. JEHDI 'ILA ER-RUSHDI FE'AMENNA BIHI WE LEN NUSHRIKE BIREBBINA 'EHEDEN
C 72:3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë.
72:3. Qoftë lartësuar Madhëria e Zotit tonë! Ai nuk ka zgjedhur as bashkëshorte, as bir.
72:3. Dhe me të vërtetë, lartësia e Zotit tonë është madhështore. Ai nuk ka marrë për Vete grua dhe as fëmijë.
72:3. WE 'ENNEHU TA'ALA XHEDDU RABBINA MA ETTEHADHE SAHIBETEN WE LA WELEDEN
C 72:4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
72:4. Por disa të marrë nga ne flisnin gënjeshtra për Allahun,
72:4. Dhe me të vërtetë, të marrë nga ne thoshin për Allahun një gënjeshtër të madhe.
72:4. WE 'ENNEHU KANE JEKULU SEFIHUNA 'ALA ELLAHI SHETETEN
C 72:5. Ndërsa ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,
72:5. kurse ne mendonim se as njerëzit, as xhindet nuk flasin gënjeshtra për Allahun.
72:5. Dhe ne menduam se as njerëzit dhe as xhindët nuk do të thoshin gënjeshtra për Allahun.
72:5. WE 'ENNA DHENENNA 'EN LEN TEKULEL-'INSU WEL-XHINNU 'ALA ELLAHI KEDHIBEN
C 72:6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
72:6. Në të vërtetë, ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga xhindet, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.
72:6. Dhe me të vërtetë, kishte burra nga njerëzit që kërkonin strehim te burrat e xhindëve, por ata i shtuan atyre humbjen.
72:6. WE 'ENNEHU KANE RIXHALUN MINEL-'INSI JA'UDHUNE BIRIXHALIN MINEL-XHINNI FEZADUHUM REHEKEN
C 72:7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë.
72:7. Edhe ata mendonin siç mendonit ju, se Allahu nuk do të ringjallte askënd.
72:7. Dhe me të vërtetë, ata menduan, ashtu siç mendonit ju, se Allahu nuk do të ringjallë askënd.
72:7. WE 'ENNEHUM DHENNU KEMA DHENENTUM 'EN LEN JEB'ATHEL-LAHU 'EHEDEN
C 72:8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
72:8. Ne jemi ata që kemi synuar qiellin, por kemi hasur në plot roje të forta (engjëj të fuqishëm) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë).
72:8. Dhe me të vërtetë, ne arritëm qiellin, por e gjetëm atë të mbushur me rojtarë të fortë dhe me flakë.
72:8. WE 'ENNA LEMESNA ES-SEMA'E FEWEXHEDNAHA MULI'ET HERESEN SHEDIDAN WE SHUHUBÆN
C 72:9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
72:9. Dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) në pritë.
72:9. Dhe me të vërtetë, ne rrinim aty për të dëgjuar, por kushdo që dëgjon tani gjen një flakë të ndezur në pritë për të.
72:9. WE 'ENNA KUNNA NEK'UDU MINHA MEKA'IDE LILSSEM'I FEMEN JESTEMI'IL-'ANE JEXHID LEHU SHIHABEN RESEDAN
C 72:10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë.
72:10. Ne nuk e dimë nëse (me këto roja të qiellit) është synuar e keqja (zbritja e dënimit) për ata që janë në Tokë apo Zoti i tyre kërkon t'i udhëzojë në rrugë të drejtë?!
72:10. Dhe ne nuk e dimë nëse të keqen u është dashur atyre që janë në tokë, apo Zoti i tyre ka dashur për ta një rrugë të drejtë.
72:10. WE 'ENNA LA NEDRI 'ESHERRUN 'URIDE BIMEN FIL-'ERDI 'EM 'ERADE BIHIM REBBUHUM RESHEDEN
C 72:11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
72:11. E midis nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; jemi ndarë në grupime të ndryshme.
72:11. Dhe me të vërtetë, disa prej nesh janë të drejtë dhe disa prej nesh janë ndryshe nga kjo. Ne ishim ndarë në rrugë të ndryshme.
72:11. WE 'ENNA MINNA ES-SALIHUNE WE MINNA DUNE DHALIKE KUNNA TERA'IKA KIDEDEN
C 72:12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur.
72:12. Ne e dimë se nuk mund t'i shpëtojmë Allahut në Tokë dhe nuk mund t'i shmangemi Atij duke ikur (në qiell).
72:12. Dhe ne e dimë se nuk mund ta dobësojmë Allahun në tokë dhe as nuk mund të shpëtojmë nga Ai duke ikur.
72:12. WE 'ENNA DHENENNA 'EN LEN NU'XHIZEL-LAHE FIL-'ERDI WE LEN NU'XHIZEHU HEREBEN
C 72:13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.
72:13. Posa dëgjuam udhëzimin (Kuranin), Ne besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të frikësohet se mos dëmtohet, as se mos i bëhet padrejtësi.
72:13. Dhe me të vërtetë, kur dëgjuam udhëzimin, ne besuam në të. Dhe kushdo që beson në Zotin e tij – ai nuk ka pse të ketë frikë për humbjen ose padrejtësinë.
72:13. WE 'ENNA LEMMA SEMI'NAL-HUDA 'AMENNA BIHI FEMEN JU'UMIN BIREBBIHI FELA JEHAFU BEHSEN WE LA REHEKAN
C 72:14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
72:14. Ka prej nesh që janë myslimanë, por ka edhe të atillë që janë jobesimtarë. Kush ka përqafuar Islamin, ka zgjedhur rrugën e drejtë,
72:14. Dhe me të vërtetë, disa prej nesh janë muslimanë dhe disa prej nesh janë të padrejtë. Dhe kushdo që është bërë musliman – ata kanë kërkuar atë që është e drejtë.
72:14. WE 'ENNA MINNAL-MUSLIMUNE WE MINNAL-KASITUNE FEMEN 'ESLEME FE'ULA'IKE TEHERREW RESHEDEN
C 72:15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!
72:15. kurse jobesimtarët do të jenë lëndë djegëse të Xhehenemit.'
72:15. Sa për ata që janë të padrejtë – ata do të jenë dru për Xhehenemin.'"
72:15. WE 'EMMAL-KASITUNE FEKANU LIXHEHENNEME HETEBEN
C 72:16. Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
72:16. Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t'u jepnim ujë të bollshëm,
72:16. Dhe sikur ata të qëndronin në rrugën e drejtë, Ne do t'u jepnim atyre të pinë ujë të bollshëm,
72:16. WE 'ELLEWI ESTEKAMU 'ALAT-TERIKATI L'ESKAJNAHUM MA'EN GADEKEN
C 72:17. për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
72:17. për t'i vënë ata me këtë në sprovë. Por këdo që largohet nga këshillat e Zotit të tij, Ai do ta hedhë në një dënim të ashpër.
72:17. Që t'i sprovojmë me të. Dhe kushdo që shmanget nga përmendja e Zotit të tij – Ai do ta fusë atë në një ndëshkim të rëndë.
72:17. LINEFTINEHUM FIHI WE MEN JU'RID 'AN DHIKRI RABBIHI JESLUK/HU 'ADHABEN SE'ADAN
C 72:18. Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
72:18. Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!
72:18. Dhe me të vërtetë, xhamitë i përkasin Allahut. Prandaj, mos lutni askënd tjetër përveç Allahut.
72:18. WE 'ENNEL-MESAXHIDE LILLAHI FELA TED'U ME'A ELLAHI 'EHEDEN
C 72:19. Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetrin për ta dëgjuar.
72:19. Kur robi i Allahut (Muhamedi), u ngrit t'i lutej Atij, ata (xhindet) u tubuan rreth tij si shtëllungë.”
72:19. Dhe me të vërtetë, kur robi i Allahut u ngrit për t'i lutur Atij, ata u grumbulluan rreth tij pothuajse duke e penguar atë.
72:19. WE 'ENNEHU LEMMA KAME 'ABDU ELLAHI JED'UHU KADU JEKUNUNE 'ALEJHI LIBEDEN
C 72:20. Thuaj: "Unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"
72:20. Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim)”.
72:20. Thuaj: "Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe nuk i shoqëroj askënd me Të."
72:20. KUL 'INNEMA 'ED'U RABBI WE LA 'USHRIKU BIHI 'EHEDEN
C 72:21. Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t'ua largoj dënimin, as t'ju sjell dobi!"
72:21. Thuaj: “Unë nuk mundem t'ju largoj ndonjë dëm e as t'ju sjell ndonjë dobi”.
72:21. Thuaj: "Unë nuk kam as pushtet për të sjellë dëm mbi ju dhe as për të sjellë drejtimin."
72:21. KUL 'INNI LA 'EMLIKU LEKUM DERREN WE LA RESHEDAN
C 72:22. Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje".
72:22. Thuaj: “Edhe mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; dhe nuk mund të gjej strehim tjetërkund, përveçse tek Ai.
72:22. Thuaj: "Askush nuk mund të më mbrojë nga Allahu, dhe unë nuk do të gjej asnjë strehë përveçse te Ai.
72:22. KUL 'INNI LEN JUXHIRENI MINEL-LAHI 'EHEDUN WE LEN 'EXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C 72:23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
72:23. Unë kam për detyrë veç t'ju përcjell atë që më vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. Këdo që s'dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë.”
72:23. (Unë kam vetëm detyrën) për të transmetuar nga Allahu dhe Mesazhet e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij – për të është zjarri i Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë."
72:23. 'ILLA BELAGEN MINEL-LAHI WE RISALATIHI WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU FE'INNE LEHU NARE XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'EBEDAN
C 72:24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
72:24. Kur ata të shohin atë që u është premtuar, do ta dinë se kush është më i dobët dhe më i paktë në numër.
72:24. Deri kur ata ta shohin atë që u është premtuar, atëherë ata do ta dinë se kush ka ndihmës më të dobët dhe numër më të vogël.
72:24. HETTA 'IDHA RE'EW MA JU'ADUNE FESEJA'LEMUNE MEN 'ED'AFU NASIREN WE 'EKALLU 'ADEDAN
C 72:25. Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?"
72:25. Thuaj (o Muhamed!): “Unë nuk e di, a është afër ajo që ju është premtuar apo Zoti im do ta vonojë.”
72:25. Thuaj: "Unë nuk e di nëse ajo që ju është premtuar është afër, apo nëse Zoti im ka caktuar një periudhë të gjatë për të.
72:25. KUL 'IN 'EDRI 'EKARIBUN MA TU'ADUNE 'EM JEXH'ALU LEHU RABBI 'EMEDEN
C 72:26. Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
72:26. Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt,
72:26. Ai është Njohësi i të padukshmes, dhe Ai nuk zbulon të padukshmen e Tij askujt,
72:26. 'ALIMUL-GAJBI FELA JUDHHIRU 'ALA GAJBIHI 'EHEDEN
C 72:27. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
72:27. përveç të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikqyrës (engjëj),
72:27. Përveç një të dërguari që Ai e ka kënaqur. Dhe Ai cakton para tij dhe pas tij rojtarë,
72:27. 'ILLA MENI ERTEDA MIN RESULIN FE'INNEHU JESLUKU MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI RESEDEN
C 72:28. Për ta ditur (për t'u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai e ka përfshi atë tek ata, Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.
72:28. në mënyrë që ta dijë nëse i përcjellin mesazhet e Zotit të tyre. Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që ata kanë dhe çdo gjë e ka llogaritur imtësisht.
72:28. Që Ai të dijë se ata kanë transmetuar mesazhet e Zotit të tyre. Dhe Ai i ka rrethuar me dijen e Tij, dhe Ai i ka numëruar të gjitha gjërat."
72:28. LIJA'LEME 'EN KAD 'EBLEGU RISALATI RABBIHIM WE 'EHATE BIMA LEDEJHIM WE 'EHSA KULLE SHEJ'IN 'ADEDEN