U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
72:22.
Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje".
72:22.
Thuaj: “Edhe mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; dhe nuk mund të gjej strehim tjetërkund, përveçse tek Ai.
72:22.
Thuaj: "Askush nuk mund të më mbrojë nga Allahu, dhe unë nuk do të gjej asnjë strehë përveçse te Ai.
72:22.
KUL 'INNI LEN JUXHIRENI MINEL-LAHI 'EHEDUN WE LEN 'EXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C
72:23.
(Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
72:23.
Unë kam për detyrë veç t'ju përcjell atë që më vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. Këdo që s'dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë.”
72:23.
(Unë kam vetëm detyrën) për të transmetuar nga Allahu dhe Mesazhet e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij – për të është zjarri i Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë."
72:23.
'ILLA BELAGEN MINEL-LAHI WE RISALATIHI WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU FE'INNE LEHU NARE XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'EBEDAN
C
72:24.
Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
72:24.
Kur ata të shohin atë që u është premtuar, do ta dinë se kush është më i dobët dhe më i paktë në numër.
72:24.
Deri kur ata ta shohin atë që u është premtuar, atëherë ata do ta dinë se kush ka ndihmës më të dobët dhe numër më të vogël.
72:24.
HETTA 'IDHA RE'EW MA JU'ADUNE FESEJA'LEMUNE MEN 'ED'AFU NASIREN WE 'EKALLU 'ADEDAN
C
72:25.
Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?"
72:25.
Thuaj (o Muhamed!): “Unë nuk e di, a është afër ajo që ju është premtuar apo Zoti im do ta vonojë.”
72:25.
Thuaj: "Unë nuk e di nëse ajo që ju është premtuar është afër, apo nëse Zoti im ka caktuar një periudhë të gjatë për të.
72:25.
KUL 'IN 'EDRI 'EKARIBUN MA TU'ADUNE 'EM JEXH'ALU LEHU RABBI 'EMEDEN
C
72:26.
Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
72:26.
Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt,
72:26.
Ai është Njohësi i të padukshmes, dhe Ai nuk zbulon të padukshmen e Tij askujt,
72:26.
'ALIMUL-GAJBI FELA JUDHHIRU 'ALA GAJBIHI 'EHEDEN
C
72:27.
Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
72:27.
përveç të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikqyrës (engjëj),
72:27.
Përveç një të dërguari që Ai e ka kënaqur. Dhe Ai cakton para tij dhe pas tij rojtarë,
72:27.
'ILLA MENI ERTEDA MIN RESULIN FE'INNEHU JESLUKU MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI RESEDEN
C
72:28.
Për ta ditur (për t'u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai e ka përfshi atë tek ata, Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.
72:28.
në mënyrë që ta dijë nëse i përcjellin mesazhet e Zotit të tyre. Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që ata kanë dhe çdo gjë e ka llogaritur imtësisht.
72:28.
Që Ai të dijë se ata kanë transmetuar mesazhet e Zotit të tyre. Dhe Ai i ka rrethuar me dijen e Tij, dhe Ai i ka numëruar të gjitha gjërat."
72:28.
LIJA'LEME 'EN KAD 'EBLEGU RISALATI RABBIHIM WE 'EHATE BIMA LEDEJHIM WE 'EHSA KULLE SHEJ'IN 'ADEDEN
C
73:1.
O ti i mbështjellur!
73:1.
O ti i mbuluar (o Muhamed)!
73:1.
JA 'EJJUHAL-MUZZEMMILU
C
73:2.
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
73:2.
Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj,
73:2.
Qëndro zgjuar natën, përveç një pjese të saj.
73:2.
KUMIL-LEJLE 'ILLA KALILEN
C
73:3.
Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
73:3.
që është gjysma ose diçka më pak
73:3.
Gjysma e saj, ose pakësoje atë pak,
73:3.
NISFEHU 'EW ENKUS MINHU KALILEN
C
73:4.
Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.
73:4.
a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë,
73:4.
Ose shtoje atë, dhe këndo Kuranin me recitim të qartë.
73:4.
'EW ZID 'ALEJHI WE RETTILIL-KUR'ANE TERTILEN