Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 72:16. Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
72:16. Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t'u jepnim ujë të bollshëm,
72:16. Dhe sikur ata të qëndronin në rrugën e drejtë, Ne do t'u jepnim atyre të pinë ujë të bollshëm,
72:16. WE 'ELLEWI ESTEKAMU 'ALAT-TERIKATI L'ESKAJNAHUM MA'EN GADEKEN
C 72:17. për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
72:17. për t'i vënë ata me këtë në sprovë. Por këdo që largohet nga këshillat e Zotit të tij, Ai do ta hedhë në një dënim të ashpër.
72:17. Që t'i sprovojmë me të. Dhe kushdo që shmanget nga përmendja e Zotit të tij – Ai do ta fusë atë në një ndëshkim të rëndë.
72:17. LINEFTINEHUM FIHI WE MEN JU'RID 'AN DHIKRI RABBIHI JESLUK/HU 'ADHABEN SE'ADAN
C 72:18. Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
72:18. Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!
72:18. Dhe me të vërtetë, xhamitë i përkasin Allahut. Prandaj, mos lutni askënd tjetër përveç Allahut.
72:18. WE 'ENNEL-MESAXHIDE LILLAHI FELA TED'U ME'A ELLAHI 'EHEDEN
C 72:19. Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetrin për ta dëgjuar.
72:19. Kur robi i Allahut (Muhamedi), u ngrit t'i lutej Atij, ata (xhindet) u tubuan rreth tij si shtëllungë.”
72:19. Dhe me të vërtetë, kur robi i Allahut u ngrit për t'i lutur Atij, ata u grumbulluan rreth tij pothuajse duke e penguar atë.
72:19. WE 'ENNEHU LEMMA KAME 'ABDU ELLAHI JED'UHU KADU JEKUNUNE 'ALEJHI LIBEDEN
C 72:20. Thuaj: "Unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"
72:20. Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim)”.
72:20. Thuaj: "Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe nuk i shoqëroj askënd me Të."
72:20. KUL 'INNEMA 'ED'U RABBI WE LA 'USHRIKU BIHI 'EHEDEN
C 72:21. Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t'ua largoj dënimin, as t'ju sjell dobi!"
72:21. Thuaj: “Unë nuk mundem t'ju largoj ndonjë dëm e as t'ju sjell ndonjë dobi”.
72:21. Thuaj: "Unë nuk kam as pushtet për të sjellë dëm mbi ju dhe as për të sjellë drejtimin."
72:21. KUL 'INNI LA 'EMLIKU LEKUM DERREN WE LA RESHEDAN
C 72:22. Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje".
72:22. Thuaj: “Edhe mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; dhe nuk mund të gjej strehim tjetërkund, përveçse tek Ai.
72:22. Thuaj: "Askush nuk mund të më mbrojë nga Allahu, dhe unë nuk do të gjej asnjë strehë përveçse te Ai.
72:22. KUL 'INNI LEN JUXHIRENI MINEL-LAHI 'EHEDUN WE LEN 'EXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C 72:23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
72:23. Unë kam për detyrë veç t'ju përcjell atë që më vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. Këdo që s'dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë.”
72:23. (Unë kam vetëm detyrën) për të transmetuar nga Allahu dhe Mesazhet e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij – për të është zjarri i Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë."
72:23. 'ILLA BELAGEN MINEL-LAHI WE RISALATIHI WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU FE'INNE LEHU NARE XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'EBEDAN
C 72:24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
72:24. Kur ata të shohin atë që u është premtuar, do ta dinë se kush është më i dobët dhe më i paktë në numër.
72:24. Deri kur ata ta shohin atë që u është premtuar, atëherë ata do ta dinë se kush ka ndihmës më të dobët dhe numër më të vogël.
72:24. HETTA 'IDHA RE'EW MA JU'ADUNE FESEJA'LEMUNE MEN 'ED'AFU NASIREN WE 'EKALLU 'ADEDAN
C 72:25. Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?"
72:25. Thuaj (o Muhamed!): “Unë nuk e di, a është afër ajo që ju është premtuar apo Zoti im do ta vonojë.”
72:25. Thuaj: "Unë nuk e di nëse ajo që ju është premtuar është afër, apo nëse Zoti im ka caktuar një periudhë të gjatë për të.
72:25. KUL 'IN 'EDRI 'EKARIBUN MA TU'ADUNE 'EM JEXH'ALU LEHU RABBI 'EMEDEN
C 72:26. Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
72:26. Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt,
72:26. Ai është Njohësi i të padukshmes, dhe Ai nuk zbulon të padukshmen e Tij askujt,
72:26. 'ALIMUL-GAJBI FELA JUDHHIRU 'ALA GAJBIHI 'EHEDEN