U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
72:13.
Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.
72:13.
Posa dëgjuam udhëzimin (Kuranin), Ne besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të frikësohet se mos dëmtohet, as se mos i bëhet padrejtësi.
72:13.
Dhe me të vërtetë, kur dëgjuam udhëzimin, ne besuam në të. Dhe kushdo që beson në Zotin e tij – ai nuk ka pse të ketë frikë për humbjen ose padrejtësinë.
72:13.
WE 'ENNA LEMMA SEMI'NAL-HUDA 'AMENNA BIHI FEMEN JU'UMIN BIREBBIHI FELA JEHAFU BEHSEN WE LA REHEKAN
C
72:14.
Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
72:14.
Ka prej nesh që janë myslimanë, por ka edhe të atillë që janë jobesimtarë. Kush ka përqafuar Islamin, ka zgjedhur rrugën e drejtë,
72:14.
Dhe me të vërtetë, disa prej nesh janë muslimanë dhe disa prej nesh janë të padrejtë. Dhe kushdo që është bërë musliman – ata kanë kërkuar atë që është e drejtë.
72:14.
WE 'ENNA MINNAL-MUSLIMUNE WE MINNAL-KASITUNE FEMEN 'ESLEME FE'ULA'IKE TEHERREW RESHEDEN
C
72:15.
Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!
72:15.
kurse jobesimtarët do të jenë lëndë djegëse të Xhehenemit.'
72:15.
Sa për ata që janë të padrejtë – ata do të jenë dru për Xhehenemin.'"
72:15.
WE 'EMMAL-KASITUNE FEKANU LIXHEHENNEME HETEBEN
C
72:16.
Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
72:16.
Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t'u jepnim ujë të bollshëm,
72:16.
Dhe sikur ata të qëndronin në rrugën e drejtë, Ne do t'u jepnim atyre të pinë ujë të bollshëm,
72:16.
WE 'ELLEWI ESTEKAMU 'ALAT-TERIKATI L'ESKAJNAHUM MA'EN GADEKEN
C
72:17.
për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
72:17.
për t'i vënë ata me këtë në sprovë. Por këdo që largohet nga këshillat e Zotit të tij, Ai do ta hedhë në një dënim të ashpër.
72:17.
Që t'i sprovojmë me të. Dhe kushdo që shmanget nga përmendja e Zotit të tij – Ai do ta fusë atë në një ndëshkim të rëndë.
72:17.
LINEFTINEHUM FIHI WE MEN JU'RID 'AN DHIKRI RABBIHI JESLUK/HU 'ADHABEN SE'ADAN
C
72:18.
Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
72:18.
Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!
72:18.
Dhe me të vërtetë, xhamitë i përkasin Allahut. Prandaj, mos lutni askënd tjetër përveç Allahut.
72:18.
WE 'ENNEL-MESAXHIDE LILLAHI FELA TED'U ME'A ELLAHI 'EHEDEN
C
72:19.
Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetrin për ta dëgjuar.
72:19.
Kur robi i Allahut (Muhamedi), u ngrit t'i lutej Atij, ata (xhindet) u tubuan rreth tij si shtëllungë.”
72:19.
Dhe me të vërtetë, kur robi i Allahut u ngrit për t'i lutur Atij, ata u grumbulluan rreth tij pothuajse duke e penguar atë.
72:19.
WE 'ENNEHU LEMMA KAME 'ABDU ELLAHI JED'UHU KADU JEKUNUNE 'ALEJHI LIBEDEN
C
72:20.
Thuaj: "Unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"
72:20.
Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim)”.
72:20.
Thuaj: "Unë adhuroj vetëm Zotin tim dhe nuk i shoqëroj askënd me Të."
72:20.
KUL 'INNEMA 'ED'U RABBI WE LA 'USHRIKU BIHI 'EHEDEN
C
72:21.
Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t'ua largoj dënimin, as t'ju sjell dobi!"
72:21.
Thuaj: “Unë nuk mundem t'ju largoj ndonjë dëm e as t'ju sjell ndonjë dobi”.
72:21.
Thuaj: "Unë nuk kam as pushtet për të sjellë dëm mbi ju dhe as për të sjellë drejtimin."
72:21.
KUL 'INNI LA 'EMLIKU LEKUM DERREN WE LA RESHEDAN
C
72:22.
Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje".
72:22.
Thuaj: “Edhe mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; dhe nuk mund të gjej strehim tjetërkund, përveçse tek Ai.
72:22.
Thuaj: "Askush nuk mund të më mbrojë nga Allahu, dhe unë nuk do të gjej asnjë strehë përveçse te Ai.
72:22.
KUL 'INNI LEN JUXHIRENI MINEL-LAHI 'EHEDUN WE LEN 'EXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C
72:23.
(Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
72:23.
Unë kam për detyrë veç t'ju përcjell atë që më vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. Këdo që s'dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë.”
72:23.
(Unë kam vetëm detyrën) për të transmetuar nga Allahu dhe Mesazhet e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij – për të është zjarri i Xhehenemit, duke banuar aty përgjithmonë."
72:23.
'ILLA BELAGEN MINEL-LAHI WE RISALATIHI WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU FE'INNE LEHU NARE XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'EBEDAN