U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
72:6.
Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
72:6.
Në të vërtetë, ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga xhindet, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.
72:6.
Dhe me të vërtetë, kishte burra nga njerëzit që kërkonin strehim te burrat e xhindëve, por ata i shtuan atyre humbjen.
72:6.
WE 'ENNEHU KANE RIXHALUN MINEL-'INSI JA'UDHUNE BIRIXHALIN MINEL-XHINNI FEZADUHUM REHEKEN
C
72:7.
Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë.
72:7.
Edhe ata mendonin siç mendonit ju, se Allahu nuk do të ringjallte askënd.
72:7.
Dhe me të vërtetë, ata menduan, ashtu siç mendonit ju, se Allahu nuk do të ringjallë askënd.
72:7.
WE 'ENNEHUM DHENNU KEMA DHENENTUM 'EN LEN JEB'ATHEL-LAHU 'EHEDEN
C
72:8.
Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
72:8.
Ne jemi ata që kemi synuar qiellin, por kemi hasur në plot roje të forta (engjëj të fuqishëm) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë).
72:8.
Dhe me të vërtetë, ne arritëm qiellin, por e gjetëm atë të mbushur me rojtarë të fortë dhe me flakë.
72:8.
WE 'ENNA LEMESNA ES-SEMA'E FEWEXHEDNAHA MULI'ET HERESEN SHEDIDAN WE SHUHUBÆN
C
72:9.
Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
72:9.
Dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) në pritë.
72:9.
Dhe me të vërtetë, ne rrinim aty për të dëgjuar, por kushdo që dëgjon tani gjen një flakë të ndezur në pritë për të.
72:9.
WE 'ENNA KUNNA NEK'UDU MINHA MEKA'IDE LILSSEM'I FEMEN JESTEMI'IL-'ANE JEXHID LEHU SHIHABEN RESEDAN
C
72:10.
Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë.
72:10.
Ne nuk e dimë nëse (me këto roja të qiellit) është synuar e keqja (zbritja e dënimit) për ata që janë në Tokë apo Zoti i tyre kërkon t'i udhëzojë në rrugë të drejtë?!
72:10.
Dhe ne nuk e dimë nëse të keqen u është dashur atyre që janë në tokë, apo Zoti i tyre ka dashur për ta një rrugë të drejtë.
72:10.
WE 'ENNA LA NEDRI 'ESHERRUN 'URIDE BIMEN FIL-'ERDI 'EM 'ERADE BIHIM REBBUHUM RESHEDEN
C
72:11.
Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
72:11.
E midis nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; jemi ndarë në grupime të ndryshme.
72:11.
Dhe me të vërtetë, disa prej nesh janë të drejtë dhe disa prej nesh janë ndryshe nga kjo. Ne ishim ndarë në rrugë të ndryshme.
72:11.
WE 'ENNA MINNA ES-SALIHUNE WE MINNA DUNE DHALIKE KUNNA TERA'IKA KIDEDEN
C
72:12.
Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur.
72:12.
Ne e dimë se nuk mund t'i shpëtojmë Allahut në Tokë dhe nuk mund t'i shmangemi Atij duke ikur (në qiell).
72:12.
Dhe ne e dimë se nuk mund ta dobësojmë Allahun në tokë dhe as nuk mund të shpëtojmë nga Ai duke ikur.
72:12.
WE 'ENNA DHENENNA 'EN LEN NU'XHIZEL-LAHE FIL-'ERDI WE LEN NU'XHIZEHU HEREBEN
C
72:13.
Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.
72:13.
Posa dëgjuam udhëzimin (Kuranin), Ne besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të frikësohet se mos dëmtohet, as se mos i bëhet padrejtësi.
72:13.
Dhe me të vërtetë, kur dëgjuam udhëzimin, ne besuam në të. Dhe kushdo që beson në Zotin e tij – ai nuk ka pse të ketë frikë për humbjen ose padrejtësinë.
72:13.
WE 'ENNA LEMMA SEMI'NAL-HUDA 'AMENNA BIHI FEMEN JU'UMIN BIREBBIHI FELA JEHAFU BEHSEN WE LA REHEKAN
C
72:14.
Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
72:14.
Ka prej nesh që janë myslimanë, por ka edhe të atillë që janë jobesimtarë. Kush ka përqafuar Islamin, ka zgjedhur rrugën e drejtë,
72:14.
Dhe me të vërtetë, disa prej nesh janë muslimanë dhe disa prej nesh janë të padrejtë. Dhe kushdo që është bërë musliman – ata kanë kërkuar atë që është e drejtë.
72:14.
WE 'ENNA MINNAL-MUSLIMUNE WE MINNAL-KASITUNE FEMEN 'ESLEME FE'ULA'IKE TEHERREW RESHEDEN
C
72:15.
Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!
72:15.
kurse jobesimtarët do të jenë lëndë djegëse të Xhehenemit.'
72:15.
Sa për ata që janë të padrejtë – ata do të jenë dru për Xhehenemin.'"
72:15.
WE 'EMMAL-KASITUNE FEKANU LIXHEHENNEME HETEBEN
C
72:16.
Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
72:16.
Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t'u jepnim ujë të bollshëm,
72:16.
Dhe sikur ata të qëndronin në rrugën e drejtë, Ne do t'u jepnim atyre të pinë ujë të bollshëm,
72:16.
WE 'ELLEWI ESTEKAMU 'ALAT-TERIKATI L'ESKAJNAHUM MA'EN GADEKEN