U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
71:28.
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".
71:28.
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!”
71:28.
Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi dhe atë që hyn në shtëpinë time si besimtar dhe besimtarët dhe besimtaret. Dhe mos u shto të padrejtëve asgjë përveç shkatërrimit."
71:28.
REBBI EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LIMEN DEHALE BEJTIJE MU'UMINEN WE LILMU'UMININE WEL-MU'UMINATI WE LA TEZIDI EDH-DHALIMINE 'ILLA TEBARAN
C
72:1.
Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
72:1.
Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa prej xhindeve kanë dëgjuar (Kuranin) dhe kanë thënë: 'Me të vërtetë, kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm,
72:1.
Thuaj: "Më është shpallur se një grup xhindësh dëgjuan dhe thanë: 'Me të vërtetë, ne kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm.
72:1.
KUL 'UHIJE 'ILEJJE 'ENNEHU ESTEME'A NEFERUN MINEL-XHINNI FEKALU 'INNA SEMI'NA KUR'ANEN 'AXHEBAN
C
72:2.
që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë".
72:2.
i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t'i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim)!
72:2.
Ai udhëzon drejt të vërtetës, prandaj ne kemi besuar në të. Dhe ne nuk do t'i shoqërojmë askënd Zotit tonë.
72:2.
JEHDI 'ILA ER-RUSHDI FE'AMENNA BIHI WE LEN NUSHRIKE BIREBBINA 'EHEDEN
C
72:3.
Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë.
72:3.
Qoftë lartësuar Madhëria e Zotit tonë! Ai nuk ka zgjedhur as bashkëshorte, as bir.
72:3.
Dhe me të vërtetë, lartësia e Zotit tonë është madhështore. Ai nuk ka marrë për Vete grua dhe as fëmijë.
72:3.
WE 'ENNEHU TA'ALA XHEDDU RABBINA MA ETTEHADHE SAHIBETEN WE LA WELEDEN
C
72:4.
S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
72:4.
Por disa të marrë nga ne flisnin gënjeshtra për Allahun,
72:4.
Dhe me të vërtetë, të marrë nga ne thoshin për Allahun një gënjeshtër të madhe.
72:4.
WE 'ENNEHU KANE JEKULU SEFIHUNA 'ALA ELLAHI SHETETEN
C
72:5.
Ndërsa ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,
72:5.
kurse ne mendonim se as njerëzit, as xhindet nuk flasin gënjeshtra për Allahun.
72:5.
Dhe ne menduam se as njerëzit dhe as xhindët nuk do të thoshin gënjeshtra për Allahun.
72:5.
WE 'ENNA DHENENNA 'EN LEN TEKULEL-'INSU WEL-XHINNU 'ALA ELLAHI KEDHIBEN
C
72:6.
Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
72:6.
Në të vërtetë, ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga xhindet, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.
72:6.
Dhe me të vërtetë, kishte burra nga njerëzit që kërkonin strehim te burrat e xhindëve, por ata i shtuan atyre humbjen.
72:6.
WE 'ENNEHU KANE RIXHALUN MINEL-'INSI JA'UDHUNE BIRIXHALIN MINEL-XHINNI FEZADUHUM REHEKEN
C
72:7.
Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë.
72:7.
Edhe ata mendonin siç mendonit ju, se Allahu nuk do të ringjallte askënd.
72:7.
Dhe me të vërtetë, ata menduan, ashtu siç mendonit ju, se Allahu nuk do të ringjallë askënd.
72:7.
WE 'ENNEHUM DHENNU KEMA DHENENTUM 'EN LEN JEB'ATHEL-LAHU 'EHEDEN
C
72:8.
Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
72:8.
Ne jemi ata që kemi synuar qiellin, por kemi hasur në plot roje të forta (engjëj të fuqishëm) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë).
72:8.
Dhe me të vërtetë, ne arritëm qiellin, por e gjetëm atë të mbushur me rojtarë të fortë dhe me flakë.
72:8.
WE 'ENNA LEMESNA ES-SEMA'E FEWEXHEDNAHA MULI'ET HERESEN SHEDIDAN WE SHUHUBÆN
C
72:9.
Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
72:9.
Dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) në pritë.
72:9.
Dhe me të vërtetë, ne rrinim aty për të dëgjuar, por kushdo që dëgjon tani gjen një flakë të ndezur në pritë për të.
72:9.
WE 'ENNA KUNNA NEK'UDU MINHA MEKA'IDE LILSSEM'I FEMEN JESTEMI'IL-'ANE JEXHID LEHU SHIHABEN RESEDAN
C
72:10.
Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë.
72:10.
Ne nuk e dimë nëse (me këto roja të qiellit) është synuar e keqja (zbritja e dënimit) për ata që janë në Tokë apo Zoti i tyre kërkon t'i udhëzojë në rrugë të drejtë?!
72:10.
Dhe ne nuk e dimë nëse të keqen u është dashur atyre që janë në tokë, apo Zoti i tyre ka dashur për ta një rrugë të drejtë.
72:10.
WE 'ENNA LA NEDRI 'ESHERRUN 'URIDE BIMEN FIL-'ERDI 'EM 'ERADE BIHIM REBBUHUM RESHEDEN