Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 48. Fet'h
Ajete: 29

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 48:1. Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.
48:1. Ne të dhamë ty një fitore të qartë,
48:1. Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë ty një fitore të qartë,
48:1. 'INNA FETEHNA LEKE FETHEN MUBINAN
C 48:2. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.
48:2. për të t'i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në rrugën e drejtë,
48:2. Që Allahu të falë për ty mëkatet e tua të mëparshme dhe të mëvonshme dhe që të përmbushë bekimin e Tij mbi ty dhe të udhëzojë ty në një rrugë të drejtë,
48:2. LIJEGFIRE LEKEL-LAHU MA TEKADDEME MIN DHENBIKE WE MA TE'EHHARE WE JUTIMME NI'METEHU 'ALEJKE WE JEHDIJEKE SIRATEN MUSTEKIMAN
C 48:3. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.
48:3. dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.
48:3. Dhe që Allahu të ndihmojë ty me një ndihmë të fuqishme.
48:3. WE JENSUREKEL-LAHU NESREN 'AZIZAN
C 48:4. Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
48:4. Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t'ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
48:4. Ai është Ai që e zbriti qetësinë në zemrat e besimtarëve që ata të mund të shtojnë besimin e tyre bashkë me besimin e tyre. Dhe për Allahun janë ushtritë e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë,
48:4. HUWEL-LEDHI 'ENZELE ES-SEKINETE FI KULUBIL-MU'UMININE LIJEZDADU 'IMANEN ME'A 'IMANIHIM WE LILLEHI XHUNUDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN
C 48:5. (E urdhëroi luftën) Edhe për t'i shtie besimtarët dhe besimtaret në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t'i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek All-llahu.
48:5. (Ai e bëri këtë) për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përherë, si dhe që t'ua falë gjynahet atyre. Kjo, në sytë e Allahut, është fitorja më e madhe.
48:5. Që Ai të fusë besimtarët dhe besimtaret në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë, dhe që t'i falë atyre të këqijat e tyre. Dhe kjo është një fitore e madhe.
48:5. LIJUDHILEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE JUKEFFIRE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE KANE DHALIKE 'INDEL-LAHI FEWZEN 'ADHIMAN
C 48:6. E në anën tjetër, për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq.
48:6. Gjithashtu, (Ai e bëri këtë) për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t'i godasë ata! Allahu është zemëruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka përgatitur Xhehenemin; eh, sa vend i shëmtuar që është ai!
48:6. Dhe që Ai t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet dhe idhujtarët dhe idhujtaret, që mendojnë të këqija për Allahun. Mbi ta është një rreth i të keqes. Dhe Allahu është zemëruar me ta dhe i ka mallkuar ata dhe ka përgatitur për ta Xhehenemin. Dhe sa fund i keq është ai!
48:6. WE JU'ADHDHIBEL-MUNAFIKINE WEL-MUNAFIKATI WEL-MUSHRIKINE WEL-MUSHRIKATI EDH-DHANNINE BILLAHI DHENNE ES-SEW'I 'ALEJHIM DA'IRETU ES-SEW'I WE GADIBEL-LAHU 'ALEJHIM WE LE'ANEHUM WE 'E'ADDE LEHUM XHEHENNEME WE SA'ET MESIREN
C 48:7. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
48:7. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë!
48:7. Dhe për Allahun janë ushtritë e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
48:7. WE LILLEHI XHUNUDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C 48:8. Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.
48:8. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) dëshmitar, sjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues,
48:8. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty si dëshmues dhe lajmëtar të gëzimit dhe paralajmërues,
48:8. 'INNA 'ERSELNAKE SHAHIDEN WE MUBESHSHIRAN WE NEDHIRÆN
C 48:9. Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.
48:9. që t'i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ta ndihmoni e ta nderoni atë (Muhamedin a.s.) dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun xh.sh.) me namaz në mëngjes dhe mbrëmje.
48:9. Që ju të besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të ndihmoni dhe ta nderoni Atë dhe ta lavdëroni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje.
48:9. LITU'UMINU BILLAHI WE RESULIHI WE TU'AZZIRUHU WE TUWEKKIRUHU WE TUSEBBIHUHU BUKRETEN WE 'ESILEN
C 48:10. Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
48:10. Ata që të janë betuar për besnikëri, në të vërtetë, i janë betuar për besnikëri Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre! Ai që e prish betimin, e prish në dëm të vetes, por, nëse e mban besën ndaj Allahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
48:10. Me të vërtetë, ata që të betohen ty për besnikëri, në të vërtetë betohen për besnikëri ndaj Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre. Prandaj, kushdo që shkel betimin, ai e shkel atë vetëm kundër vetvetes. Dhe kushdo që përmbush atë që është bërë për Allahun, Ai do t'i japë atij një shpërblim të madh.
48:10. 'INNEL-LEDHINE JUBAJI'UNEKE 'INNEMA JUBAJI'UNEL-LAHE JEDU ELLAHI FEWKA 'EJDIHIM FEMEN NEKETHE FE'INNEMA JENKUTHU 'ALA NEFSIHI WE MEN 'EWFA BIMA 'AHEDE 'ALEJHU ELLAHE FESEJU'UTIHI 'EXHREN 'ADHIMAN
C 48:11. Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: "Neve na penguan pasuritë tona dhe familjet tona, andaj ti kërko falje për ne!" Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t'ju përfshijë juve ndonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t'ju gjejë ndonjë e mirë?" Jo, por All-llahu hollësisht di për atë që punoni ju.
48:11. Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush: “Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne!” Ata thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun ndaj jush, nëse Ai kërkon t'ju godasë ose, nëse synon t'ju bëjë ndonjë të mirë?” Allahu e di atë që ju bëni.
48:11. Beduinët që kanë mbetur pas do të thonë: "Na kanë zënë pasuritë tona dhe familjet tona, prandaj kërko falje për ne." Ata thonë me gjuhët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund të bëjë ndonjë gjë për ju kundër Allahut, nëse Ai dëshiron t'ju bëjë ndonjë dëm ose dëshiron t'ju sjellë ndonjë përfitim? Por Allahu është i Dijshëm për atë që bëni ju."
48:11. SEJEKULU LEKEL-MUHALLEFUNE MINEL-'A'RABI SHEGALETNA 'EMWALUNA WE 'EHLUNA FASTEGFIR LENA JEKULUNE BI'ELSINETIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM KUL FEMEN JEMLIKU LEKUM MINEL-LAHI SHEJ'EN 'IN 'ERADE BIKUM DERRAN 'EW 'ERADE BIKUM NEF'ÆN BEL KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRÆN
C 48:12. Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat tuaja u duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.
48:12. Jo! Ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të kthehen kurrë te familjet e tyre dhe zemrat tuaja ishin të kënaqura me këtë trill. Ju ushqyet mendime shumë të këqija dhe kështu u bëtë popull i pavlefshëm i nisur drejt shkatërrimit.
48:12. Jo, por ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të ktheheshin më kurrë te familjet e tyre, dhe kjo ju zbukurua në zemrat tuaja, dhe ju menduat të këqija dhe ishit një popull i shkatërruar.
48:12. BEL DHENENTUM 'EN LEN JENKALIBE ER-RESULU WEL-MU'UMINUNE 'ILA 'EHLIHIM 'EBEDEN WE ZUJJINE DHALIKE FI KULUBIKUM WE DHENENTUM DHENNE ES-SEW'I WE KUNTUM KAWMAN BURÆN
C 48:13. E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
48:13. Kush nuk beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, ta dijë se Ne kemi përgatitur për mohuesit një Zjarr flakërues!
48:13. Dhe kushdo që nuk beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij – atëherë Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr.
48:13. WE MEN LEM JU'UMIN BILLAHI WE RESULIHI FE'INNA 'A'TEDNA LILKAFIRINE SA'IREN
C 48:14. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë të dojë dhe ndëshkon atë që do, All-llahu është Mëkatfalës, Mëshirues.
48:14. I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës. Ai fal kë të dojë e dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
48:14. Dhe për Allahun është sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
48:14. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JEGFIRU LIMEN JESHA'U WE JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 48:15. Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas do të thonë: "Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!" Ata duan të ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: "Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!" E ata do t'ju thonë: "Jo, por ju na keni zili!" Po, ata janë që kuptojnë pak gjë.
48:15. Ata që ngelën pas jush, do t'ju thonë, kur të niseni për të marrë plaçkën e luftës: “Na lejoni edhe neve që të vijmë pas jush!” Ata do të donin t'i ndërronin fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do të vini pas nesh, këtë e ka thënë Allahu qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak që kuptojnë!
48:15. Ata që kanë mbetur pas do të thonë kur të shkoni për të marrë plaçkën: "Na lini të vijmë pas jush." Ata duan të ndryshojnë fjalën e Allahut. Thuaj: "Ju nuk do të na ndiqni. Kështu ka thënë Allahu më parë." Pastaj ata do të thonë: "Por ju na keni zili." Por ata kuptojnë pak.
48:15. SEJEKULUL-MUHALLEFUNE 'IDHA ENTELEKTUM 'ILA MEGANIME LITE'HUDHUHA DHERUNA NETTEBI'KUM JURIDUNE 'EN JUBEDDILU KELAMEL-LAHI KUL LEN TETTEBI'UNA KEDHALIKUM KALEL-LAHU MIN KABLU FESEJEKULUNE BEL TEHSUDUNENA BEL KANU LA JEFKAHUNE 'ILLA KALILEN
C 48:16. Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",
48:16. Thuaju atyre arabëve të shkretëtirës, që ngelën pas jush: “Ju do të thirreni për të luftuar kundër një populli shumë luftarak, nëse ata nuk dorëzohen. Nëse bindeni, Allahu do t'ju japë shpërblim të mirë, por, nëse shmangeni, ashtu siç keni bërë edhe më parë, Ai do t'ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm.
48:16. Thuaju atyre që kanë mbetur pas nga beduinët: "Ju do të thirreni për të luftuar një popull të fuqishëm, derisa ata të dorëzohen. Pastaj, nëse bindeni, Allahu do t'ju japë një shpërblim të mirë. Por nëse shmangeni, siç shmangeni më parë, Ai do t'ju ndëshkojë me një ndëshkim të dhimbshëm."
48:16. KUL LILMUHALLEFINE MINEL-'A'RABI SETUD'AWNE 'ILA KAWMIN 'ULI BE'SIN SHEDIDIN TUKATILUNEHUM 'EW JUSLIMUNE FE'IN TUTI'U JU'UTIKUMU ELLAHU 'EXHREN HESENAN WE 'IN TETEWELLEW KEMA TEWELLEJTUM MIN KABLU JU'ADHDHIBKUM 'ADHABÆN 'ELIMÆN
C 48:17. Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.
48:17. Nuk është gjynah për të verbërin, as për të çalin, as të sëmurin (që të mos marrin pjesë në luftë). Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të shkojë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, kurse ai që shmanget, do të ndëshkohet me dënim të dhembshëm.
48:17. Nuk ka asnjë faj për të verbërin, as nuk ka ndonjë faj për të çalin, as nuk ka ndonjë faj për të sëmurin që të mos marrin pjesë. Dhe kushdo që bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë atë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Por kushdo që shmanget, Ai do ta ndëshkojë atë me një ndëshkim të dhimbshëm.
48:17. LEJSE 'ALEL-'A'MA HEREXHUN WE LA 'ALEL-'A'REXHI HEREXHUN WE LA 'ALEL-MERIDI HEREXHUN WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE MEN JETEWELLE JU'ADHDHIBHU 'ADHABEN 'ELIMAN
C 48:18. Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).
48:18. Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t'u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç'kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt
48:18. Me të vërtetë, Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të betoheshin ty nën pemë, dhe Ai e dinte çfarë ishte në zemrat e tyre, prandaj Ai lëshoi qetësinë mbi ta dhe i shpërbleu ata me një fitore të afërt.
48:18. LEKAD REDIJEL-LAHU 'ANIL-MU'UMININE 'IDH JUBAJI'UNEKE TEHTE ESH-SHEXHERETI FE'ALIME MA FI KULUBIHIM FE'ENZELE ES-SEKINETE 'ALEJHIM WE 'ETHABEHUM FETHEN KARIBAN
C 48:19. Dhe me pré të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtë.
48:19. e me një plaçkë të madhe që do ta fitojnë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
48:19. Dhe plaçkën e madhe që ata do të marrin. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
48:19. WE MEGANIME KETHIRETEN JE'HUDHUNEHA WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C 48:20. All-llahu ju premtoi juve pre të shumta që do t'i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t'ju drejtojë në rrugën e fortë.
48:20. Allahu ju premtoi plaçkë të pasur, të cilën do ta fitoni e jua shpejtoi këtë juve. Ai i largoi duart e njerëzve prej jush, me qëllim që (fitorja juaj) të jetë një shenjë për besimtarët e vërtetë dhe që t'ju udhëzojë në rrugën e drejtë.
48:20. Allahu ju premtoi shumë plaçka që ju do të merrni. Dhe Ai ua solli ato menjëherë dhe i pengoi duart e njerëzve nga ju, që të jetë një shenjë për besimtarët dhe që t'ju udhëzojë në një rrugë të drejtë.
48:20. WE'ADEKUMU ELLAHU MEGANIME KETHIRETEN TE'HUDHUNEHA FE'AXHXHELE LEKUM HEDHIHI WE KEFFE 'EJDIJE EN-NASI 'ANKUM WE LITEKUNE 'AJETEN LILMU'UMININE WE JEHDIJEKUM SIRATEN MUSTEKIMAN
C 48:21. E edhe (pré) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t'i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
48:21. Allahu e di edhe për të tjera (fitore e plaçka lufte), të cilat ju ende nuk i keni fituar. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
48:21. Dhe të tjera që ju nuk i keni mundur ende – Allahu i ka përfshirë ato. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
48:21. WE 'UHRA LEM TEKDIRU 'ALEJHA KAD 'EHATEL-LAHU BIHA WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIREN
C 48:22. Edhe sikur ata që nuk besuan t'ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
48:22. Nëse mohuesit nisen në luftë kundër jush, me siguri që ata do të ikin dhe pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
48:22. Dhe sikur ata që nuk besuan të kishin luftuar kundër jush, ata me siguri do të ishin kthyer mbrapa, dhe ata nuk do të gjenin as mbrojtës as ndihmës.
48:22. WE LEW KATELEKUMUL-LEDHINE KEFERU LEWELLEWL-'EDBARE THUMME LA JEXHIDUNE WELIJEN WE LA NESIRAN
C 48:23. (ky është) Ligji i All-llahut që është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.
48:23. I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më parë, e ti kurrë nuk do të gjesh ndryshime në ligjin e Allahut.
48:23. Kjo është zakon i Allahut që ka kaluar më parë. Dhe ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në zakonin e Allahut.
48:23. SUNNETEL-LAHI ELLETI KAD HALET MIN KABLU WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILEN
C 48:24. Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.
48:24. Është Ai që i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda në Mekë, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh të gjitha çfarë bëni ju.
48:24. Dhe Ai është Ai që i pengoi duart e tyre nga ju dhe duart tuaja nga ata në zemër të Mekës pasi Ai ju dha fitoren mbi ta. Dhe Allahu është i Vëzhguesi i asaj që ju bëni.
48:24. WE HUWEL-LEDHI KEFFE 'EJDIJEHUM 'ANKUM WE 'EJDIJEKUM 'ANHUM BIBETNI MEKKETE MIN BA'DI 'EN 'EDHFEREKUM 'ALEJHIM WE KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIREN
C 48:25. Ata janë që nuk besuan, ju penguan t'i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do t'ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për ta marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t'i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.
48:25. Jobesimtarët ju penguan t'i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrinin në vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e kështu mund t'i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t'ju kishte urdhëruar t'i luftonit ata. Sikur ata të ishin veç, Ne do t'i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata (banorë të Mekës), që nuk besuan.
48:25. Ata janë ata që nuk besuan dhe ju penguan nga Xhamia e Shenjtë dhe penguan kurbanet që të arrijnë vendin e tyre të therjes. Dhe sikur të mos kishte qenë për burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i njihnit, që ju do t'i shtypnit pa dijeni, dhe kështu që ju do të binit në faj pa dijeni – që Allahu të fusë në mëshirën e Tij kë të dojë. Sikur ata të ishin ndarë, Ne do t'i kishim ndëshkuar ata që nuk besuan me një ndëshkim të dhimbshëm.
48:25. HUMUL-LEDHINE KEFERU WE SEDDUKUM 'ANIL-MESXHIDIL-HERAMI WEL-HEDJE MA'KUFEN 'EN JEBLUGA MEHILLEHU WE LEWLA RIXHALUN MU'UMINUNE WE NISA'UN MU'UMINATUN LEM TA'LEMUHUM 'EN TETE'UHUM FETUSIBEKUM MINHUM ME'ARRETUN BIGAJRI 'ILMIN LIJUDHILEL-LAHU FI REHMETIHI MEN JESHA'U LEW TEZEJJELU LE'ADHDHEBNAL-LEDHINE KEFERU MINHUM 'ADHABAN 'ELIMÆN
C 48:26. Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
48:26. Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin më të drejtë e qenë më të denjë për të. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
48:26. Kur ata që nuk besuan mbollën në zemrat e tyre arrogancë – arrogancën e injorancës – atëherë Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët dhe i mbajti të përkushtuar ndaj fjalës së devotshmërisë. Dhe ata ishin më të denjë për të dhe më të kualifikuar për të. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
48:26. 'IDH XHE'ALEL-LEDHINE KEFERU FI KULUBIHIMUL-HEMIJETE HEMIJETEL-XHAHILIJETI FE'ENZELEL-LAHU SEKINETEHU 'ALA RESULIHI WE 'ALEL-MU'UMININE WE 'ELZEMEHUM KELIMETET-TEKWA WE KANU 'EHEKKA BIHA WE 'EHLEHA WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C 48:27. All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t'i rruani flokët e kokave tuaja, t'i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).
48:27. Allahu e përmbushi me të vërtetë vizionin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike.” Ai e dinte atë që nuk e dinit ju dhe, veç kësaj, ju dhuroi një fitore të afërt.
48:27. Me të vërtetë, Allahu e realizoi vizionin për të Dërguarin e Tij me të vërtetën: "Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, nëse Allahu do, të sigurt, me kokat tuaja të rruara dhe flokët tuaj të shkurtuar, pa frikë." Ai e dinte atë që ju nuk e dinit dhe caktoi para kësaj një fitore të afërt.
48:27. LEKAD SEDEKAL-LAHU RESULEHU ER-RU'UJA BIL-HEKKI LETEDHULUNNEL-MESXHIDEL-HERAME 'IN SHA'EL-LAHU 'AMININE MUHELLIKINE RU'USEKUM WE MUKASSIRINE LA TEHAFUNE FE'ALIME MA LEM TA'LEMU FEXHE'ALE MIN DUNI DHALIKE FETHEN KARIBAN
C 48:28. Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar.
48:28. Është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me Udhëzimin dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Allahu mjafton si dëshmitar!
48:28. Ai është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Dhe Allahu është Dëshmuesi i mjaftueshëm.
48:28. HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE KEFA BILLAHI SHEHIDEN
C 48:29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.
48:29. Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t'i zemërojë mohuesit. Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.
48:29. Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes tyre. Ti i sheh ata duke u përkulur dhe duke rënë në sexhde, duke kërkuar favorin dhe kënaqësinë e Allahut. Shenja e tyre është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Dhe përshkrimi i tyre në Inxhil është si një mbjellës që nxjerr kërce dhe pastaj e forcon atë, dhe ai bëhet i fortë dhe qëndron mbi kërcellin e tij, duke kënaqur mbjellësit – që Ai të tërbojë përmes tyre jobesimtarët. Allahu ka premtuar për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe një shpërblim të madh.
48:29. MUHEMMEDUN RESULU ELLAHI WEL-LEDHINE ME'AHU 'ESHIDDA'U 'ALEL-KUFFARI RUHEMA'U BEJNEHUM TERAHUM RUKKA'EN SUXHXHEDAN JEBTEGUNE FEDLÆN MINEL-LAHI WE RIDWANÆN SIMAHUM FI WUXHUHIHIM MIN 'ETHERI ES-SUXHUDI DHALIKE METHELUHUM FIT-TEWRÆTI WE METHELUHUM FIL-'INXHILI KEZER'IN 'EHREXHE SHET'EHU FE'AZEREHU FASTEGLEDHE FASTEWA 'ALA SUKIHI JU'XHIBU EZ-ZURRA'A LIJEGIDHE BIHIMUL-KUFFARE WE'ADEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI MINHUM MEGFIRETEN WE 'EXHRÆN 'ADHIMÆN