Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 48:7. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
48:7. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë!
48:7. Dhe për Allahun janë ushtritë e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
48:7. WE LILLEHI XHUNUDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C 48:8. Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.
48:8. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) dëshmitar, sjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues,
48:8. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty si dëshmues dhe lajmëtar të gëzimit dhe paralajmërues,
48:8. 'INNA 'ERSELNAKE SHAHIDEN WE MUBESHSHIRAN WE NEDHIRÆN
C 48:9. Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.
48:9. që t'i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ta ndihmoni e ta nderoni atë (Muhamedin a.s.) dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun xh.sh.) me namaz në mëngjes dhe mbrëmje.
48:9. Që ju të besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të ndihmoni dhe ta nderoni Atë dhe ta lavdëroni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje.
48:9. LITU'UMINU BILLAHI WE RESULIHI WE TU'AZZIRUHU WE TUWEKKIRUHU WE TUSEBBIHUHU BUKRETEN WE 'ESILEN
C 48:10. Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
48:10. Ata që të janë betuar për besnikëri, në të vërtetë, i janë betuar për besnikëri Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre! Ai që e prish betimin, e prish në dëm të vetes, por, nëse e mban besën ndaj Allahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
48:10. Me të vërtetë, ata që të betohen ty për besnikëri, në të vërtetë betohen për besnikëri ndaj Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre. Prandaj, kushdo që shkel betimin, ai e shkel atë vetëm kundër vetvetes. Dhe kushdo që përmbush atë që është bërë për Allahun, Ai do t'i japë atij një shpërblim të madh.
48:10. 'INNEL-LEDHINE JUBAJI'UNEKE 'INNEMA JUBAJI'UNEL-LAHE JEDU ELLAHI FEWKA 'EJDIHIM FEMEN NEKETHE FE'INNEMA JENKUTHU 'ALA NEFSIHI WE MEN 'EWFA BIMA 'AHEDE 'ALEJHU ELLAHE FESEJU'UTIHI 'EXHREN 'ADHIMAN
C 48:11. Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: "Neve na penguan pasuritë tona dhe familjet tona, andaj ti kërko falje për ne!" Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t'ju përfshijë juve ndonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t'ju gjejë ndonjë e mirë?" Jo, por All-llahu hollësisht di për atë që punoni ju.
48:11. Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush: “Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne!” Ata thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun ndaj jush, nëse Ai kërkon t'ju godasë ose, nëse synon t'ju bëjë ndonjë të mirë?” Allahu e di atë që ju bëni.
48:11. Beduinët që kanë mbetur pas do të thonë: "Na kanë zënë pasuritë tona dhe familjet tona, prandaj kërko falje për ne." Ata thonë me gjuhët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund të bëjë ndonjë gjë për ju kundër Allahut, nëse Ai dëshiron t'ju bëjë ndonjë dëm ose dëshiron t'ju sjellë ndonjë përfitim? Por Allahu është i Dijshëm për atë që bëni ju."
48:11. SEJEKULU LEKEL-MUHALLEFUNE MINEL-'A'RABI SHEGALETNA 'EMWALUNA WE 'EHLUNA FASTEGFIR LENA JEKULUNE BI'ELSINETIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM KUL FEMEN JEMLIKU LEKUM MINEL-LAHI SHEJ'EN 'IN 'ERADE BIKUM DERRAN 'EW 'ERADE BIKUM NEF'ÆN BEL KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRÆN
C 48:12. Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen te familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat tuaja u duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.
48:12. Jo! Ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të kthehen kurrë te familjet e tyre dhe zemrat tuaja ishin të kënaqura me këtë trill. Ju ushqyet mendime shumë të këqija dhe kështu u bëtë popull i pavlefshëm i nisur drejt shkatërrimit.
48:12. Jo, por ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të ktheheshin më kurrë te familjet e tyre, dhe kjo ju zbukurua në zemrat tuaja, dhe ju menduat të këqija dhe ishit një popull i shkatërruar.
48:12. BEL DHENENTUM 'EN LEN JENKALIBE ER-RESULU WEL-MU'UMINUNE 'ILA 'EHLIHIM 'EBEDEN WE ZUJJINE DHALIKE FI KULUBIKUM WE DHENENTUM DHENNE ES-SEW'I WE KUNTUM KAWMAN BURÆN
C 48:13. E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
48:13. Kush nuk beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, ta dijë se Ne kemi përgatitur për mohuesit një Zjarr flakërues!
48:13. Dhe kushdo që nuk beson në Allahun dhe të Dërguarin e Tij – atëherë Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr.
48:13. WE MEN LEM JU'UMIN BILLAHI WE RESULIHI FE'INNA 'A'TEDNA LILKAFIRINE SA'IREN
C 48:14. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë të dojë dhe ndëshkon atë që do, All-llahu është Mëkatfalës, Mëshirues.
48:14. I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës. Ai fal kë të dojë e dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
48:14. Dhe për Allahun është sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
48:14. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JEGFIRU LIMEN JESHA'U WE JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 48:15. Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas do të thonë: "Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!" Ata duan të ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: "Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!" E ata do t'ju thonë: "Jo, por ju na keni zili!" Po, ata janë që kuptojnë pak gjë.
48:15. Ata që ngelën pas jush, do t'ju thonë, kur të niseni për të marrë plaçkën e luftës: “Na lejoni edhe neve që të vijmë pas jush!” Ata do të donin t'i ndërronin fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do të vini pas nesh, këtë e ka thënë Allahu qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak që kuptojnë!
48:15. Ata që kanë mbetur pas do të thonë kur të shkoni për të marrë plaçkën: "Na lini të vijmë pas jush." Ata duan të ndryshojnë fjalën e Allahut. Thuaj: "Ju nuk do të na ndiqni. Kështu ka thënë Allahu më parë." Pastaj ata do të thonë: "Por ju na keni zili." Por ata kuptojnë pak.
48:15. SEJEKULUL-MUHALLEFUNE 'IDHA ENTELEKTUM 'ILA MEGANIME LITE'HUDHUHA DHERUNA NETTEBI'KUM JURIDUNE 'EN JUBEDDILU KELAMEL-LAHI KUL LEN TETTEBI'UNA KEDHALIKUM KALEL-LAHU MIN KABLU FESEJEKULUNE BEL TEHSUDUNENA BEL KANU LA JEFKAHUNE 'ILLA KALILEN
C 48:16. Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",
48:16. Thuaju atyre arabëve të shkretëtirës, që ngelën pas jush: “Ju do të thirreni për të luftuar kundër një populli shumë luftarak, nëse ata nuk dorëzohen. Nëse bindeni, Allahu do t'ju japë shpërblim të mirë, por, nëse shmangeni, ashtu siç keni bërë edhe më parë, Ai do t'ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm.
48:16. Thuaju atyre që kanë mbetur pas nga beduinët: "Ju do të thirreni për të luftuar një popull të fuqishëm, derisa ata të dorëzohen. Pastaj, nëse bindeni, Allahu do t'ju japë një shpërblim të mirë. Por nëse shmangeni, siç shmangeni më parë, Ai do t'ju ndëshkojë me një ndëshkim të dhimbshëm."
48:16. KUL LILMUHALLEFINE MINEL-'A'RABI SETUD'AWNE 'ILA KAWMIN 'ULI BE'SIN SHEDIDIN TUKATILUNEHUM 'EW JUSLIMUNE FE'IN TUTI'U JU'UTIKUMU ELLAHU 'EXHREN HESENAN WE 'IN TETEWELLEW KEMA TEWELLEJTUM MIN KABLU JU'ADHDHIBKUM 'ADHABÆN 'ELIMÆN
C 48:17. Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.
48:17. Nuk është gjynah për të verbërin, as për të çalin, as të sëmurin (që të mos marrin pjesë në luftë). Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të shkojë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, kurse ai që shmanget, do të ndëshkohet me dënim të dhembshëm.
48:17. Nuk ka asnjë faj për të verbërin, as nuk ka ndonjë faj për të çalin, as nuk ka ndonjë faj për të sëmurin që të mos marrin pjesë. Dhe kushdo që bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë atë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Por kushdo që shmanget, Ai do ta ndëshkojë atë me një ndëshkim të dhimbshëm.
48:17. LEJSE 'ALEL-'A'MA HEREXHUN WE LA 'ALEL-'A'REXHI HEREXHUN WE LA 'ALEL-MERIDI HEREXHUN WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE MEN JETEWELLE JU'ADHDHIBHU 'ADHABEN 'ELIMAN