U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
48:15.
Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas do të thonë: "Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!" Ata duan të ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: "Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!" E ata do t'ju thonë: "Jo, por ju na keni zili!" Po, ata janë që kuptojnë pak gjë.
48:15.
Ata që ngelën pas jush, do t'ju thonë, kur të niseni për të marrë plaçkën e luftës: “Na lejoni edhe neve që të vijmë pas jush!” Ata do të donin t'i ndërronin fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do të vini pas nesh, këtë e ka thënë Allahu qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak që kuptojnë!
48:15.
Ata që kanë mbetur pas do të thonë kur të shkoni për të marrë plaçkën: "Na lini të vijmë pas jush." Ata duan të ndryshojnë fjalën e Allahut. Thuaj: "Ju nuk do të na ndiqni. Kështu ka thënë Allahu më parë." Pastaj ata do të thonë: "Por ju na keni zili." Por ata kuptojnë pak.
48:15.
SEJEKULUL-MUHALLEFUNE 'IDHA ENTELEKTUM 'ILA MEGANIME LITE'HUDHUHA DHERUNA NETTEBI'KUM JURIDUNE 'EN JUBEDDILU KELAMEL-LAHI KUL LEN TETTEBI'UNA KEDHALIKUM KALEL-LAHU MIN KABLU FESEJEKULUNE BEL TEHSUDUNENA BEL KANU LA JEFKAHUNE 'ILLA KALILEN
C
48:16.
Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: "Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t'i luftoni ata ose të dorëzohen (ta pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse mbetët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm",
48:16.
Thuaju atyre arabëve të shkretëtirës, që ngelën pas jush: “Ju do të thirreni për të luftuar kundër një populli shumë luftarak, nëse ata nuk dorëzohen. Nëse bindeni, Allahu do t'ju japë shpërblim të mirë, por, nëse shmangeni, ashtu siç keni bërë edhe më parë, Ai do t'ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm.
48:16.
Thuaju atyre që kanë mbetur pas nga beduinët: "Ju do të thirreni për të luftuar një popull të fuqishëm, derisa ata të dorëzohen. Pastaj, nëse bindeni, Allahu do t'ju japë një shpërblim të mirë. Por nëse shmangeni, siç shmangeni më parë, Ai do t'ju ndëshkojë me një ndëshkim të dhimbshëm."
48:16.
KUL LILMUHALLEFINE MINEL-'A'RABI SETUD'AWNE 'ILA KAWMIN 'ULI BE'SIN SHEDIDIN TUKATILUNEHUM 'EW JUSLIMUNE FE'IN TUTI'U JU'UTIKUMU ELLAHU 'EXHREN HESENAN WE 'IN TETEWELLEW KEMA TEWELLEJTUM MIN KABLU JU'ADHDHIBKUM 'ADHABÆN 'ELIMÆN
C
48:17.
Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhëmbshëm.
48:17.
Nuk është gjynah për të verbërin, as për të çalin, as të sëmurin (që të mos marrin pjesë në luftë). Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të shkojë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, kurse ai që shmanget, do të ndëshkohet me dënim të dhembshëm.
48:17.
Nuk ka asnjë faj për të verbërin, as nuk ka ndonjë faj për të çalin, as nuk ka ndonjë faj për të sëmurin që të mos marrin pjesë. Dhe kushdo që bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë atë në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj. Por kushdo që shmanget, Ai do ta ndëshkojë atë me një ndëshkim të dhimbshëm.
48:17.
LEJSE 'ALEL-'A'MA HEREXHUN WE LA 'ALEL-'A'REXHI HEREXHUN WE LA 'ALEL-MERIDI HEREXHUN WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU WE MEN JETEWELLE JU'ADHDHIBHU 'ADHABEN 'ELIMAN
C
48:18.
Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).
48:18.
Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t'u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç'kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt
48:18.
Me të vërtetë, Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të betoheshin ty nën pemë, dhe Ai e dinte çfarë ishte në zemrat e tyre, prandaj Ai lëshoi qetësinë mbi ta dhe i shpërbleu ata me një fitore të afërt.
48:18.
LEKAD REDIJEL-LAHU 'ANIL-MU'UMININE 'IDH JUBAJI'UNEKE TEHTE ESH-SHEXHERETI FE'ALIME MA FI KULUBIHIM FE'ENZELE ES-SEKINETE 'ALEJHIM WE 'ETHABEHUM FETHEN KARIBAN
C
48:19.
Dhe me pré të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtë.
48:19.
e me një plaçkë të madhe që do ta fitojnë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
48:19.
Dhe plaçkën e madhe që ata do të marrin. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
48:19.
WE MEGANIME KETHIRETEN JE'HUDHUNEHA WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C
48:20.
All-llahu ju premtoi juve pre të shumta që do t'i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t'ju drejtojë në rrugën e fortë.
48:20.
Allahu ju premtoi plaçkë të pasur, të cilën do ta fitoni e jua shpejtoi këtë juve. Ai i largoi duart e njerëzve prej jush, me qëllim që (fitorja juaj) të jetë një shenjë për besimtarët e vërtetë dhe që t'ju udhëzojë në rrugën e drejtë.
48:20.
Allahu ju premtoi shumë plaçka që ju do të merrni. Dhe Ai ua solli ato menjëherë dhe i pengoi duart e njerëzve nga ju, që të jetë një shenjë për besimtarët dhe që t'ju udhëzojë në një rrugë të drejtë.
48:20.
WE'ADEKUMU ELLAHU MEGANIME KETHIRETEN TE'HUDHUNEHA FE'AXHXHELE LEKUM HEDHIHI WE KEFFE 'EJDIJE EN-NASI 'ANKUM WE LITEKUNE 'AJETEN LILMU'UMININE WE JEHDIJEKUM SIRATEN MUSTEKIMAN
C
48:21.
E edhe (pré) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t'i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
48:21.
Allahu e di edhe për të tjera (fitore e plaçka lufte), të cilat ju ende nuk i keni fituar. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
48:21.
Dhe të tjera që ju nuk i keni mundur ende – Allahu i ka përfshirë ato. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
48:21.
WE 'UHRA LEM TEKDIRU 'ALEJHA KAD 'EHATEL-LAHU BIHA WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIREN
C
48:22.
Edhe sikur ata që nuk besuan t'ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
48:22.
Nëse mohuesit nisen në luftë kundër jush, me siguri që ata do të ikin dhe pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
48:22.
Dhe sikur ata që nuk besuan të kishin luftuar kundër jush, ata me siguri do të ishin kthyer mbrapa, dhe ata nuk do të gjenin as mbrojtës as ndihmës.
48:22.
WE LEW KATELEKUMUL-LEDHINE KEFERU LEWELLEWL-'EDBARE THUMME LA JEXHIDUNE WELIJEN WE LA NESIRAN
C
48:23.
(ky është) Ligji i All-llahut që është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.
48:23.
I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më parë, e ti kurrë nuk do të gjesh ndryshime në ligjin e Allahut.
48:23.
Kjo është zakon i Allahut që ka kaluar më parë. Dhe ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në zakonin e Allahut.
48:23.
SUNNETEL-LAHI ELLETI KAD HALET MIN KABLU WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILEN
C
48:24.
Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.
48:24.
Është Ai që i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda në Mekë, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh të gjitha çfarë bëni ju.
48:24.
Dhe Ai është Ai që i pengoi duart e tyre nga ju dhe duart tuaja nga ata në zemër të Mekës pasi Ai ju dha fitoren mbi ta. Dhe Allahu është i Vëzhguesi i asaj që ju bëni.
48:24.
WE HUWEL-LEDHI KEFFE 'EJDIJEHUM 'ANKUM WE 'EJDIJEKUM 'ANHUM BIBETNI MEKKETE MIN BA'DI 'EN 'EDHFEREKUM 'ALEJHIM WE KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIREN
C
48:25.
Ata janë që nuk besuan, ju penguan t'i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do t'ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për ta marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t'i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.
48:25.
Jobesimtarët ju penguan t'i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrinin në vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e kështu mund t'i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t'ju kishte urdhëruar t'i luftonit ata. Sikur ata të ishin veç, Ne do t'i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata (banorë të Mekës), që nuk besuan.
48:25.
Ata janë ata që nuk besuan dhe ju penguan nga Xhamia e Shenjtë dhe penguan kurbanet që të arrijnë vendin e tyre të therjes. Dhe sikur të mos kishte qenë për burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i njihnit, që ju do t'i shtypnit pa dijeni, dhe kështu që ju do të binit në faj pa dijeni – që Allahu të fusë në mëshirën e Tij kë të dojë. Sikur ata të ishin ndarë, Ne do t'i kishim ndëshkuar ata që nuk besuan me një ndëshkim të dhimbshëm.
48:25.
HUMUL-LEDHINE KEFERU WE SEDDUKUM 'ANIL-MESXHIDIL-HERAMI WEL-HEDJE MA'KUFEN 'EN JEBLUGA MEHILLEHU WE LEWLA RIXHALUN MU'UMINUNE WE NISA'UN MU'UMINATUN LEM TA'LEMUHUM 'EN TETE'UHUM FETUSIBEKUM MINHUM ME'ARRETUN BIGAJRI 'ILMIN LIJUDHILEL-LAHU FI REHMETIHI MEN JESHA'U LEW TEZEJJELU LE'ADHDHEBNAL-LEDHINE KEFERU MINHUM 'ADHABAN 'ELIMÆN