U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
48:18.
Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).
48:18.
Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t'u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç'kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt
48:18.
Me të vërtetë, Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të betoheshin ty nën pemë, dhe Ai e dinte çfarë ishte në zemrat e tyre, prandaj Ai lëshoi qetësinë mbi ta dhe i shpërbleu ata me një fitore të afërt.
48:18.
LEKAD REDIJEL-LAHU 'ANIL-MU'UMININE 'IDH JUBAJI'UNEKE TEHTE ESH-SHEXHERETI FE'ALIME MA FI KULUBIHIM FE'ENZELE ES-SEKINETE 'ALEJHIM WE 'ETHABEHUM FETHEN KARIBAN
C
48:19.
Dhe me pré të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm, i urtë.
48:19.
e me një plaçkë të madhe që do ta fitojnë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
48:19.
Dhe plaçkën e madhe që ata do të marrin. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
48:19.
WE MEGANIME KETHIRETEN JE'HUDHUNEHA WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C
48:20.
All-llahu ju premtoi juve pre të shumta që do t'i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t'ju drejtojë në rrugën e fortë.
48:20.
Allahu ju premtoi plaçkë të pasur, të cilën do ta fitoni e jua shpejtoi këtë juve. Ai i largoi duart e njerëzve prej jush, me qëllim që (fitorja juaj) të jetë një shenjë për besimtarët e vërtetë dhe që t'ju udhëzojë në rrugën e drejtë.
48:20.
Allahu ju premtoi shumë plaçka që ju do të merrni. Dhe Ai ua solli ato menjëherë dhe i pengoi duart e njerëzve nga ju, që të jetë një shenjë për besimtarët dhe që t'ju udhëzojë në një rrugë të drejtë.
48:20.
WE'ADEKUMU ELLAHU MEGANIME KETHIRETEN TE'HUDHUNEHA FE'AXHXHELE LEKUM HEDHIHI WE KEFFE 'EJDIJE EN-NASI 'ANKUM WE LITEKUNE 'AJETEN LILMU'UMININE WE JEHDIJEKUM SIRATEN MUSTEKIMAN
C
48:21.
E edhe (pré) të tjera, të cilat ju nuk keni pasur fuqi t'i merrni, po All-llahu mbizotëroi atë, e All-llahu ka fuqi për çdo gjë.
48:21.
Allahu e di edhe për të tjera (fitore e plaçka lufte), të cilat ju ende nuk i keni fituar. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
48:21.
Dhe të tjera që ju nuk i keni mundur ende – Allahu i ka përfshirë ato. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
48:21.
WE 'UHRA LEM TEKDIRU 'ALEJHA KAD 'EHATEL-LAHU BIHA WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIREN
C
48:22.
Edhe sikur ata që nuk besuan t'ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
48:22.
Nëse mohuesit nisen në luftë kundër jush, me siguri që ata do të ikin dhe pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.
48:22.
Dhe sikur ata që nuk besuan të kishin luftuar kundër jush, ata me siguri do të ishin kthyer mbrapa, dhe ata nuk do të gjenin as mbrojtës as ndihmës.
48:22.
WE LEW KATELEKUMUL-LEDHINE KEFERU LEWELLEWL-'EDBARE THUMME LA JEXHIDUNE WELIJEN WE LA NESIRAN
C
48:23.
(ky është) Ligji i All-llahut që është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e All-llahut nuk do të gjesh ndryshime.
48:23.
I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më parë, e ti kurrë nuk do të gjesh ndryshime në ligjin e Allahut.
48:23.
Kjo është zakon i Allahut që ka kaluar më parë. Dhe ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në zakonin e Allahut.
48:23.
SUNNETEL-LAHI ELLETI KAD HALET MIN KABLU WE LEN TEXHIDE LISUNNETI ELLAHI TEBDILEN
C
48:24.
Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni.
48:24.
Është Ai që i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda në Mekë, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh të gjitha çfarë bëni ju.
48:24.
Dhe Ai është Ai që i pengoi duart e tyre nga ju dhe duart tuaja nga ata në zemër të Mekës pasi Ai ju dha fitoren mbi ta. Dhe Allahu është i Vëzhguesi i asaj që ju bëni.
48:24.
WE HUWEL-LEDHI KEFFE 'EJDIJEHUM 'ANKUM WE 'EJDIJEKUM 'ANHUM BIBETNI MEKKETE MIN BA'DI 'EN 'EDHFEREKUM 'ALEJHIM WE KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIREN
C
48:25.
Ata janë që nuk besuan, ju penguan t'i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do t'ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për ta marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t'i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.
48:25.
Jobesimtarët ju penguan t'i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrinin në vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e kështu mund t'i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t'ju kishte urdhëruar t'i luftonit ata. Sikur ata të ishin veç, Ne do t'i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata (banorë të Mekës), që nuk besuan.
48:25.
Ata janë ata që nuk besuan dhe ju penguan nga Xhamia e Shenjtë dhe penguan kurbanet që të arrijnë vendin e tyre të therjes. Dhe sikur të mos kishte qenë për burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i njihnit, që ju do t'i shtypnit pa dijeni, dhe kështu që ju do të binit në faj pa dijeni – që Allahu të fusë në mëshirën e Tij kë të dojë. Sikur ata të ishin ndarë, Ne do t'i kishim ndëshkuar ata që nuk besuan me një ndëshkim të dhimbshëm.
48:25.
HUMUL-LEDHINE KEFERU WE SEDDUKUM 'ANIL-MESXHIDIL-HERAMI WEL-HEDJE MA'KUFEN 'EN JEBLUGA MEHILLEHU WE LEWLA RIXHALUN MU'UMINUNE WE NISA'UN MU'UMINATUN LEM TA'LEMUHUM 'EN TETE'UHUM FETUSIBEKUM MINHUM ME'ARRETUN BIGAJRI 'ILMIN LIJUDHILEL-LAHU FI REHMETIHI MEN JESHA'U LEW TEZEJJELU LE'ADHDHEBNAL-LEDHINE KEFERU MINHUM 'ADHABAN 'ELIMÆN
C
48:26.
Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
48:26.
Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin më të drejtë e qenë më të denjë për të. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
48:26.
Kur ata që nuk besuan mbollën në zemrat e tyre arrogancë – arrogancën e injorancës – atëherë Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët dhe i mbajti të përkushtuar ndaj fjalës së devotshmërisë. Dhe ata ishin më të denjë për të dhe më të kualifikuar për të. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
48:26.
'IDH XHE'ALEL-LEDHINE KEFERU FI KULUBIHIMUL-HEMIJETE HEMIJETEL-XHAHILIJETI FE'ENZELEL-LAHU SEKINETEHU 'ALA RESULIHI WE 'ALEL-MU'UMININE WE 'ELZEMEHUM KELIMETET-TEKWA WE KANU 'EHEKKA BIHA WE 'EHLEHA WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMEN
C
48:27.
All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t'i rruani flokët e kokave tuaja, t'i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).
48:27.
Allahu e përmbushi me të vërtetë vizionin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike.” Ai e dinte atë që nuk e dinit ju dhe, veç kësaj, ju dhuroi një fitore të afërt.
48:27.
Me të vërtetë, Allahu e realizoi vizionin për të Dërguarin e Tij me të vërtetën: "Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, nëse Allahu do, të sigurt, me kokat tuaja të rruara dhe flokët tuaj të shkurtuar, pa frikë." Ai e dinte atë që ju nuk e dinit dhe caktoi para kësaj një fitore të afërt.
48:27.
LEKAD SEDEKAL-LAHU RESULEHU ER-RU'UJA BIL-HEKKI LETEDHULUNNEL-MESXHIDEL-HERAME 'IN SHA'EL-LAHU 'AMININE MUHELLIKINE RU'USEKUM WE MUKASSIRINE LA TEHAFUNE FE'ALIME MA LEM TA'LEMU FEXHE'ALE MIN DUNI DHALIKE FETHEN KARIBAN
C
48:28.
Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar.
48:28.
Është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me Udhëzimin dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Allahu mjafton si dëshmitar!
48:28.
Ai është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Dhe Allahu është Dëshmuesi i mjaftueshëm.
48:28.
HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE KEFA BILLAHI SHEHIDEN