Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 47:35. Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhënjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk ua pakëson veprat tuaja.
47:35. Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushim, ndërkohë që jeni më të fuqishmit dhe Allahu është me ju. Ai nuk do t'jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.
47:35. Prandaj, mos u dobësoni dhe mos kërkoni paqe ndërsa ju jeni më të lartët. Dhe Allahu është me ju, dhe Ai nuk do t'ju privojë nga shpërblimet tuaja për veprat tuaja.
47:35. FELA TEHINU WE TED'U 'ILA ES-SELMI WE 'ENTUMUL-'A'LEWNE WEL-LAHU ME'AKUM WE LEN JETIREKUM 'A'MALEKUM
C 47:36. Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon pre jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).
47:36. Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, veçse lojë dhe zbavitje. Nëse (i) besoni (Allahut) dhe (i) ruheni (Atij), Ai do t'ju shpërblejë dhe nuk do të kërkojë prej jush pasurinë tuaj.
47:36. Jeta e kësaj bote nuk është tjetër veçse lojë dhe argëtim. Por nëse besoni dhe ruheni nga mëkatet, Ai do t'ju japë shpërblimet tuaja dhe nuk do të kërkojë asgjë nga pasuritë tuaja.
47:36. 'INNEMAL-HEJETU ED-DUNJA LA'IBUN WE LEHWUN WE 'IN TU'UMINU WE TETTEKU JU'UTIKUM 'UXHUREKUM WE LA JES'ELKUM 'EMWALEKUM
C 47:37. Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t'ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.
47:37. Sikur ta kërkonte prej jush tërë pasurinë me këmbëngulje, ju do të bëheshit koprracë dhe, Ai do të nxirrte në shesh urrejtjen tuaj.
47:37. Sikur Ai të kërkonte prej jush pasuritë tuaja dhe t'ju shtynte, ju do të ishit dorështrënguar, dhe Ai do t'i nxirrte në pah urrejtjet tuaja.
47:37. 'IN JES'ELKUMUHA FEJUHFIKUM TEBHALU WE JUHRIXH 'EDGANEKUM
C 47:38. Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s'ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.
47:38. Ja, juve ju bëhet thirrje të shpenzoni në rrugën e Allahut, por disa prej jush janë koprracë. Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes, sepse Allahu është i Pasur (s'ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër. E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.
47:38. Ja, ju jeni ata që ftoheni për të shpenzuar në rrugën e Allahut. Por mes jush janë disa që janë koprracë. Dhe kushdo që është koprrac është vetëm koprrac kundër vetvetes. Dhe Allahu është i Pasur, ndërsa ju jeni të varfër. Dhe nëse ju shmangeni, Ai do të zëvendësojë ju me një popull tjetër; pastaj ata nuk do të jenë si ju.
47:38. HA'ENTUM HA'UULA' TUD'AWNE LITUNFIKU FI SEBILI ELLAHI FEMINKUM MEN JEBHALU WE MEN JEBHAL FE'INNEMA JEBHALU 'AN NEFSIHI WEL-LAHUL-GANIJU WE 'ENTUMUL-FUKARA'U WE 'IN TETEWELLEW JESTEBDIL KAWMEN GAJREKUM THUMME LA JEKUNU 'EMTHALEKUM
C 48:1. Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.
48:1. Ne të dhamë ty një fitore të qartë,
48:1. Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë ty një fitore të qartë,
48:1. 'INNA FETEHNA LEKE FETHEN MUBINAN
C 48:2. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.
48:2. për të t'i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në rrugën e drejtë,
48:2. Që Allahu të falë për ty mëkatet e tua të mëparshme dhe të mëvonshme dhe që të përmbushë bekimin e Tij mbi ty dhe të udhëzojë ty në një rrugë të drejtë,
48:2. LIJEGFIRE LEKEL-LAHU MA TEKADDEME MIN DHENBIKE WE MA TE'EHHARE WE JUTIMME NI'METEHU 'ALEJKE WE JEHDIJEKE SIRATEN MUSTEKIMAN
C 48:3. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.
48:3. dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.
48:3. Dhe që Allahu të ndihmojë ty me një ndihmë të fuqishme.
48:3. WE JENSUREKEL-LAHU NESREN 'AZIZAN
C 48:4. Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
48:4. Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t'ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
48:4. Ai është Ai që e zbriti qetësinë në zemrat e besimtarëve që ata të mund të shtojnë besimin e tyre bashkë me besimin e tyre. Dhe për Allahun janë ushtritë e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë,
48:4. HUWEL-LEDHI 'ENZELE ES-SEKINETE FI KULUBIL-MU'UMININE LIJEZDADU 'IMANEN ME'A 'IMANIHIM WE LILLEHI XHUNUDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN
C 48:5. (E urdhëroi luftën) Edhe për t'i shtie besimtarët dhe besimtaret në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t'i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek All-llahu.
48:5. (Ai e bëri këtë) për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përherë, si dhe që t'ua falë gjynahet atyre. Kjo, në sytë e Allahut, është fitorja më e madhe.
48:5. Që Ai të fusë besimtarët dhe besimtaret në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë, dhe që t'i falë atyre të këqijat e tyre. Dhe kjo është një fitore e madhe.
48:5. LIJUDHILEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE JUKEFFIRE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE KANE DHALIKE 'INDEL-LAHI FEWZEN 'ADHIMAN
C 48:6. E në anën tjetër, për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq.
48:6. Gjithashtu, (Ai e bëri këtë) për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t'i godasë ata! Allahu është zemëruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka përgatitur Xhehenemin; eh, sa vend i shëmtuar që është ai!
48:6. Dhe që Ai t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet dhe idhujtarët dhe idhujtaret, që mendojnë të këqija për Allahun. Mbi ta është një rreth i të keqes. Dhe Allahu është zemëruar me ta dhe i ka mallkuar ata dhe ka përgatitur për ta Xhehenemin. Dhe sa fund i keq është ai!
48:6. WE JU'ADHDHIBEL-MUNAFIKINE WEL-MUNAFIKATI WEL-MUSHRIKINE WEL-MUSHRIKATI EDH-DHANNINE BILLAHI DHENNE ES-SEW'I 'ALEJHIM DA'IRETU ES-SEW'I WE GADIBEL-LAHU 'ALEJHIM WE LE'ANEHUM WE 'E'ADDE LEHUM XHEHENNEME WE SA'ET MESIREN
C 48:7. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
48:7. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë!
48:7. Dhe për Allahun janë ushtritë e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
48:7. WE LILLEHI XHUNUDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN