U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
48:1.
Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.
48:1.
Ne të dhamë ty një fitore të qartë,
48:1.
Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë ty një fitore të qartë,
48:1.
'INNA FETEHNA LEKE FETHEN MUBINAN
C
48:2.
Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë.
48:2.
për të t'i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në rrugën e drejtë,
48:2.
Që Allahu të falë për ty mëkatet e tua të mëparshme dhe të mëvonshme dhe që të përmbushë bekimin e Tij mbi ty dhe të udhëzojë ty në një rrugë të drejtë,
48:2.
LIJEGFIRE LEKEL-LAHU MA TEKADDEME MIN DHENBIKE WE MA TE'EHHARE WE JUTIMME NI'METEHU 'ALEJKE WE JEHDIJEKE SIRATEN MUSTEKIMAN
C
48:3.
Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.
48:3.
dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.
48:3.
Dhe që Allahu të ndihmojë ty me një ndihmë të fuqishme.
48:3.
WE JENSUREKEL-LAHU NESREN 'AZIZAN
C
48:4.
Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
48:4.
Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t'ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
48:4.
Ai është Ai që e zbriti qetësinë në zemrat e besimtarëve që ata të mund të shtojnë besimin e tyre bashkë me besimin e tyre. Dhe për Allahun janë ushtritë e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë,
48:4.
HUWEL-LEDHI 'ENZELE ES-SEKINETE FI KULUBIL-MU'UMININE LIJEZDADU 'IMANEN ME'A 'IMANIHIM WE LILLEHI XHUNUDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN
C
48:5.
(E urdhëroi luftën) Edhe për t'i shtie besimtarët dhe besimtaret në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t'i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek All-llahu.
48:5.
(Ai e bëri këtë) për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përherë, si dhe që t'ua falë gjynahet atyre. Kjo, në sytë e Allahut, është fitorja më e madhe.
48:5.
Që Ai të fusë besimtarët dhe besimtaret në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, duke banuar aty përgjithmonë, dhe që t'i falë atyre të këqijat e tyre. Dhe kjo është një fitore e madhe.
48:5.
LIJUDHILEL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE JUKEFFIRE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE KANE DHALIKE 'INDEL-LAHI FEWZEN 'ADHIMAN
C
48:6.
E në anën tjetër, për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rraftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq.
48:6.
Gjithashtu, (Ai e bëri këtë) për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t'i godasë ata! Allahu është zemëruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka përgatitur Xhehenemin; eh, sa vend i shëmtuar që është ai!
48:6.
Dhe që Ai t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet dhe idhujtarët dhe idhujtaret, që mendojnë të këqija për Allahun. Mbi ta është një rreth i të keqes. Dhe Allahu është zemëruar me ta dhe i ka mallkuar ata dhe ka përgatitur për ta Xhehenemin. Dhe sa fund i keq është ai!
48:6.
WE JU'ADHDHIBEL-MUNAFIKINE WEL-MUNAFIKATI WEL-MUSHRIKINE WEL-MUSHRIKATI EDH-DHANNINE BILLAHI DHENNE ES-SEW'I 'ALEJHIM DA'IRETU ES-SEW'I WE GADIBEL-LAHU 'ALEJHIM WE LE'ANEHUM WE 'E'ADDE LEHUM XHEHENNEME WE SA'ET MESIREN
C
48:7.
Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
48:7.
Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë!
48:7.
Dhe për Allahun janë ushtritë e qiejve dhe të tokës. Dhe Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
48:7.
WE LILLEHI XHUNUDU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE KANEL-LAHU 'AZIZEN HEKIMAN
C
48:8.
Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.
48:8.
Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) dëshmitar, sjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues,
48:8.
Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty si dëshmues dhe lajmëtar të gëzimit dhe paralajmërues,
48:8.
'INNA 'ERSELNAKE SHAHIDEN WE MUBESHSHIRAN WE NEDHIRÆN
C
48:9.
Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje.
48:9.
që t'i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ta ndihmoni e ta nderoni atë (Muhamedin a.s.) dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun xh.sh.) me namaz në mëngjes dhe mbrëmje.
48:9.
Që ju të besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të ndihmoni dhe ta nderoni Atë dhe ta lavdëroni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje.
48:9.
LITU'UMINU BILLAHI WE RESULIHI WE TU'AZZIRUHU WE TUWEKKIRUHU WE TUSEBBIHUHU BUKRETEN WE 'ESILEN
C
48:10.
Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
48:10.
Ata që të janë betuar për besnikëri, në të vërtetë, i janë betuar për besnikëri Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre! Ai që e prish betimin, e prish në dëm të vetes, por, nëse e mban besën ndaj Allahut, Ai do t'i japë atij shpërblim të madh.
48:10.
Me të vërtetë, ata që të betohen ty për besnikëri, në të vërtetë betohen për besnikëri ndaj Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre. Prandaj, kushdo që shkel betimin, ai e shkel atë vetëm kundër vetvetes. Dhe kushdo që përmbush atë që është bërë për Allahun, Ai do t'i japë atij një shpërblim të madh.
48:10.
'INNEL-LEDHINE JUBAJI'UNEKE 'INNEMA JUBAJI'UNEL-LAHE JEDU ELLAHI FEWKA 'EJDIHIM FEMEN NEKETHE FE'INNEMA JENKUTHU 'ALA NEFSIHI WE MEN 'EWFA BIMA 'AHEDE 'ALEJHU ELLAHE FESEJU'UTIHI 'EXHREN 'ADHIMAN
C
48:11.
Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: "Neve na penguan pasuritë tona dhe familjet tona, andaj ti kërko falje për ne!" Ata flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t'ju përfshijë juve ndonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t'ju gjejë ndonjë e mirë?" Jo, por All-llahu hollësisht di për atë që punoni ju.
48:11.
Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush: “Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne!” Ata thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun ndaj jush, nëse Ai kërkon t'ju godasë ose, nëse synon t'ju bëjë ndonjë të mirë?” Allahu e di atë që ju bëni.
48:11.
Beduinët që kanë mbetur pas do të thonë: "Na kanë zënë pasuritë tona dhe familjet tona, prandaj kërko falje për ne." Ata thonë me gjuhët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Thuaj: "Kush mund të bëjë ndonjë gjë për ju kundër Allahut, nëse Ai dëshiron t'ju bëjë ndonjë dëm ose dëshiron t'ju sjellë ndonjë përfitim? Por Allahu është i Dijshëm për atë që bëni ju."
48:11.
SEJEKULU LEKEL-MUHALLEFUNE MINEL-'A'RABI SHEGALETNA 'EMWALUNA WE 'EHLUNA FASTEGFIR LENA JEKULUNE BI'ELSINETIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM KUL FEMEN JEMLIKU LEKUM MINEL-LAHI SHEJ'EN 'IN 'ERADE BIKUM DERRAN 'EW 'ERADE BIKUM NEF'ÆN BEL KANEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRÆN