Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 83. Mutafifin
Ajete: 36

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 83:1. Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.
83:1. Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),
83:1. Mjerë për ata që mashtrojnë në peshim,
83:1. WEJLUN LILMUTEFFIFINE
C 83:2. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë,
83:2. që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,
83:2. Që kur ata masin për vete, e plotësojnë masën,
83:2. EL-LEDHINE 'IDHA EKTALU 'ALA EN-NASI JESTEWFUNE
C 83:3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.
83:3. ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.
83:3. Por kur ata masin për të tjerët ose peshojnë për ta, ulen (peshën ose masën).
83:3. WE 'IDHA KALUHUM 'EW WEZENUHUM JUHSIRUNE
C 83:4. A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u ringjallur?
83:4. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
83:4. A nuk mendojnë ata se ata do të ringjallen,
83:4. 'ELA JEDHUNNU 'ULE'IKE 'ENNEHUM MEB'UTHUNE
C 83:5. Në një ditë të madhe,
83:5. në një Ditë të madhe,
83:5. Për një ditë të madhe,
83:5. LIJEWMIN 'ADHIMIN
C 83:6. Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.
83:6. Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
83:6. Ditën kur njerëzit do të qëndrojnë përpara Zotit të botëve?
83:6. JEWME JEKUMU EN-NASU LIREBBIL-'ALEMINE
C 83:7. Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).
83:7. Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!
83:7. Jo! Me të vërtetë, libri i të pabesëve është në Sijjin.
83:7. KELLA 'INNE KITABEL-FUXHXHARI LEFI SIXHXHININ
C 83:8. E, ku e di ti se ç'është Sixhxhin-i?
83:8. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është Sixh-xhîn?!
83:8. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Sijjin?
83:8. WE MA 'EDRAKE MA SIXHXHINUN
C 83:9. Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).
83:9. Është një libër i shkruar!
83:9. Ai është një libër i regjistruar.
83:9. KITABUN MERKUMUN
C 83:10. Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.
83:10. Mjerë mohuesit atë ditë,
83:10. Mjerë atë ditë për ata që përgënjeshtrojnë,
83:10. WEJLUN JEWME'IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
C 83:11. Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.
83:11. të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!
83:11. Ata që e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit.
83:11. EL-LEDHINE JUKEDHDHIBUNE BIJEWMI ED-DINI
C 83:12. E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.
83:12. Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi
83:12. Dhe askush nuk e përgënjeshtron atë përveç çdo shkelësi mëkatar,
83:12. WE MA JUKEDHDHIBU BIHI 'ILLA KULLU MU'TEDIN 'ETHIMIN
C 83:13. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: "Legjenda të të parëve!"
83:13. e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”
83:13. Që kur i lexohen atij ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"
83:13. 'IDHA TUTLA 'ALEJHI 'AJATUNA KALE 'ESATIRUL-'EWWELINE
C 83:14. Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
83:14. Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.
83:14. Jo! Por ajo që ata kanë fituar e ka mbuluar zemrën e tyre.
83:14. KELLA BEL RANE 'ALA KULUBIHIM MA KANU JEKSIBUNE
C 83:15. Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
83:15. Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t'i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,
83:15. Jo! Me të vërtetë, ata atë ditë do të jenë të mbuluar nga Zoti i tyre.
83:15. KELLA 'INNEHUM 'AN RABBIHIM JEWME'IDHIN LEMEHXHUBUNE
C 83:16. Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.
83:16. pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
83:16. Pastaj, me të vërtetë, ata do të hyjnë në zjarr.
83:16. THUMME 'INNEHUM LESALUL-XHEHIMI
C 83:17. Dhe do t'u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"
83:17. e do t'u thuhet: “Ja, kjo ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
83:17. Pastaj atyre do t'u thuhet: "Kjo është ajo që keni përgënjeshtruar."
83:17. THUMME JUKALU HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C 83:18. Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!
83:18. Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
83:18. Jo! Me të vërtetë, libri i të drejtëve është në Ilijjin.
83:18. KELLA 'INNE KITABEL-'EBRARI LEFI 'ILLIJINE
C 83:19. E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?
83:19. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është Il-lijjûn?
83:19. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Ilijjin?
83:19. WE MA 'EDRAKE MA 'ILLIJUNE
C 83:20. Është një libër i qendisur qartë.
83:20. Është një libër i shkruar!
83:20. Ai është një libër i regjistruar,
83:20. KITABUN MERKUMUN
C 83:21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.
83:21. Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
83:21. Që të afërmit e Allahut e dëshmojnë.
83:21. JESH/HEDUHUL-MUKARREBUNE
C 83:22. E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhennet).
83:22. Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
83:22. Me të vërtetë, të drejtët do të jenë në kënaqësi,
83:22. 'INNEL-'EBRARE LEFI NA'IMIN
C 83:23. Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.
83:23. duke shikuar nga divanet.
83:23. Duke qenë mbi divane, duke parë.
83:23. 'ALEL-'ERA'IKI JENDHURUNE
C 83:24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.
83:24. Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.
83:24. Ti do t'i shohësh fytyrat e tyre duke shkëlqyer nga kënaqësia.
83:24. TA'RIFU FI WUXHUHIHIM NEDRETE EN-NA'IMI
C 83:25. U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.
83:25. Atyre do t'u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,
83:25. Atyre do t'u jepet të pinë nga një pije e vulosur,
83:25. JUSKAWNE MIN REHIKIN MEHTUMIN
C 83:26. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
83:26. fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.
83:26. Vula e saj do të jetë myshku. Dhe për këtë le të garojnë ata që garojnë.
83:26. HITAMUHU MISKUN WE FI DHALIKE FELJETENAFESIL-MUTENAFISUNE
C 83:27. Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).
83:27. Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,
83:27. Dhe ajo përzihet me ujë të Tesnimit,
83:27. WE MIZAXHUHU MIN TESNIMIN
C 83:28. Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.
83:28. nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
83:28. Një burim nga i cili pinë ata që janë të afërmit e Allahut.
83:28. 'AJNEN JESHREBU BIHAL-MUKARREBUNE
C 83:29. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.
83:29. Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,
83:29. Me të vërtetë, ata që bënë mëkate talleshin me ata që besuan,
83:29. 'INNEL-LEDHINE 'EXHREMU KANU MINEL-LEDHINE 'AMENU JEDHEKUNE
C 83:30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
83:30. duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.
83:30. Dhe kur ata kalonin pranë tyre, ata i përqeshnin,
83:30. WE 'IDHA MERRU BIHIM JETEGAMEZUNE
C 83:31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.
83:31. Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)
83:31. Dhe kur ktheheshin te njerëzit e tyre, ata ktheheshin duke u argëtuar,
83:31. WE 'IDHA ENKALEBU 'ILA 'EHLIHIMU ENKALEBU FEKIHINE
C 83:32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"
83:32. dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,
83:32. Dhe kur i shihnin ata, thoshin: "Me të vërtetë, këta janë të humbur."
83:32. WE 'IDHA RE'EWHUM KALU 'INNE HA'UULA' LEDALLUNE
C 83:33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).
83:33. ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.
83:33. Por ata nuk ishin të dërguar për të qenë kujdestarë të tyre.
83:33. WE MA 'URSILU 'ALEJHIM HAFIDHINE
C 83:34. E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
83:34. Por sot, ata që kanë besuar, do t'i përqeshin jobesimtarët,
83:34. Prandaj, sot ata që besuan po qeshin me mohuesit,
83:34. FALJEWMEL-LEDHINE 'AMENU MINEL-KUFFARI JEDHEKUNE
C 83:35. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.
83:35. e nga divanet e ngritura do t'i shikojnë.
83:35. Duke qenë mbi divane, duke parë.
83:35. 'ALEL-'ERA'IKI JENDHURUNE
C 83:36. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)
83:36. A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!
83:36. A janë shpërblyer mohuesit për atë që kanë bërë?
83:36. HEL THUWIBEL-KUFFARU MA KANU JEF'ALUNE