Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 83:16. Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.
83:16. pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
83:16. Pastaj, me të vërtetë, ata do të hyjnë në zjarr.
83:16. THUMME 'INNEHUM LESALUL-XHEHIMI
C 83:17. Dhe do t'u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"
83:17. e do t'u thuhet: “Ja, kjo ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
83:17. Pastaj atyre do t'u thuhet: "Kjo është ajo që keni përgënjeshtruar."
83:17. THUMME JUKALU HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C 83:18. Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!
83:18. Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
83:18. Jo! Me të vërtetë, libri i të drejtëve është në Ilijjin.
83:18. KELLA 'INNE KITABEL-'EBRARI LEFI 'ILLIJINE
C 83:19. E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?
83:19. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është Il-lijjûn?
83:19. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Ilijjin?
83:19. WE MA 'EDRAKE MA 'ILLIJUNE
C 83:20. Është një libër i qendisur qartë.
83:20. Është një libër i shkruar!
83:20. Ai është një libër i regjistruar,
83:20. KITABUN MERKUMUN
C 83:21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.
83:21. Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
83:21. Që të afërmit e Allahut e dëshmojnë.
83:21. JESH/HEDUHUL-MUKARREBUNE
C 83:22. E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhennet).
83:22. Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
83:22. Me të vërtetë, të drejtët do të jenë në kënaqësi,
83:22. 'INNEL-'EBRARE LEFI NA'IMIN
C 83:23. Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.
83:23. duke shikuar nga divanet.
83:23. Duke qenë mbi divane, duke parë.
83:23. 'ALEL-'ERA'IKI JENDHURUNE
C 83:24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.
83:24. Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.
83:24. Ti do t'i shohësh fytyrat e tyre duke shkëlqyer nga kënaqësia.
83:24. TA'RIFU FI WUXHUHIHIM NEDRETE EN-NA'IMI
C 83:25. U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.
83:25. Atyre do t'u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,
83:25. Atyre do t'u jepet të pinë nga një pije e vulosur,
83:25. JUSKAWNE MIN REHIKIN MEHTUMIN
C 83:26. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
83:26. fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.
83:26. Vula e saj do të jetë myshku. Dhe për këtë le të garojnë ata që garojnë.
83:26. HITAMUHU MISKUN WE FI DHALIKE FELJETENAFESIL-MUTENAFISUNE