Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 83:11. Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.
83:11. të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!
83:11. Ata që e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit.
83:11. EL-LEDHINE JUKEDHDHIBUNE BIJEWMI ED-DINI
C 83:12. E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.
83:12. Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi
83:12. Dhe askush nuk e përgënjeshtron atë përveç çdo shkelësi mëkatar,
83:12. WE MA JUKEDHDHIBU BIHI 'ILLA KULLU MU'TEDIN 'ETHIMIN
C 83:13. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: "Legjenda të të parëve!"
83:13. e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”
83:13. Që kur i lexohen atij ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"
83:13. 'IDHA TUTLA 'ALEJHI 'AJATUNA KALE 'ESATIRUL-'EWWELINE
C 83:14. Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
83:14. Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.
83:14. Jo! Por ajo që ata kanë fituar e ka mbuluar zemrën e tyre.
83:14. KELLA BEL RANE 'ALA KULUBIHIM MA KANU JEKSIBUNE
C 83:15. Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
83:15. Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t'i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,
83:15. Jo! Me të vërtetë, ata atë ditë do të jenë të mbuluar nga Zoti i tyre.
83:15. KELLA 'INNEHUM 'AN RABBIHIM JEWME'IDHIN LEMEHXHUBUNE
C 83:16. Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.
83:16. pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
83:16. Pastaj, me të vërtetë, ata do të hyjnë në zjarr.
83:16. THUMME 'INNEHUM LESALUL-XHEHIMI
C 83:17. Dhe do t'u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"
83:17. e do t'u thuhet: “Ja, kjo ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
83:17. Pastaj atyre do t'u thuhet: "Kjo është ajo që keni përgënjeshtruar."
83:17. THUMME JUKALU HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C 83:18. Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!
83:18. Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
83:18. Jo! Me të vërtetë, libri i të drejtëve është në Ilijjin.
83:18. KELLA 'INNE KITABEL-'EBRARI LEFI 'ILLIJINE
C 83:19. E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?
83:19. E kush do të ta shpjegojë ty se ç'është Il-lijjûn?
83:19. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Ilijjin?
83:19. WE MA 'EDRAKE MA 'ILLIJUNE
C 83:20. Është një libër i qendisur qartë.
83:20. Është një libër i shkruar!
83:20. Ai është një libër i regjistruar,
83:20. KITABUN MERKUMUN
C 83:21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.
83:21. Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
83:21. Që të afërmit e Allahut e dëshmojnë.
83:21. JESH/HEDUHUL-MUKARREBUNE