Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 83:28. Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.
83:28. nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
83:28. Një burim nga i cili pinë ata që janë të afërmit e Allahut.
83:28. 'AJNEN JESHREBU BIHAL-MUKARREBUNE
C 83:29. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.
83:29. Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,
83:29. Me të vërtetë, ata që bënë mëkate talleshin me ata që besuan,
83:29. 'INNEL-LEDHINE 'EXHREMU KANU MINEL-LEDHINE 'AMENU JEDHEKUNE
C 83:30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
83:30. duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.
83:30. Dhe kur ata kalonin pranë tyre, ata i përqeshnin,
83:30. WE 'IDHA MERRU BIHIM JETEGAMEZUNE
C 83:31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.
83:31. Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)
83:31. Dhe kur ktheheshin te njerëzit e tyre, ata ktheheshin duke u argëtuar,
83:31. WE 'IDHA ENKALEBU 'ILA 'EHLIHIMU ENKALEBU FEKIHINE
C 83:32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"
83:32. dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,
83:32. Dhe kur i shihnin ata, thoshin: "Me të vërtetë, këta janë të humbur."
83:32. WE 'IDHA RE'EWHUM KALU 'INNE HA'UULA' LEDALLUNE
C 83:33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).
83:33. ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.
83:33. Por ata nuk ishin të dërguar për të qenë kujdestarë të tyre.
83:33. WE MA 'URSILU 'ALEJHIM HAFIDHINE
C 83:34. E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
83:34. Por sot, ata që kanë besuar, do t'i përqeshin jobesimtarët,
83:34. Prandaj, sot ata që besuan po qeshin me mohuesit,
83:34. FALJEWMEL-LEDHINE 'AMENU MINEL-KUFFARI JEDHEKUNE
C 83:35. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.
83:35. e nga divanet e ngritura do t'i shikojnë.
83:35. Duke qenë mbi divane, duke parë.
83:35. 'ALEL-'ERA'IKI JENDHURUNE
C 83:36. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)
83:36. A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!
83:36. A janë shpërblyer mohuesit për atë që kanë bërë?
83:36. HEL THUWIBEL-KUFFARU MA KANU JEF'ALUNE
C 84:1. Kur të pëlcet qielli.
84:1. Kur qielli të çahet,
84:1. Kur qielli të çahet,
84:1. 'IDHA ES-SEMA'U ENSHEKKAT
C 84:2. T'i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
84:2. duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;
84:2. Dhe kur ai dëgjon Zotin e tij dhe përmbush atë që i është urdhëruar,
84:2. WE 'EDHINET LIREBBIHA WE HUKKAT