Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 84. Inshikak
Ajete: 25

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 84:1. Kur të pëlcet qielli.
84:1. Kur qielli të çahet,
84:1. Kur qielli të çahet,
84:1. 'IDHA ES-SEMA'U ENSHEKKAT
C 84:2. T'i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
84:2. duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;
84:2. Dhe kur ai dëgjon Zotin e tij dhe përmbush atë që i është urdhëruar,
84:2. WE 'EDHINET LIREBBIHA WE HUKKAT
C 84:3. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
84:3. kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)
84:3. Dhe kur toka të zgjatet,
84:3. WE 'IDHAL-'ERDU MUDDET
C 84:4. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
84:4. dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,
84:4. Dhe hedh atë që është në të dhe bëhet bosh,
84:4. WE 'ELKAT MA FIHA WE TEHALLET
C 84:5. Dhe t'i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi.
84:5. duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,
84:5. Dhe ajo dëgjon Zotin e saj dhe përmbush atë që i është urdhëruar.
84:5. WE 'EDHINET LIREBBIHA WE HUKKAT
C 84:6. O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
84:6. atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.
84:6. O njeri, me të vërtetë, ti po përpiqesh drejt Zotit tënd me përpjekje, dhe ti do ta takosh Atë.
84:6. JA 'EJJUHAL-'INSANU 'INNEKE KADIHUN 'ILA RABBIKE KEDHEN FEMULAKIHI
C 84:7. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
84:7. Ai, të cilit do t'i jepet libri i tij në dorën e djathtë,
84:7. Atëherë, sa për atë që i është dhënë libri i tij në dorën e djathtë,
84:7. FE'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU BIJEMINIHI
C 84:8. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
84:8. do ta ketë të lehtë llogarinë
84:8. Ai do të llogaritet lehtë,
84:8. FESEWFE JUHASEBU HISABEN JESIRAN
C 84:9. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
84:9. dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.
84:9. Dhe do të kthehet te njerëzit e tij me gëzim.
84:9. WE JENKALIBU 'ILA 'EHLIHI MESRUREN
C 84:10. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
84:10. Kurse ai, të cilit do t'i jepet libri i tij pas shpinës,
84:10. Por sa për atë që i është dhënë libri i tij pas shpinës së tij,
84:10. WE 'EMMA MEN 'UTIJE KITABEHU WERA'E DHEHRIHI
C 84:11. Ai do t'i ndjellë vetes shkatërrim,
84:11. do të lutet për të vdekur
84:11. Ai do të thërrasë për shkatërrim,
84:11. FESEWFE JED'U THUBUREN
C 84:12. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
84:12. dhe në zjarr do të digjet,
84:12. Dhe do të hyjë në zjarrin që digjet.
84:12. WE JESLA SA'IREN
C 84:13. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
84:13. sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,
84:13. Me të vërtetë, ai ishte mes popullit të tij i gëzuar,
84:13. 'INNEHU KANE FI 'EHLIHI MESRUREN
C 84:14. Dhe ka menduar se nuk ka për t'u kthyer.
84:14. duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).
84:14. Dhe ai mendonte se nuk do të kthehej.
84:14. 'INNEHU DHENNE 'EN LEN JEHURE
C 84:15. Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
84:15. Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!
84:15. Jo! Me të vërtetë, Zoti i tij e sheh atë.
84:15. BELA 'INNE REBBEHU KANE BIHI BESIREN
C 84:16. Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
84:16. Betohem në kuqërrimin e muzgut,
84:16. Betohem për muzgjet e kuqe,
84:16. FELA 'UKSIMU BISH-SHEFEKI
C 84:17. Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
84:17. në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,
84:17. Dhe për natën dhe atë që ajo mbulon,
84:17. WEL-LEJLI WE MA WESEKA
C 84:18. Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
84:18. si dhe në hënën e plotë,
84:18. Dhe për hënën kur ajo bëhet e plotë,
84:18. WEL-KAMERI 'IDHA ETTESEKA
C 84:19. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
84:19. se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!
84:19. Se ju do të kaloni nga një gjendje në tjetrën.
84:19. LETERKEBUNNE TEBEKEN 'AN TEBEKIN
C 84:20. E, çka kanë ata që nuk besojnë?
84:20. Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!
84:20. Atëherë, çfarë është me ta që ata nuk besojnë,
84:20. FEMA LEHUM LA JU'UMINUNE
C 84:21. Dhe kur u lexohet atyre Kur'ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
84:21. E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!
84:21. Dhe kur lexohen atyre ajetet, ata nuk përkulen?
84:21. WE 'IDHA KURI'E 'ALEJHIMUL-KUR'ANU LA JESXHUDUNE
C 84:22. Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
84:22. Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.
84:22. Jo! Por ata që nuk besojnë e mohojnë.
84:22. BELIL-LEDHINE KEFERU JUKEDHDHIBUNE
C 84:23. E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
84:23. Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,
84:23. Dhe Allahu është më i Dituri për atë që ata fshehin.
84:23. WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA JU'UNE
C 84:24. Lajmëroi, pra me një dënim të dhëmbshëm.
84:24. prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),
84:24. Prandaj, përgëzoji ata me një ndëshkim të dhimbshëm.
84:24. FEBESHSHIRHUM BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 84:25. Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!
84:25. përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.
84:25. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të drejta. Për ta është një shpërblim i pandërprerë.
84:25. 'ILLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM 'EXHRUN GAJRU MEMNUNIN