Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 59. Hashr
Ajete: 24

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 59:1. All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
59:1. Allahun e lartëson çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
59:1. Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
59:1. SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 59:2. Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
59:2. Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t'i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t'i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!
59:2. Ai është Ai që i nxori ata që nuk besuan nga Populli i Librit nga shtëpitë e tyre në fillimin e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, dhe ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin nga Allahu. Por Allahu erdhi tek ata nga drejtimi që ata nuk e prisnin dhe hodhi frikën në zemrat e tyre, kështu që ata shkatërruan shtëpitë e tyre me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o ju që keni mend.
59:2. HUWEL-LEDHI 'EHREXHEL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI MIN DIJARIHIM LI'WWELIL-HESHRI MA DHENENTUM 'EN JEHRUXHU WE DHENNU 'ENNEHUM MANI'ATUHUM HUSUNUHUM MINEL-LAHI FE'ETAHUMU ELLAHU MIN HEJTHU LEM JEHTESIBU WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU'BE JUHRIBUNE BUJUTEHUM BI'EJDIHIM WE 'EJDIL-MU'UMININE FA'TEBIRU JA 'ULIL-'EBSARI
C 59:3. Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t'i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
59:3. Sikur të mos e kishte caktuar Allahu dëbimin e tyre, Ai do t'i kishte dënuar me siguri në këtë jetë. Por në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.
59:3. Dhe sikur Allahu të mos kishte shkruar për ta dëbimin, Ai me siguri do t'i ndëshkonte ata në këtë botë. Dhe për ta në botën tjetër është ndëshkimi i zjarrit.
59:3. WE LEWLA 'EN KETEBEL-LAHU 'ALEJHIMUL-XHELA'E LE'ADHDHEBEHUM FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABU EN-NARI
C 59:4. Këtë, për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
59:4. Kjo, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij; kushdo që i kundërvihet Allahut, le ta dijë se Allahu dënon vërtet ashpër.
59:4. Kjo, sepse ata kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun – atëherë me të vërtetë, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
59:4. DHALIKE BI'ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKKI ELLAHE FE'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 59:5. Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanet) ose atë e keni lënë të ngritur në rrënjët e tyre, vetëm se me lejen e All-llahut e për t'i shtypur kundërshtarët.
59:5. Për çfarëdo peme palme (të armikut) që pretë apo latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut, në mënyrë që Ai t'i poshtërojë të pabindurit.
59:5. Çfarëdo që keni prerë nga palma hurmash ose e keni lënë të qëndrojë mbi rrënjët e saj, ajo është me lejen e Allahut dhe që Ai të poshtërojë të pabesimtarët.
59:5. MA KATA'TUM MIN LINETIN 'EW TEREKTUMUHA KA'IMETEN 'ALA 'USULIHA FEBI'IDHNI ELLAHI WE LIJUHZIJEL-FASIKINE
C 59:6. E atë (pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotërues të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
59:6. Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
59:6. Dhe çfarëdo që Allahu u dha nga plaçka e luftës të dërguarit të Tij nga ata – ju nuk shtytë për këtë as kuaj dhe as deve, por Allahu i jep të dërguarve të Tij pushtet mbi kë të dojë. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
59:6. WE MA 'EFA'EL-LAHU 'ALA RESULIHI MINHUM FEMA 'EWXHEFTUM 'ALEJHI MIN HAJLIN WE LA RIKABIN WE LEKINNALL-LLAHE JUSELLITU RUSULEHU 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 59:7. Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
59:7. Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.
59:7. Dhe çfarëdo që Allahu i ka dhënë të dërguarit të Tij nga banorët e qyteteve – ajo është për Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe për të afërmit dhe jetimët dhe të varfrit dhe udhëtarët, që ajo të mos jetë e përqendruar mes pasanikëve tuaj. Dhe çfarëdo që i ka dhënë juve i dërguari – merreni atë, dhe çfarëdo që ju ndalon – shmangeni atë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
59:7. MA 'EFA'EL-LAHU 'ALA RESULIHI MIN 'EHLIL-KURA FELILLAHI WE LILRRESULI WE LIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI KEJ LA JEKUNE DULETEN BEJNEL-'EGNIJA'I MINKUM WE MA 'ATAKUMU ER-RESULU FEHUDHUHU WE MA NEHAKUM 'ANHU FANTEHU WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 59:8. (Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
59:8. Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë.
59:8. Ajo është për të varfrit që u dëbuan nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar favorin dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të dërguarin e Tij. Këta janë ata që janë të sinqertë.
59:8. LILFUKARA'IL-MUHAXHIRINEL-LEDHINE 'UHRIXHU MIN DIARIHIM WE 'EMWALIHIM JEBTEGUNE FEDLEN MINEL-LAHI WE RIDWANAN WE JENSURUNEL-LAHE WE RESULEHU 'ULA'IKE HUMU ES-SADIKUNE
C 59:9. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
59:9. Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t'u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.
59:9. Dhe ata që u vendosën në shtëpi dhe besim para tyre – ata i duan ata që kanë emigruar drejt tyre dhe nuk gjejnë asnjë nevojë në vetet e tyre për atë që atyre u është dhënë, dhe ata preferojnë të tjerët mbi veten e tyre edhe nëse ata vetë janë në nevojë. Dhe kushdo që është i mbrojtur nga koprracia e shpirtit të tij – ata janë ata që do të jenë të suksesshëm.
59:9. WEL-LEDHINE TEBEWWE'U ED-DARE WEL-'IMANE MIN KABLIHIM JUHIBBUNE MEN HAXHERE 'ILEJHIM WE LA JEXHIDUNE FI SUDURIHIM HAXHETEN MIMMA 'UTU WE JU'UTHIRUNE 'ALA 'ENFUSIHIM WE LEW KANE BIHIM HASASETUN WE MEN JUKA SHUHHE NEFSIHI FE'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 59:10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"
59:10. Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”
59:10. Dhe ata që erdhën pas tyre thonë: "Zoti ynë, na fal ne dhe vëllezërit tanë që na paraprinë në besim dhe mos vendos në zemrat tona asnjë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, me të vërtetë, Ti je i Butë, Mëshirëplotë."
59:10. WEL-LEDHINE XHA'U MIN BA'DIHIM JEKULUNE REBBENA EGFIR LENA WE LI'EHWANINAL-LEDHINE SEBEKUNA BIL-'IMANI WE LA TEXH'AL FI KULUBINA GILLEN LILLEDHINE 'AMENU REBBENA 'INNEKE RE'UFUN REHIMUN
C 59:11. A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t'i bindemi askujt (t'ju luftojmë ose t'ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t'u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
59:11. A nuk e ke parë se si hipokritët u thanë shokëve të vet që nuk besuan prej ithtarëve të Librit: “Nëse ju dëbojnë, ne do të dalim me ju dhe kurrkujt nuk do t'i bindemi kundër jush; e, nëse ju sulmoheni, me siguri që do t'ju dalim në ndihmë”? Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.
59:11. A nuk i ke parë hipokritët që u thonë vëllezërve të tyre të cilët nuk besuan nga Populli i Librit: "Nëse ju dëboheni, ne me siguri do të dalim me ju, dhe nuk do të bindemi ndaj askujt kundër jush. Dhe nëse luftoheni, ne me siguri do t'ju ndihmojmë." Por Allahu është dëshmitar se me të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
59:11. 'ELEM TERA 'ILAL-LEDHINE NAFEKU JEKULUNE LI'HWANIHIMUL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI LE'IN 'UHRIXHTUM LENEHRUXHENNE ME'AKUM WE LA NUTI'U FIKUM 'EHEDEN 'EBEDAN WE 'IN KUTILTUM LENENSURENNEKUM WEL-LAHU JESH/HEDU 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C 59:12. Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do t'u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t'u ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
59:12. Nëse (hebrenjtë) do të dëbohen, hipokritët nuk do të shkojnë me ata. Nëse do të sulmohen, ata nuk do t'u dalin në ndihmë. Por, edhe sikur të nisen për t'i mbështetur, sigurisht që do të kthehen shpejt e do t'i lënë pa ndihmë
59:12. Me të vërtetë, nëse ata dëbohen, ata nuk do të dalin me ta. Dhe nëse ata luftohen, ata nuk do t'i ndihmojnë ata. Dhe nëse i ndihmojnë, ata me siguri do të kthejnë shpinën, pastaj ata vetë nuk do të ndihmohen.
59:12. LE'IN 'UHRIXHU LA JEHRUXHUNE ME'AHUM WE LE'IN KUTILU LA JENSURUNEHUM WE LE'IN NESERUHUM LEJUWELLUNNEL-'EDBARE THUMME LA JUNSERUNE
C 59:13. Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
59:13. Në zemrat e tyre ata kanë më shumë frikë nga ju sesa nga Allahu, ngaqë ata janë popull që nuk kuptojnë.
59:13. Ju keni më shumë frikë në zemrat e tyre sesa Allahu. Kjo, sepse ata janë një popull që nuk kuptojnë.
59:13. LE'ENTUM 'ESHEDDU REHBETEN FI SUDURIHIM MINEL-LAHI DHALIKE BI'ENNEHUM KAWMUN LA JEFKAHUNE
C 59:14. Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t'ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.
59:14. Ata nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve. Lufta ndërmjet tyre është e ashpër. Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
59:14. Ata nuk do të luftojnë kundër jush së bashku përveçse në qytete të fortifikuara ose pas mureve. Frika e tyre ndaj jush është më e madhe në zemrat e tyre sesa frika ndaj Allahut. Kjo, sepse ata janë një popull që nuk kuptojnë.
59:14. LA JUKATILUNEKUM XHEMI'EN 'ILLA FI KUREN MUHESSENETIN 'EW MIN WERA'I XHUDURIN BE'SUHUM BEJNEHUM SHEDIDUN TEHSEBUHUM XHEMI'AN WE KULUBUHUM SHETTA DHALIKE BI'ENNEHUM KAWMUN LA JA'KILUNE
C 59:15. Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.
59:15. Këta janë si ata, që kanë qenë pak para tyre, që i shijuan pasojat e sjelljes së tyre (që në këtë botë); (ndërsa në botën tjetër) ata i pret një dënim i dhembshëm!
59:15. Ata janë si shembulli i atyre që kanë qenë para tyre afër jush. Ata shijuan ndëshkimin e veprave të tyre dhe për ta ka një ndëshkim të dhimbshëm.
59:15. KEMETHELIL-LEDHINE MIN KABLIHIM KARIBEN DHAKU WEBALE 'EMRIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 59:16. Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"
59:16. Aleatët e tyre hipokritë do t'i lënë në baltë, siç bën djalli, i cili i thotë njeriut: “Mos beso!”. Por, kur ky bëhet mohues, djalli i thotë: “Unë nuk kam të bëj me ty! Në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve”!
59:16. (Hipokritët) janë si Shejtani kur ai i thotë njeriut: "Mohoni Allahun." Por kur ai e mohon Allahun, ai thotë: "Unë jam i pafajshëm nga ti. Me të vërtetë, unë kam frikë Allahun, Zotin e botëve."
59:16. KEMETHELI ESH-SHEJTANI 'IDH KALE LIL'INSANI EKFUR FELEMMA KEFERE KALE 'INNI BERI'UN MINKE 'INNI 'EHAFU ELLAHE REBBEL-'ALEMINE
C 59:17. Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.
59:17. Natyrisht që fundi i këtyre të dyve është qëndrimi i përhershëm në Zjarr; ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqij.
59:17. Prandaj, përfundimi i tyre është se të dy ata do të jenë në zjarr, duke banuar aty përgjithmonë. Dhe ky është shpërblimi për të padrejtët.
59:17. FEKANE 'AKIBETEHUMA 'ENNEHUMA FI EN-NARI HALIDEJNI FIHA WE DHELIKE XHEZA'U EDH-DHALIMINE
C 59:18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!
59:18. O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç'ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!
59:18. O ju që besoni, kini frikë Allahun. Dhe le të shikojë çdo shpirt atë që ka përgatitur për nesër. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është i Mirëinformuar për atë që bëni.
59:18. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE LTENDHUR NEFSUN MA KADDEMET LIGADIN WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C 59:19. E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.
59:19. Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).
59:19. Dhe mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri ata të harrojnë vetet e tyre. Ata janë të pabesueshmit.
59:19. WE LA TEKUNU KALLEDHINE NESU ELLAHE FE'ENSAHUM 'ENFUSEHUM 'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C 59:20. Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.
59:20. Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.
59:20. Banorët e zjarrit dhe banorët e Xhenetit nuk janë të njëjtë. Banorët e Xhenetit – ata janë të suksesshmit.
59:20. LA JESTEWI 'ESHABU EN-NARI WE 'ESHABUL-XHENNETI 'ESHABUL-XHENNETI HUMUL-FA'IZUNE
C 59:21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
59:21. Sikur këtë Kuran t'ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.
59:21. Sikur Ne ta kishim zbritur këtë Kuran mbi një mal, ti do ta kishe parë atë duke u përulur dhe duke u çarë nga frika ndaj Allahut. Dhe këto janë shembuj që Ne i japim për njerëzit që ata të mund të mendojnë.
59:21. LEW 'ENZELNA HADHAL-KUR'ANE 'ALA XHEBELIN LERE'EJTEHU HASHI'EN MUTESEDDI'AN MIN HASHJETI ELLAHI WE TILKEL-'EMTHALU NEDRIBUHA LILNNASI LE'ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C 59:22. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
59:22. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim), Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!
59:22. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Njohësi i të padukshmes dhe të dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
59:22. HUWEL-LAHUL-LEDHI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE 'ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI HUWE ER-REHMANU ER-REHIMU
C 59:23. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
59:23. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
59:23. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Sunduesi, i Shenjti, Paqësori, Ruajtësi i Besimit, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Përvetësuesi, Madhështori. Lavdi Allahut mbi atë që ata i shoqërojnë Atij.
59:23. HUWEL-LAHUL-LEDHI LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-MELIKUL-KUDDUSU ES-SELAMUL-MU'UMINUL-MUHEJMINUL-'AZIZUL-XHEBBARUL-MUTEKEBBIRU SUBHANEL-LAHI 'AMMA JUSHRIKUNE
C 59:24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!
59:24. Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
59:24. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formuesi. Për Të janë emrat më të bukur. Çdo gjë që është në qiej dhe në tokë e lavdëron Atë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
59:24. HUWEL-LAHUL-HALIKUL-BARI'UL-MUSEWWIRU LEHUL-'ESMA'UL-HUSNA JUSEBBIHU LEHU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU