U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
58:19.
Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.
58:19.
Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit.
58:19.
Shejtani i ka kapur ata, kështu që ai i ka bërë ata të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë partia e Shejtanit. Me të vërtetë, partia e Shejtanit – ata janë humbësit.
58:19.
ESTEHWEDHE 'ALEJHIMU ESH-SHEJTANU FE'ENSAHUM DHIKREL-LAHI 'ULA'IKE HIZBU ESH-SHEJTANI 'ELA 'INNE HIZBE ESH-SHEJTANI HUMUL-HASIRUNE
C
58:20.
S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
58:20.
Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dëguarin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar.
58:20.
Me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij – ata do të jenë mes më të poshtëruarve.
58:20.
'INNEL-LEDHINE JUHADDUNEL-LAHE WE RESULEHU 'ULA'IKE FIL-'EDHELLINE
C
58:21.
All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.
58:21.
Allahu ka vendosur: “Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!” Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
58:21.
Allahu ka shkruar: "Unë me siguri do të triumfoj, Unë dhe të Dërguarit e Mi." Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishmi.
58:21.
KETEBEL-LAHU LE'EGLIBENNE 'ENA WE RUSULI 'INNALL-LLAHE KAWIJUN 'AZIZUN
C
58:22.
Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.
58:22.
Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t'i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.
58:22.
Ti nuk do të gjesh një popull që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit duke dashur ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe nëse janë etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre. Për ata Ai ka shkruar besimin në zemrat e tyre dhe i ka përforcuar me një frymë nga Vetja e Tij. Dhe Ai do t'i fusë ata në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, për të qëndruar aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta, dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë partia e Allahut. Me të vërtetë, partia e Allahut – ata janë të suksesshmit.
58:22.
LA TEXHIDU KAWMEN JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI JUWADDUNE MEN HADDEL-LAHE WE RESULEHU WE LEW KANU 'ABA'EHUM 'EW 'EBNA'EHUM 'EW 'IHWANEHUM 'EW 'ASHIRETEHUM 'ULA'IKE KETEBE FI KULUBIHIMUL-'IMANE WE 'EJJEDEHUM BIRUHIN MINHU WE JUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA REDIJEL-LAHU 'ANHUM WE REDU 'ANHU 'ULA'IKE HIZBU ELLAHI 'ELA 'INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-MUFLIHUNE
C
59:1.
All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
59:1.
Allahun e lartëson çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
59:1.
Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
59:1.
SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
59:2.
Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
59:2.
Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t'i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t'i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!
59:2.
Ai është Ai që i nxori ata që nuk besuan nga Populli i Librit nga shtëpitë e tyre në fillimin e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, dhe ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin nga Allahu. Por Allahu erdhi tek ata nga drejtimi që ata nuk e prisnin dhe hodhi frikën në zemrat e tyre, kështu që ata shkatërruan shtëpitë e tyre me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o ju që keni mend.
59:2.
HUWEL-LEDHI 'EHREXHEL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI MIN DIJARIHIM LI'WWELIL-HESHRI MA DHENENTUM 'EN JEHRUXHU WE DHENNU 'ENNEHUM MANI'ATUHUM HUSUNUHUM MINEL-LAHI FE'ETAHUMU ELLAHU MIN HEJTHU LEM JEHTESIBU WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU'BE JUHRIBUNE BUJUTEHUM BI'EJDIHIM WE 'EJDIL-MU'UMININE FA'TEBIRU JA 'ULIL-'EBSARI
C
59:3.
Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t'i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
59:3.
Sikur të mos e kishte caktuar Allahu dëbimin e tyre, Ai do t'i kishte dënuar me siguri në këtë jetë. Por në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.
59:3.
Dhe sikur Allahu të mos kishte shkruar për ta dëbimin, Ai me siguri do t'i ndëshkonte ata në këtë botë. Dhe për ta në botën tjetër është ndëshkimi i zjarrit.
59:3.
WE LEWLA 'EN KETEBEL-LAHU 'ALEJHIMUL-XHELA'E LE'ADHDHEBEHUM FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABU EN-NARI
C
59:4.
Këtë, për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
59:4.
Kjo, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij; kushdo që i kundërvihet Allahut, le ta dijë se Allahu dënon vërtet ashpër.
59:4.
Kjo, sepse ata kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun – atëherë me të vërtetë, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
59:4.
DHALIKE BI'ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKKI ELLAHE FE'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C
59:5.
Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanet) ose atë e keni lënë të ngritur në rrënjët e tyre, vetëm se me lejen e All-llahut e për t'i shtypur kundërshtarët.
59:5.
Për çfarëdo peme palme (të armikut) që pretë apo latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut, në mënyrë që Ai t'i poshtërojë të pabindurit.
59:5.
Çfarëdo që keni prerë nga palma hurmash ose e keni lënë të qëndrojë mbi rrënjët e saj, ajo është me lejen e Allahut dhe që Ai të poshtërojë të pabesimtarët.
59:5.
MA KATA'TUM MIN LINETIN 'EW TEREKTUMUHA KA'IMETEN 'ALA 'USULIHA FEBI'IDHNI ELLAHI WE LIJUHZIJEL-FASIKINE
C
59:6.
E atë (pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotërues të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
59:6.
Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
59:6.
Dhe çfarëdo që Allahu u dha nga plaçka e luftës të dërguarit të Tij nga ata – ju nuk shtytë për këtë as kuaj dhe as deve, por Allahu i jep të dërguarve të Tij pushtet mbi kë të dojë. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
59:6.
WE MA 'EFA'EL-LAHU 'ALA RESULIHI MINHUM FEMA 'EWXHEFTUM 'ALEJHI MIN HAJLIN WE LA RIKABIN WE LEKINNALL-LLAHE JUSELLITU RUSULEHU 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
59:7.
Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
59:7.
Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.
59:7.
Dhe çfarëdo që Allahu i ka dhënë të dërguarit të Tij nga banorët e qyteteve – ajo është për Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe për të afërmit dhe jetimët dhe të varfrit dhe udhëtarët, që ajo të mos jetë e përqendruar mes pasanikëve tuaj. Dhe çfarëdo që i ka dhënë juve i dërguari – merreni atë, dhe çfarëdo që ju ndalon – shmangeni atë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
59:7.
MA 'EFA'EL-LAHU 'ALA RESULIHI MIN 'EHLIL-KURA FELILLAHI WE LILRRESULI WE LIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI KEJ LA JEKUNE DULETEN BEJNEL-'EGNIJA'I MINKUM WE MA 'ATAKUMU ER-RESULU FEHUDHUHU WE MA NEHAKUM 'ANHU FANTEHU WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI