Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 58:18. Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
58:18. Ditën, kur Allahu t'i ringjallë të gjithë, ata do t'i betohen Atij, ashtu siç të betohen ty tani, duke menduar se kjo do t'u sjellë dobi. Në të vërtetë, pikërisht ata janë gënjeshtarët!
58:18. Ditën kur Allahu do t'i ringjallë të gjithë, ata do të betohen përpara Tij ashtu siç betohen para jush dhe mendojnë se do të kenë diçka. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
58:18. JEWME JEB'ATHUHUMU ELLAHU XHEMI'EN FEJEHLIFUNE LEHU KEMA JEHLIFUNE LEKUM WE JEHSEBUNE 'ENNEHUM 'ALA SHEJ'IN 'ELA 'INNEHUM HUMUL-KADHIBUNE
C 58:19. Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.
58:19. Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit.
58:19. Shejtani i ka kapur ata, kështu që ai i ka bërë ata të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë partia e Shejtanit. Me të vërtetë, partia e Shejtanit – ata janë humbësit.
58:19. ESTEHWEDHE 'ALEJHIMU ESH-SHEJTANU FE'ENSAHUM DHIKREL-LAHI 'ULA'IKE HIZBU ESH-SHEJTANI 'ELA 'INNE HIZBE ESH-SHEJTANI HUMUL-HASIRUNE
C 58:20. S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
58:20. Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dëguarin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar.
58:20. Me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij – ata do të jenë mes më të poshtëruarve.
58:20. 'INNEL-LEDHINE JUHADDUNEL-LAHE WE RESULEHU 'ULA'IKE FIL-'EDHELLINE
C 58:21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.
58:21. Allahu ka vendosur: “Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!” Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.
58:21. Allahu ka shkruar: "Unë me siguri do të triumfoj, Unë dhe të Dërguarit e Mi." Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishmi.
58:21. KETEBEL-LAHU LE'EGLIBENNE 'ENA WE RUSULI 'INNALL-LLAHE KAWIJUN 'AZIZUN
C 58:22. Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.
58:22. Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t'i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.
58:22. Ti nuk do të gjesh një popull që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit duke dashur ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe nëse janë etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre. Për ata Ai ka shkruar besimin në zemrat e tyre dhe i ka përforcuar me një frymë nga Vetja e Tij. Dhe Ai do t'i fusë ata në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, për të qëndruar aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta, dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë partia e Allahut. Me të vërtetë, partia e Allahut – ata janë të suksesshmit.
58:22. LA TEXHIDU KAWMEN JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI JUWADDUNE MEN HADDEL-LAHE WE RESULEHU WE LEW KANU 'ABA'EHUM 'EW 'EBNA'EHUM 'EW 'IHWANEHUM 'EW 'ASHIRETEHUM 'ULA'IKE KETEBE FI KULUBIHIMUL-'IMANE WE 'EJJEDEHUM BIRUHIN MINHU WE JUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA REDIJEL-LAHU 'ANHUM WE REDU 'ANHU 'ULA'IKE HIZBU ELLAHI 'ELA 'INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-MUFLIHUNE
C 59:1. All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
59:1. Allahun e lartëson çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
59:1. Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
59:1. SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 59:2. Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
59:2. Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t'i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t'i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!
59:2. Ai është Ai që i nxori ata që nuk besuan nga Populli i Librit nga shtëpitë e tyre në fillimin e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, dhe ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin nga Allahu. Por Allahu erdhi tek ata nga drejtimi që ata nuk e prisnin dhe hodhi frikën në zemrat e tyre, kështu që ata shkatërruan shtëpitë e tyre me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o ju që keni mend.
59:2. HUWEL-LEDHI 'EHREXHEL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI MIN DIJARIHIM LI'WWELIL-HESHRI MA DHENENTUM 'EN JEHRUXHU WE DHENNU 'ENNEHUM MANI'ATUHUM HUSUNUHUM MINEL-LAHI FE'ETAHUMU ELLAHU MIN HEJTHU LEM JEHTESIBU WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU'BE JUHRIBUNE BUJUTEHUM BI'EJDIHIM WE 'EJDIL-MU'UMININE FA'TEBIRU JA 'ULIL-'EBSARI
C 59:3. Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t'i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
59:3. Sikur të mos e kishte caktuar Allahu dëbimin e tyre, Ai do t'i kishte dënuar me siguri në këtë jetë. Por në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.
59:3. Dhe sikur Allahu të mos kishte shkruar për ta dëbimin, Ai me siguri do t'i ndëshkonte ata në këtë botë. Dhe për ta në botën tjetër është ndëshkimi i zjarrit.
59:3. WE LEWLA 'EN KETEBEL-LAHU 'ALEJHIMUL-XHELA'E LE'ADHDHEBEHUM FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABU EN-NARI
C 59:4. Këtë, për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
59:4. Kjo, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij; kushdo që i kundërvihet Allahut, le ta dijë se Allahu dënon vërtet ashpër.
59:4. Kjo, sepse ata kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun – atëherë me të vërtetë, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
59:4. DHALIKE BI'ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKKI ELLAHE FE'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 59:5. Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanet) ose atë e keni lënë të ngritur në rrënjët e tyre, vetëm se me lejen e All-llahut e për t'i shtypur kundërshtarët.
59:5. Për çfarëdo peme palme (të armikut) që pretë apo latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut, në mënyrë që Ai t'i poshtërojë të pabindurit.
59:5. Çfarëdo që keni prerë nga palma hurmash ose e keni lënë të qëndrojë mbi rrënjët e saj, ajo është me lejen e Allahut dhe që Ai të poshtërojë të pabesimtarët.
59:5. MA KATA'TUM MIN LINETIN 'EW TEREKTUMUHA KA'IMETEN 'ALA 'USULIHA FEBI'IDHNI ELLAHI WE LIJUHZIJEL-FASIKINE
C 59:6. E atë (pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotërues të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
59:6. Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
59:6. Dhe çfarëdo që Allahu u dha nga plaçka e luftës të dërguarit të Tij nga ata – ju nuk shtytë për këtë as kuaj dhe as deve, por Allahu i jep të dërguarve të Tij pushtet mbi kë të dojë. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
59:6. WE MA 'EFA'EL-LAHU 'ALA RESULIHI MINHUM FEMA 'EWXHEFTUM 'ALEJHI MIN HAJLIN WE LA RIKABIN WE LEKINNALL-LLAHE JUSELLITU RUSULEHU 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN