U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
58:22.
Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.
58:22.
Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t'i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.
58:22.
Ti nuk do të gjesh një popull që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit duke dashur ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe nëse janë etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre. Për ata Ai ka shkruar besimin në zemrat e tyre dhe i ka përforcuar me një frymë nga Vetja e Tij. Dhe Ai do t'i fusë ata në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, për të qëndruar aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta, dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë partia e Allahut. Me të vërtetë, partia e Allahut – ata janë të suksesshmit.
58:22.
LA TEXHIDU KAWMEN JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI JUWADDUNE MEN HADDEL-LAHE WE RESULEHU WE LEW KANU 'ABA'EHUM 'EW 'EBNA'EHUM 'EW 'IHWANEHUM 'EW 'ASHIRETEHUM 'ULA'IKE KETEBE FI KULUBIHIMUL-'IMANE WE 'EJJEDEHUM BIRUHIN MINHU WE JUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA REDIJEL-LAHU 'ANHUM WE REDU 'ANHU 'ULA'IKE HIZBU ELLAHI 'ELA 'INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-MUFLIHUNE
C
59:1.
All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
59:1.
Allahun e lartëson çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
59:1.
Çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë e lavdëron Allahun. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
59:1.
SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
59:2.
Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
59:2.
Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t'i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t'i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!
59:2.
Ai është Ai që i nxori ata që nuk besuan nga Populli i Librit nga shtëpitë e tyre në fillimin e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, dhe ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin nga Allahu. Por Allahu erdhi tek ata nga drejtimi që ata nuk e prisnin dhe hodhi frikën në zemrat e tyre, kështu që ata shkatërruan shtëpitë e tyre me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o ju që keni mend.
59:2.
HUWEL-LEDHI 'EHREXHEL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI MIN DIJARIHIM LI'WWELIL-HESHRI MA DHENENTUM 'EN JEHRUXHU WE DHENNU 'ENNEHUM MANI'ATUHUM HUSUNUHUM MINEL-LAHI FE'ETAHUMU ELLAHU MIN HEJTHU LEM JEHTESIBU WE KADHEFE FI KULUBIHIMU ER-RU'BE JUHRIBUNE BUJUTEHUM BI'EJDIHIM WE 'EJDIL-MU'UMININE FA'TEBIRU JA 'ULIL-'EBSARI
C
59:3.
Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t'i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
59:3.
Sikur të mos e kishte caktuar Allahu dëbimin e tyre, Ai do t'i kishte dënuar me siguri në këtë jetë. Por në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.
59:3.
Dhe sikur Allahu të mos kishte shkruar për ta dëbimin, Ai me siguri do t'i ndëshkonte ata në këtë botë. Dhe për ta në botën tjetër është ndëshkimi i zjarrit.
59:3.
WE LEWLA 'EN KETEBEL-LAHU 'ALEJHIMUL-XHELA'E LE'ADHDHEBEHUM FI ED-DUNJA WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABU EN-NARI
C
59:4.
Këtë, për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s'ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
59:4.
Kjo, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij; kushdo që i kundërvihet Allahut, le ta dijë se Allahu dënon vërtet ashpër.
59:4.
Kjo, sepse ata kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Dhe kushdo që kundërshton Allahun – atëherë me të vërtetë, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
59:4.
DHALIKE BI'ENNEHUM SHAKKU ELLAHE WE RESULEHU WE MEN JUSHAKKI ELLAHE FE'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C
59:5.
Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanet) ose atë e keni lënë të ngritur në rrënjët e tyre, vetëm se me lejen e All-llahut e për t'i shtypur kundërshtarët.
59:5.
Për çfarëdo peme palme (të armikut) që pretë apo latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut, në mënyrë që Ai t'i poshtërojë të pabindurit.
59:5.
Çfarëdo që keni prerë nga palma hurmash ose e keni lënë të qëndrojë mbi rrënjët e saj, ajo është me lejen e Allahut dhe që Ai të poshtërojë të pabesimtarët.
59:5.
MA KATA'TUM MIN LINETIN 'EW TEREKTUMUHA KA'IMETEN 'ALA 'USULIHA FEBI'IDHNI ELLAHI WE LIJUHZIJEL-FASIKINE
C
59:6.
E atë (pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotërues të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
59:6.
Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
59:6.
Dhe çfarëdo që Allahu u dha nga plaçka e luftës të dërguarit të Tij nga ata – ju nuk shtytë për këtë as kuaj dhe as deve, por Allahu i jep të dërguarve të Tij pushtet mbi kë të dojë. Dhe Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
59:6.
WE MA 'EFA'EL-LAHU 'ALA RESULIHI MINHUM FEMA 'EWXHEFTUM 'ALEJHI MIN HAJLIN WE LA RIKABIN WE LEKINNALL-LLAHE JUSELLITU RUSULEHU 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
59:7.
Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
59:7.
Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.
59:7.
Dhe çfarëdo që Allahu i ka dhënë të dërguarit të Tij nga banorët e qyteteve – ajo është për Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe për të afërmit dhe jetimët dhe të varfrit dhe udhëtarët, që ajo të mos jetë e përqendruar mes pasanikëve tuaj. Dhe çfarëdo që i ka dhënë juve i dërguari – merreni atë, dhe çfarëdo që ju ndalon – shmangeni atë. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është i ashpër në ndëshkim.
59:7.
MA 'EFA'EL-LAHU 'ALA RESULIHI MIN 'EHLIL-KURA FELILLAHI WE LILRRESULI WE LIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI KEJ LA JEKUNE DULETEN BEJNEL-'EGNIJA'I MINKUM WE MA 'ATAKUMU ER-RESULU FEHUDHUHU WE MA NEHAKUM 'ANHU FANTEHU WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C
59:8.
(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
59:8.
Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë.
59:8.
Ajo është për të varfrit që u dëbuan nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar favorin dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të dërguarin e Tij. Këta janë ata që janë të sinqertë.
59:8.
LILFUKARA'IL-MUHAXHIRINEL-LEDHINE 'UHRIXHU MIN DIARIHIM WE 'EMWALIHIM JEBTEGUNE FEDLEN MINEL-LAHI WE RIDWANAN WE JENSURUNEL-LAHE WE RESULEHU 'ULA'IKE HUMU ES-SADIKUNE
C
59:9.
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
59:9.
Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t'u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.
59:9.
Dhe ata që u vendosën në shtëpi dhe besim para tyre – ata i duan ata që kanë emigruar drejt tyre dhe nuk gjejnë asnjë nevojë në vetet e tyre për atë që atyre u është dhënë, dhe ata preferojnë të tjerët mbi veten e tyre edhe nëse ata vetë janë në nevojë. Dhe kushdo që është i mbrojtur nga koprracia e shpirtit të tij – ata janë ata që do të jenë të suksesshëm.
59:9.
WEL-LEDHINE TEBEWWE'U ED-DARE WEL-'IMANE MIN KABLIHIM JUHIBBUNE MEN HAXHERE 'ILEJHIM WE LA JEXHIDUNE FI SUDURIHIM HAXHETEN MIMMA 'UTU WE JU'UTHIRUNE 'ALA 'ENFUSIHIM WE LEW KANE BIHIM HASASETUN WE MEN JUKA SHUHHE NEFSIHI FE'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
59:10.
Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"
59:10.
Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”
59:10.
Dhe ata që erdhën pas tyre thonë: "Zoti ynë, na fal ne dhe vëllezërit tanë që na paraprinë në besim dhe mos vendos në zemrat tona asnjë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, me të vërtetë, Ti je i Butë, Mëshirëplotë."
59:10.
WEL-LEDHINE XHA'U MIN BA'DIHIM JEKULUNE REBBENA EGFIR LENA WE LI'EHWANINAL-LEDHINE SEBEKUNA BIL-'IMANI WE LA TEXH'AL FI KULUBINA GILLEN LILLEDHINE 'AMENU REBBENA 'INNEKE RE'UFUN REHIMUN