U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
59:18.
O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!
59:18.
O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç'ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!
59:18.
O ju që besoni, kini frikë Allahun. Dhe le të shikojë çdo shpirt atë që ka përgatitur për nesër. Dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është i Mirëinformuar për atë që bëni.
59:18.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE LTENDHUR NEFSUN MA KADDEMET LIGADIN WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C
59:19.
E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.
59:19.
Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).
59:19.
Dhe mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri ata të harrojnë vetet e tyre. Ata janë të pabesueshmit.
59:19.
WE LA TEKUNU KALLEDHINE NESU ELLAHE FE'ENSAHUM 'ENFUSEHUM 'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C
59:20.
Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.
59:20.
Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.
59:20.
Banorët e zjarrit dhe banorët e Xhenetit nuk janë të njëjtë. Banorët e Xhenetit – ata janë të suksesshmit.
59:20.
LA JESTEWI 'ESHABU EN-NARI WE 'ESHABUL-XHENNETI 'ESHABUL-XHENNETI HUMUL-FA'IZUNE
C
59:21.
Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
59:21.
Sikur këtë Kuran t'ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.
59:21.
Sikur Ne ta kishim zbritur këtë Kuran mbi një mal, ti do ta kishe parë atë duke u përulur dhe duke u çarë nga frika ndaj Allahut. Dhe këto janë shembuj që Ne i japim për njerëzit që ata të mund të mendojnë.
59:21.
LEW 'ENZELNA HADHAL-KUR'ANE 'ALA XHEBELIN LERE'EJTEHU HASHI'EN MUTESEDDI'AN MIN HASHJETI ELLAHI WE TILKEL-'EMTHALU NEDRIBUHA LILNNASI LE'ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C
59:22.
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
59:22.
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim), Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!
59:22.
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Njohësi i të padukshmes dhe të dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
59:22.
HUWEL-LAHUL-LEDHI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE 'ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI HUWE ER-REHMANU ER-REHIMU
C
59:23.
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
59:23.
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
59:23.
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër, Sunduesi, i Shenjti, Paqësori, Ruajtësi i Besimit, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Përvetësuesi, Madhështori. Lavdi Allahut mbi atë që ata i shoqërojnë Atij.
59:23.
HUWEL-LAHUL-LEDHI LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-MELIKUL-KUDDUSU ES-SELAMUL-MU'UMINUL-MUHEJMINUL-'AZIZUL-XHEBBARUL-MUTEKEBBIRU SUBHANEL-LAHI 'AMMA JUSHRIKUNE
C
59:24.
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!
59:24.
Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
59:24.
Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formuesi. Për Të janë emrat më të bukur. Çdo gjë që është në qiej dhe në tokë e lavdëron Atë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
59:24.
HUWEL-LAHUL-HALIKUL-BARI'UL-MUSEWWIRU LEHUL-'ESMA'UL-HUSNA JUSEBBIHU LEHU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
60:1.
O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
60:1.
O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajët, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën, që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besonit në Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time dhe fshehurazi u shfaqni atyre dashuri, atëherë gaboheni. Unë e di çfarë fshihni dhe çfarë bëni haptazi. Secili prej jush që vepron ashtu, është shmangur nga rruga e drejtë.
60:1.
O ju që besoni, mos i merrni për miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke u treguar dashuri atyre, ndërsa ata kanë mohuar të vërtetën që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju nga shtëpitë tuaja vetëm sepse keni besuar në Allahun, Zotin tuaj. Nëse ju keni dalë për të luftuar në rrugën Time dhe për të kërkuar kënaqësinë Time, atëherë mos u tregoni dashuri atyre. Me të vërtetë, Unë di atë që fshehni dhe atë që shfaqni. Dhe kushdo nga ju që bën këtë, atëherë ai është larguar nga rruga e drejtë.
60:1.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHU 'ADUWI WE 'ADUWEKUM 'EWLIJA'E TULKUNE 'ILEJHIM BIL-MEWEDDETI WE KAD KEFERU BIMA XHA'EKUM MINEL-HEKKI JUHRIXHUNE ER-RESULE WE 'IJAKUM 'EN TU'UMINU BILLAHI RABBIKUM 'IN KUNTUM HAREXHTUM XHIHADEN FI SEBILI WE EBTIGA'E MERDATI TUSIRRUNE 'ILEJHIM BIL-MEWEDDETI WE 'ENA 'A'LEMU BIMA 'EHFEJTUM WE MA 'A'LENTUM WE MEN JEF'ALHU MINKUM FEKAD DELLE SEWA'E ES-SEBILI
C
60:2.
Nëse ata ia dalin t'ju mundin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të mos besonit.
60:2.
Nëse ju mposhtin, ata do të jenë armiqtë tuaj e do t'i zgjasin duart dhe gjuhën e tyre për t'ju lënduar ju, sepse dëshirojnë që ju të bëheni jobesimtarë.
60:2.
Nëse ata do t'ju kapnin, ata do të bëheshin armiqtë tuaj dhe do t'ju shtrinin duart dhe gjuhët e tyre kundër jush me të keqen, dhe ata do të dëshironin që ju të mohoni.
60:2.
'IN JETHKAFUKUM JEKUNU LEKUM 'A'DA'EN WE JEBSUTU 'ILEJKUM 'EJDIJEHUM WE 'ELSINETEHUM BIS-SU'I WE WEDDU LEW TEKFURUNE
C
60:3.
Në ditën e kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do t'ju bëjnë dobi as të afërmit tuaj e as fëmijët tuaj. All-llahu sheh atë që punoni.
60:3.
Në Ditën e Kiametit nuk do t'ju ndihmojnë as fëmijët, as farefisi. Allahu do t'ju ndajë midis jush. Ai e sheh mirë atë që bëni ju.
60:3.
Nuk do t'ju ndihmojnë lidhjet e gjakut dhe as fëmijët tuaj në Ditën e Ringjalljes. Ai do t'ju ndajë, dhe Allahu është Ai që sheh atë që bëni.
60:3.
LEN TENFE'AKUM 'ERHAMUKUM WE LA 'EWLADUKUM JEWMEL-KIJAMETI JEFSILU BEJNEKUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C
60:4.
Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: "Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun, Një!" (Nuk e keni shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet: "Unë do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!" Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
60:4.
Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm”. Përjashtim (nga ky shembull) bën fjala e Ibrahimit për të atin: “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam kurrfarë mundësie për të të mbrojtur para Allahut. O Zoti ynë, tek Ti mbështetemi, Ty të drejtohemi dhe tek Ti do të kthehemi.
60:4.
Me të vërtetë, për ju ka një shembull të bukur në Ibrahimin dhe ata që ishin me të, kur ata i thanë popullit të tyre: "Me të vërtetë, ne jemi të larguar nga ju dhe nga çfarëdo që ju adhuroni përveç Allahut. Ne ju mohojmë juve, dhe midis nesh dhe jush ka armiqësi dhe urrejtje të përhershme derisa të besoni vetëm në Allahun." Përveç fjalës së Ibrahimit për babanë e tij: "Me të vërtetë, unë do të kërkoj falje për ty, por unë nuk kam asgjë në dorë nga Allahu për ty." Zoti ynë, vetëm te Ti mbështetemi, dhe te Ti kthehemi, dhe te Ti është përfundimi.
60:4.
KAD KANET LEKUM 'USWETUN HESENETUN FI 'IBRAHIME WEL-LEDHINE ME'AHU 'IDH KALU LIKAWMIHIM 'INNA BURE'A'U MINKUM WE MIMMA TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI KEFERNA BIKUM WE BEDA BEJNENA WE BEJNEKUMUL-'ADAWETU WEL-BEGDA'U 'EBEDEN HETTA TU'UMINU BILLAHI WEHDEHU 'ILLA KAWLE 'IBRAHIME LI'EBIHI LE'ESTEGFIRENNE LEKE WE MA 'EMLIKU LEKE MINEL-LAHI MIN SHEJ'IN REBBENA 'ALEJKE TEWEKKELNA WE 'ILEJKE 'ENEBNA WE 'ILEJKEL-MESIRU