U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:50.
E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
36:50.
Atëherë ata nuk do të mund të lënë testament e as të kthehen te familjet e tyre.
36:50.
Dhe ata nuk do të jenë në gjendje as të lënë një testament, as të kthehen te familjet e tyre.
36:50.
FELA JESTETI'UNE TEWSIJETEN WE LA 'ILA 'EHLIHIM JERXHI'UNE
C
36:51.
Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
36:51.
Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre,
36:51.
Dhe do të fryhet në brirë, dhe ja, ata do të nxitojnë nga varret e tyre te Zoti i tyre.
36:51.
WE NUFIHA FI ES-SURI FE'IDHA HUM MINEL-'EXHDATHI 'ILA RABBIHIM JENSILUNE
C
36:52.
E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.
36:52.
duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t'u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!”
36:52.
Ata do të thonë: "Mjerë për ne! Kush na ka ngritur nga vendet tona të fjetjes?" (Do t'u thuhet): "Kjo është ajo që i Gjithëmëshirshmi premtoi, dhe të Dërguarit ishin të vërtetë."
36:52.
KALU JA WEJLENA MEN BE'ATHENA MIN MERKADINA HADHA MA WE'ADE ER-REHMANU WE SEDEKAL-MURSELUNE
C
36:53.
Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
36:53.
Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm e ata të gjithë do të paraqiten para Nesh.
36:53.
Ajo nuk do të jetë asgjë tjetër përveçse një britmë e vetme, dhe ja, ata të gjithë do të sillen para Nesh.
36:53.
'IN KANET 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN FE'IDHA HUM XHEMI'UN LEDEJNA MUHDERUNE
C
36:54.
Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
36:54.
Atë ditë askujt nuk do t'i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë.
36:54.
Sot, askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi për asgjë, dhe ju nuk do të shpërbleheni përveçse për atë që keni bërë.
36:54.
FALJEWME LA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ'EN WE LA TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C
36:55.
Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
36:55.
Sigurisht që atë ditë banorët e Xhenetit nuk do të mendojnë për gjë tjetër, veç lumturisë së tyre.
36:55.
Me të vërtetë, banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë të angazhuar në kënaqësi,
36:55.
'INNE 'ESHABEL-XHENNETIL-JEWME FI SHUGULIN FAKIHUNE
C
36:56.
Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
36:56.
Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara.
36:56.
Ata dhe bashkëshortët e tyre do të jenë nën hije, duke u mbështetur në divanë.
36:56.
HUM WE 'EZWAXHUHUM FI DHILALIN 'ALEL-'ERA'IKI MUTTEKI'UNE
C
36:57.
Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
36:57.
Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë.
36:57.
Do të kenë aty fruta, dhe ata do të kenë çdo gjë që do të kërkojnë.
36:57.
LEHUM FIHA FAKIHETUN WE LEHUM MA JEDDA'UNE
C
36:58.
Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
36:58.
“Paqe!” do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë.
36:58.
Selam, një fjalë nga Zoti mëshirues.
36:58.
SELAMUN KAWLEN MIN RABBIN REHIMIN
C
36:59.
E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
36:59.
(Ndërsa keqbërësve Ai do t'u thotë): “Veçohuni sot ju, o kriminelë!
36:59.
Dhe (do t'u thuhet): "O ju mëkatarë, ndahuni sot."
36:59.
WE EMTAZUL-JEWME 'EJJUHAL-MUXHRIMUNE
C
36:60.
O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
36:60.
Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapët i juaji,
36:60.
A nuk ju urdhërova ju, o bijtë e Ademit, që të mos adhuroni Shejtanin? Me të vërtetë, ai është armiku juaj i qartë,
36:60.
'ELEM 'A'HED 'ILEJKUM JA BENI 'ADEME 'EN LA TA'BUDU ESH-SHEJTANE 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN