Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:48. Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?"
36:48. Ata (mosbesimtarët) thonë gjithashtu: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse ajo që thoni është e vërtetë?”
36:48. Dhe ata thonë: "Kur do të jetë kjo premtim, nëse jeni të sinqertë?"
36:48. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 36:49. (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
36:49. Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t'i kaplojë, ndërsa grinden me njëri-tjetrin.
36:49. Ata nuk presin asgjë tjetër përveçse një britmë të vetme që do t'i kapë ata ndërsa ata janë duke u grindur.
36:49. MA JENDHURUNE 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN TE'HUDHUHUM WE HUM JEHISSIMUNE
C 36:50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
36:50. Atëherë ata nuk do të mund të lënë testament e as të kthehen te familjet e tyre.
36:50. Dhe ata nuk do të jenë në gjendje as të lënë një testament, as të kthehen te familjet e tyre.
36:50. FELA JESTETI'UNE TEWSIJETEN WE LA 'ILA 'EHLIHIM JERXHI'UNE
C 36:51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
36:51. Dhe, kur të fryhet në Sur, ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre,
36:51. Dhe do të fryhet në brirë, dhe ja, ata do të nxitojnë nga varret e tyre te Zoti i tyre.
36:51. WE NUFIHA FI ES-SURI FE'IDHA HUM MINEL-'EXHDATHI 'ILA RABBIHIM JENSILUNE
C 36:52. E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit.
36:52. duke thënë: “Mjerë ne! Kush na ngriti prej varreve tona?” (Do t'u thuhet): “Ja, kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi; të dërguarit kanë thënë të vërtetën!”
36:52. Ata do të thonë: "Mjerë për ne! Kush na ka ngritur nga vendet tona të fjetjes?" (Do t'u thuhet): "Kjo është ajo që i Gjithëmëshirshmi premtoi, dhe të Dërguarit ishin të vërtetë."
36:52. KALU JA WEJLENA MEN BE'ATHENA MIN MERKADINA HADHA MA WE'ADE ER-REHMANU WE SEDEKAL-MURSELUNE
C 36:53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
36:53. Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm e ata të gjithë do të paraqiten para Nesh.
36:53. Ajo nuk do të jetë asgjë tjetër përveçse një britmë e vetme, dhe ja, ata të gjithë do të sillen para Nesh.
36:53. 'IN KANET 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN FE'IDHA HUM XHEMI'UN LEDEJNA MUHDERUNE
C 36:54. Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
36:54. Atë ditë askujt nuk do t'i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë.
36:54. Sot, askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi për asgjë, dhe ju nuk do të shpërbleheni përveçse për atë që keni bërë.
36:54. FALJEWME LA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ'EN WE LA TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C 36:55. Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
36:55. Sigurisht që atë ditë banorët e Xhenetit nuk do të mendojnë për gjë tjetër, veç lumturisë së tyre.
36:55. Me të vërtetë, banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë të angazhuar në kënaqësi,
36:55. 'INNE 'ESHABEL-XHENNETIL-JEWME FI SHUGULIN FAKIHUNE
C 36:56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
36:56. Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara.
36:56. Ata dhe bashkëshortët e tyre do të jenë nën hije, duke u mbështetur në divanë.
36:56. HUM WE 'EZWAXHUHUM FI DHILALIN 'ALEL-'ERA'IKI MUTTEKI'UNE
C 36:57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
36:57. Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë.
36:57. Do të kenë aty fruta, dhe ata do të kenë çdo gjë që do të kërkojnë.
36:57. LEHUM FIHA FAKIHETUN WE LEHUM MA JEDDA'UNE
C 36:58. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
36:58. “Paqe!” do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë.
36:58. Selam, një fjalë nga Zoti mëshirues.
36:58. SELAMUN KAWLEN MIN RABBIN REHIMIN