U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:54.
Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
36:54.
Atë ditë askujt nuk do t'i bëhet ndonjë padrejtësi dhe ju do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë.
36:54.
Sot, askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi për asgjë, dhe ju nuk do të shpërbleheni përveçse për atë që keni bërë.
36:54.
FALJEWME LA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ'EN WE LA TUXHZEWNE 'ILLA MA KUNTUM TA'MELUNE
C
36:55.
Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
36:55.
Sigurisht që atë ditë banorët e Xhenetit nuk do të mendojnë për gjë tjetër, veç lumturisë së tyre.
36:55.
Me të vërtetë, banorët e Xhenetit atë ditë do të jenë të angazhuar në kënaqësi,
36:55.
'INNE 'ESHABEL-XHENNETIL-JEWME FI SHUGULIN FAKIHUNE
C
36:56.
Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
36:56.
Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara.
36:56.
Ata dhe bashkëshortët e tyre do të jenë nën hije, duke u mbështetur në divanë.
36:56.
HUM WE 'EZWAXHUHUM FI DHILALIN 'ALEL-'ERA'IKI MUTTEKI'UNE
C
36:57.
Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
36:57.
Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë.
36:57.
Do të kenë aty fruta, dhe ata do të kenë çdo gjë që do të kërkojnë.
36:57.
LEHUM FIHA FAKIHETUN WE LEHUM MA JEDDA'UNE
C
36:58.
Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
36:58.
“Paqe!” do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë.
36:58.
Selam, një fjalë nga Zoti mëshirues.
36:58.
SELAMUN KAWLEN MIN RABBIN REHIMIN
C
36:59.
E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
36:59.
(Ndërsa keqbërësve Ai do t'u thotë): “Veçohuni sot ju, o kriminelë!
36:59.
Dhe (do t'u thuhet): "O ju mëkatarë, ndahuni sot."
36:59.
WE EMTAZUL-JEWME 'EJJUHAL-MUXHRIMUNE
C
36:60.
O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
36:60.
Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapët i juaji,
36:60.
A nuk ju urdhërova ju, o bijtë e Ademit, që të mos adhuroni Shejtanin? Me të vërtetë, ai është armiku juaj i qartë,
36:60.
'ELEM 'A'HED 'ILEJKUM JA BENI 'ADEME 'EN LA TA'BUDU ESH-SHEJTANE 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN
C
36:61.
(Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
36:61.
por të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë.
36:61.
Dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë.
36:61.
WE 'ENI A'BUDUNI HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C
36:62.
Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
36:62.
Sigurisht që ai (djalli) ka shpënë në humbje një mizëri prej jush; vallë a nuk po mendoni?!
36:62.
Dhe ai ka çuar shumë prej jush në humbje. A nuk menduat ju?
36:62.
WE LEKAD 'EDELLE MINKUM XHIBILLEN KETHIRAN 'EFELEM TEKUNU TA'KILUNE
C
36:63.
Ky është xhehennemi që juve u premtohej.
36:63.
Ky është Xhehenemi, që ju ishte premtuar.
36:63.
Kjo është Xhehenemi që ju ishit paralajmëruar.
36:63.
HEDHIHI XHEHENNEMU ELLETI KUNTUM TU'ADUNE
C
36:64.
Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
36:64.
Digjuni tani në të, sepse kurrë nuk besuat!”
36:64.
Hyni në të sot për shkak të asaj që keni mohuar.
36:64.
ESLEWHAL-JEWME BIMA KUNTUM TEKFURUNE