Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 36:58. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
36:58. “Paqe!” do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë.
36:58. Selam, një fjalë nga Zoti mëshirues.
36:58. SELAMUN KAWLEN MIN RABBIN REHIMIN
C 36:59. E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
36:59. (Ndërsa keqbërësve Ai do t'u thotë): “Veçohuni sot ju, o kriminelë!
36:59. Dhe (do t'u thuhet): "O ju mëkatarë, ndahuni sot."
36:59. WE EMTAZUL-JEWME 'EJJUHAL-MUXHRIMUNE
C 36:60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
36:60. Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapët i juaji,
36:60. A nuk ju urdhërova ju, o bijtë e Ademit, që të mos adhuroni Shejtanin? Me të vërtetë, ai është armiku juaj i qartë,
36:60. 'ELEM 'A'HED 'ILEJKUM JA BENI 'ADEME 'EN LA TA'BUDU ESH-SHEJTANE 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN
C 36:61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
36:61. por të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë.
36:61. Dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë.
36:61. WE 'ENI A'BUDUNI HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 36:62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
36:62. Sigurisht që ai (djalli) ka shpënë në humbje një mizëri prej jush; vallë a nuk po mendoni?!
36:62. Dhe ai ka çuar shumë prej jush në humbje. A nuk menduat ju?
36:62. WE LEKAD 'EDELLE MINKUM XHIBILLEN KETHIRAN 'EFELEM TEKUNU TA'KILUNE
C 36:63. Ky është xhehennemi që juve u premtohej.
36:63. Ky është Xhehenemi, që ju ishte premtuar.
36:63. Kjo është Xhehenemi që ju ishit paralajmëruar.
36:63. HEDHIHI XHEHENNEMU ELLETI KUNTUM TU'ADUNE
C 36:64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!
36:64. Digjuni tani në të, sepse kurrë nuk besuat!”
36:64. Hyni në të sot për shkak të asaj që keni mohuar.
36:64. ESLEWHAL-JEWME BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 36:65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.
36:65. Sot Ne do t'ua vulosim atyre gojët e do të Na flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë bërë.
36:65. Sot, Ne do t'i vulosim gojët e tyre, dhe duart e tyre do të flasin për Ne, dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për atë që ata kanë fituar.
36:65. EL-JEWME NEHTIMU 'ALA 'EFWAHIHIM WE TUKELLIMUNA 'EJDIHIM WE TESH/HEDU 'ERXHULUHUM BIMA KANU JEKSIBUNE
C 36:66. E sikur të duam Ne do t'ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?
36:66. Sikur të donim, Ne do t'ua verbonim atyre sytë, kështu që ata do ta kërkonin më kot rrugën! Vallë, si do të shihnin?
36:66. Dhe sikur të donim, Ne do t'i verbonim sytë e tyre, pastaj ata do të përpiqeshin të gjenin rrugën. Por si do të shihnin?
36:66. WE LEW NESHA'U LETEMESNA 'ALA 'A'JUNIHIM FASTEBEKU ES-SIRATE FE'ENNA JUBSIRUNE
C 36:67. Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa.
36:67. Sikur të kishim dashur, Ne do t'i kishim shndërruar ata (në krijesa të tjera) në atë vend e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin.
36:67. Dhe sikur të donim, Ne do t'i bënim ata të qëndronin në vendin e tyre, kështu që ata nuk do të mund të lëviznin para dhe as të ktheheshin prapa.
36:67. WE LEW NESHA'U LEMESEHNAHUM 'ALA MEKANETIHIM FEMA ESTETA'U MUDIJEN WE LA JERXHI'UNE
C 36:68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?
36:68. Kujtdo, që i japim jetë të gjatë, Ne e bëjmë sërish krijesë të dobët. Vallë, a nuk kuptojnë ata?
36:68. Dhe atij që i japim jetë të gjatë, Ne e kthejmë atë në një gjendje të dobësisë. A nuk mendojnë ata?
36:68. WE MEN NU'AMMIRHU NUNEKKIS/HU FIL-HALKI 'EFELA JA'KILUNE