Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 73. Muzemil
Ajete: 20

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 73:1. O ti i mbështjellur!
73:1. O ti i mbuluar (o Muhamed)!
73:1. O ti i mbuluar!
73:1. JA 'EJJUHAL-MUZZEMMILU
C 73:2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
73:2. Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj,
73:2. Qëndro zgjuar natën, përveç një pjese të saj.
73:2. KUMIL-LEJLE 'ILLA KALILEN
C 73:3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
73:3. që është gjysma ose diçka më pak
73:3. Gjysma e saj, ose pakësoje atë pak,
73:3. NISFEHU 'EW ENKUS MINHU KALILEN
C 73:4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.
73:4. a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë,
73:4. Ose shtoje atë, dhe këndo Kuranin me recitim të qartë.
73:4. 'EW ZID 'ALEJHI WE RETTILIL-KUR'ANE TERTILEN
C 73:5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
73:5. sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.
73:5. Me të vërtetë, Ne do të të hedhim mbi ty një fjalë të rëndë.
73:5. 'INNA SENULKI 'ALEJKE KAWLEN THEKILAN
C 73:6. E s'ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
73:6. Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse,
73:6. Me të vërtetë, ngritja gjatë natës është më e fuqishmja për sundim dhe më e përshtatshme për fjalë.
73:6. 'INNE NASHI'ETEL-LEJLI HIJE 'ESHEDDU WET'EN WE 'EKWEMU KILAN
C 73:7. Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
73:7. ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë.
73:7. Me të vërtetë, ti ke një zë të gjatë gjatë ditës.
73:7. 'INNE LEKE FI EELNNEHARI SEBHEN TEWILAN
C 73:8. Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
73:8. Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!
73:8. Prandaj, përmend emrin e Zotit tënd dhe kushtoju Atij plotësisht.
73:8. WE EDHKUR ESME RABBIKE WE TEBETTEL 'ILEJHI TEBTILEN
C 73:9. Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje.
73:9. Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!
73:9. Ai është Zoti i lindjeve dhe i perëndimeve. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, prandaj merre Atë si Mbrojtës.
73:9. REBBUL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE ETTEHIDH/HU WE KILEN
C 73:10. Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
73:10. Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!
73:10. Dhe duro ndaj asaj që ata thonë dhe largohu prej tyre me një largim të bukur.
73:10. WE ESBIR 'ALA MA JEKULUNE WE EHXHURHUM HEXHREN XHEMILAN
C 73:11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
73:11. Lërmi Mua ata që të quajnë gënjeshtar e që jetojnë në luks dhe jepu pak afat atyre,
73:11. Dhe më ler Mua me ata që përgënjeshtrojnë dhe që jetojnë në mirëqenie, dhe jepu atyre një afat të shkurtër.
73:11. WE DHERNI WEL-MUKEDHDHIBINE 'ULI EN-NA'METI WE MEHHILHUM KALILEN
C 73:12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
73:12. se, pa dyshim, Ne kemi përgatitur për ata pranga, zjarr flakërues,
73:12. Me të vërtetë, Ne kemi zinxhirë dhe një zjarr të ndezur,
73:12. 'INNE LEDEJNA 'ENKALEN WE XHEHIMAN
C 73:13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
73:13. ushqime që ngecin në fyt dhe dënime të dhembshme
73:13. Dhe ushqim që mbyt dhe një ndëshkim të dhimbshëm.
73:13. WE TA'AMEN DHA GUSSETIN WE 'ADHABAN 'ELIMÆN
C 73:14. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
73:14. në Ditën, kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si pirgje rëre të lëvizshme.
73:14. Ditën kur toka dhe malet do të dridhen, dhe malet do të bëhen një masë e shkrirë.
73:14. JEWME TERXHUFUL-'ERDU WEL-XHIBALU WE KANETIL-XHIBALU KETHIBEN MEHILAN
C 73:15. Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
73:15. Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit,
73:15. Me të vërtetë, Ne kemi dërguar tek ju një të dërguar si dëshmitar mbi ju, ashtu siç Ne dërguam një të dërguar te Faraoni.
73:15. 'INNA 'ERSELNA 'ILEJKUM RESULEN SHAHIDAN 'ALEJKUM KEMA 'ERSELNA 'ILA FIR'AWNE RESULÆN
C 73:16. E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
73:16. por Faraoni nuk e dëgjoi të Dërguarin, andaj i çuam dënim të rëndë.
73:16. Por Faraoni e kundërshtoi të Dërguarin, kështu që Ne e morëm atë me një kapje të ashpër.
73:16. FE'ASA FIR'AWNU ER-RESULE FE'EHADHNAHU 'EHDHEN WEBILAN
C 73:17. Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?
73:17. Qysh do të mbroheni ju, nëse mbeteni jobesimtarë, Ditën në të cilën fëmijët do të thinjen?
73:17. Atëherë, si do të mbroheni, nëse nuk besoni, nga një Ditë që do të bëjë fëmijët të thinjur?
73:17. FEKEJFE TETTEKUNE 'IN KEFERTUM JEWMEN JEXH'ALUL-WILDANE SHIBAN
C 73:18. Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
73:18. Atë ditë qielli do të çahet e premtimi i Zotit do të përmbushet.
73:18. Qielli do të çahet me të. Premtimi i Tij është i plotësuar.
73:18. ES-SEMA'U MUNFETIRUN BIHI KANE WA'DUHU MEF'ULEN
C 73:19. Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
73:19. Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush dëshiron, le të zgjedhë rrugën e drejtë që e çon te Zoti i tij.
73:19. Me të vërtetë, kjo është një Përkujtim. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
73:19. 'INNE HEDHIHI TEDHKIRETUN FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI SEBILEN
C 73:20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t'i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra faluni duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij dhe kryjeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!
73:20. Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Allahu e përcakton gjatësinë e ditës dhe të natës dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj kthehet tek ju me mëshirë. Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t'jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
73:20. Me të vërtetë, Zoti yt e di se ti qëndron zgjuar për adhurim për pak më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj dhe një të tretën e saj, si dhe një grup i atyre që janë me ty. Dhe Allahu e cakton natën dhe ditën. Ai e di që ju nuk mund ta përmbushni atë, kështu që Ai ju fali. Prandaj, këndoni nga Kurani aq sa është e lehtë për ju. Ai e di se do të ketë mes jush të sëmurë dhe të tjerë që udhëtojnë në tokë duke kërkuar nga mirësia e Allahut dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Prandaj, këndoni nga ai që është e lehtë për ju dhe falni namazin dhe jepni zekatin dhe jepni Allahut një hua të mirë. Dhe çdo gjë të mirë që bëni për veten tuaj – do ta gjeni atë me Allahun. Ajo është më e mirë dhe më e madhe në shpërblim. Dhe kërkoni falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
73:20. 'INNE REBBEKE JA'LEMU 'ENNEKE TEKUMU 'EDNA MIN THULUTHEJIL-LEJLI WE NISFEHU WE THULUTHEHU WE TA'IFETUN MINEL-LEDHINE ME'AKE WEL-LAHU JUKADDIRUL-LEJLE WE EN-NEHARE 'ALIME 'EN LEN TUHSUHU FETABE 'ALEJKUM FAKRE'U MA TEJESSERE MINEL-KUR'ANI 'ALIME 'EN SEJEKUNU MINKUM MERDA WE 'AHARUNE JEDRIBUNE FIL-'ERDI JEBTEGUNE MIN FEDLI ELLAHI WE 'AHARUNE JUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI FAKRE'U MA TEJESSERE MINHU WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE 'EKRIDU ELLAHE KARDÆN HESENÆN WE MA TUKADDIMU LI'NFUSIKUM MIN HAJRIN TEXHIDUHU 'INDEL-LAHI HUWE HAJRÆN WE 'A'DHEME 'EXHRÆN WE ESTEGFIRU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN